Shembuj të evolucionit në tekstet mësimore avullojnë shpesh kur studiuesit i studiojnë ato me të vërtetë (në vend që thjesht t’i marrim për të vërteta).
Për shembull, bishti i palloit nuk evoluoi për t’i pëlqyer pulave; pulat nuk i vënë ato re shumë. Flutura Vicereine [ang. nën-mbretëreshë] që supozohet e shijshme nuk evoluoi për t’u dukur si mbretëresha e pashijshme (të dy insektet kanë shije të keqe). Pikat në krahët e fluturave nuk evoluuan për të trembur zogjtë duke u përngjarë syve të grabitqarëve të tyre. Zogjtë i shmangin insektet me pamje të shkëlqyer, pikë. Ata nuk interesohen shumë nëse pamja i përngjan syve. Në mënyrë të ngjashme, «mola e ngjyer» e famshme e teksteve mësimore ka devoluar në një mit të ngjyer, që paraqet akuza dhe kundër akuza të stërmëdha.
Dhe ju kujtohet ai varg i embrioneve vertebrore në tekstet shkollore vite më parë? Ai u quajt nga «Revista Shkencore» një nga «mashtrimet më të famshme» në biologji—sepse embrionet, në fakt, nuk ngjajnë shumë. Po «pema e jetës» madhështore e Darvinit? Tani është kthyer në fara të koklavitura, ose ndoshta në disa prej tyre.
Ne rrallë e shohim evolucionin që të ndodhë. Mikael Behe i [librit] «Mprehtësia e evolucionit» shkruan se për dekada me radhë shkencëtarët kanë vëzhguar me mijëra breza të baktereve në laborator. Dhe si kanë evoluar?
Epo, nuk kanë evoluar. Akoma më keq, kur evolucioni vëzhgohet herë pas here (dhe trumbetohet shumë), ai shkon shpesh në drejtimin e gabuar. Për shembull, bakteri zhvillon rezistencë antibiotike duke nxjerrë mekanizma të ndërlikuar dhe jo duke i krijuar ato. Peshqve të shpellave iu ikin sytë. Por ne nuk kemi nevojë për ndonjë teori se si shkatërrohen mekanizmat e ndërlikuar. Ne kemi nevojë për një teori se si fillojnë ato dhe se si zhvillohen krejt papritur. Evolucioni, sikurse e kuptojmë neve sot, siç duket nuk është kjo teori.
Ne nuk do të përmirësojmë arsimin shkencor duke mësuar përralla darviniane.