Përse është Kisha e pafuqishme?

William MacDonald

Ne jemi frymërisht në një gjendje tronditëse. Statusi i shumë bashkësive lokale përbën lajm të keq dhe kjo po degjenerohet nga minuta në minutë.

Ne jemi bërë më shumë krenarë për numrin e biznesmenëve të suksesshëm në kishat tona se për numrin e njerëzve të Perëndisë. Dollari është bërë padroni ynë. Kërkesave të botës së biznesit u është thënë më shumë vend se kërkesave të Krishtit. Korporata ka më tepër vlerë për ne se Kisha. Dënimi ynë gjendet në fjalët e Samuel Jonson: “Lakmia e arit, pa ndjenja dhe pa keqardhje, është korruptimi i fundit i njeriut të degjeneruar”.

Ne jemi bërë një grup njerëzish që kërkojnë të kenë një status. Ne sakrifikojmë gjithçka për vende pune me prestigj, shtëpi me prestigj dhe makina me prestigj. Dhe ne kemi ambicie me prestigj për fëmijët tanë. E vërteta është se në dëshirën tonë të çmendur për t’i parë ata të suksesshëm dhe të rehatshëm në botë, ne po u shkaktojmë shumë prej tyre që të kalojnë përmes zjarrit në këtë jetë dhe të pësojnë dhimbjet e ferrit në jetën tjetër.

Shumë shpesh ne po jetojmë jetë të dyfishta. Nga ana e jashtme kemi një dukje besimi dhe respekti. Por në biznes kemi mitë, pazare të errëta, pandershmëri dhe forma të panumërta të kompromisit. Dhe në jetën tonë personale kemi ftohtësi, hidhërim, grindje, thashetheme, shpifje dhe papastërti. Ne jemi duke jetuar një gënjeshtër.

Ne jemi bërë krejt të kësaj bote, duke jetuar për dëshirat e gjërave kalimtare. Ne jemi bërë viktima të ngazëllyera të pajisjeve elektronike idiote dhe dëfrimdashës më tepër se perëndidashës. Me shumë dëshirë ne jemi derdhur në kallëpin e botës, sipas modës së saj, sipas idealeve dhe dëfrimeve të saj. Mëkati i moslutjes ka qenë tejet i dukshëm. Në atë vetëmjaftueshmërinë dhe pasurinë tonë të bollshme, nuk kemi patur asnjë nevojë të fuqishme të brendshme që të na shtynte drejt lutjes. Shumë prej takimeve tona të lutjes duhet të mbyllen.

http://www.sermonindex.net/modules/articles/index.php?view=article&aid=23119

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *