«Si duhet ta përdorim këtë shpatë “Është shkruar”? Së pari, me respekt të thellë. Lejo çdo fjalë të thënë nga Perëndia që të jetë ligj dhe ungjill për ty. Mos luaj kurrë me të; mos u përpjek kurrë t’i shmangesh forcës së saj ose të ndryshosh kuptimin e saj. Perëndia të flet ty në këtë libër po aq sa edhe sikur ai të shkonte në majë të Sinait dhe të ngrinte zërin e tij me një bubullimë».
«Mua më pëlqen ta hap Biblën dhe të lutem: “Zot Perëndi, bëj që fjalët të kërcejnë nga faqja drejt e në shpirtin tim; bëji ato të gjalla, të fuqishme dhe të freskëta në zemrën time”».
«Vetë Zoti ynë ndjeu fuqinë e Fjalës. Nuk ishte djalli ai që e ndjeu më shumë fuqinë e “Është shkruar”, por Krishti. Njerëzimi i Krishtit kishte një ndjenjë plot nderim e respekt për Fjalën e Perëndisë dhe kështu Fjala u bë një fuqi për Krishtin. Të luash me Shkrimin do të thotë t’i heqësh vetes nga ndihma që ajo jep. Respektoje atë dhe respektoje Perëndinë me mirënjohje të devotshme që ta ka dhënë atë ty».
–Çarls Spërxhëni, «Lufta frymërore në jetën e një besimtari» (fq. 81).