Nëse besojmë të gjithë të njëjtën gjë, përse janë kaq ndryshe kishat tona?

confused-400pxNëse besojmë të gjithë të njëjtën gjë, përse janë kaq ndryshe kishat tona? [Fragment]

Shumë të krishterë e shohin botën e kishës bardhë e zi. Ke liberalët në njërën anë – ata janë djemtë e këqij që dyshojnë ringjalljen dhe nuk e besojnë Biblën. Dhe në anën tjetër ke djemtë e mirë që besojnë në mrekullitë, që nuk lëkunden lidhur me hyjninë e Krishtit dhe dëshirojnë që njerëzit e humbur të shpëtohen. Ne i quajmë këta ungjillorë ose konservatorë ose të krishterë biblikë. Jepu atyre një listë për të kontrolluar doktrinat dhe pothuaj çdo përgjigje e tyre do të jetë e saktë.

Liberalizmi është një problem, por evangjelikalizmi i pllaquritur{{1}} është problemi më i madh.

A të ka ndodhur që ke qenë duke folur me një pastor apo dikë nga një kishë tjetër dhe të duket sikur duhet të kesh frymë të njëjtë. Personi që takon është patjetër një i krishterë i sinqertë, i përzemërt. Ata s’kanë asnjë problem me ndonjë nga doktrinat që ti i përmend si të vyera për veten dhe kishën tënde. Ata nuk pohojnë qëndrime liberale mbi çështjet kryesore teologjike. Ata tundin kokën fuqishëm kur flet për Biblën dhe lutjen dhe mbjelljen e kishës dhe ungjillin. Dhe, prapë, s’mund të rrish pa vrarë mendjen nëse jemi apo jo vërtet në të njëjtën faqe. Ti përpiqesh të kontrollosh zemrën tënde dhe të sigurohesh që të mos jesh duke u kontrolluar nga krenaria apo ndjenja e paragjykimit. Kjo mund të ndodhë gjithmonë. Por jo, sa më shumë që reflekton mbi bashkëbisedimin dhe mendon për këto dy kisha (ose dy pastorë ose dy shërbesa), më shumë arrin në konkluzionin që vërtet ka një ndryshim.

Dhe cili është ky ndryshim? Jam i sigurt që nuk i kam të gjitha përgjigjet, por këtu kemi dhjetë gjëra që bëjnë dallimin midis asaj që unë do ta quaja një kishë biblike, kumbuese, të fuqishme dhe një kishë që e ka në rregull deklaratën e besimit, por që ndihet krejt ndryshe.

1. Misioni i kishës ka bërë një devijim. Kohët e fundit hasa faqen e internetit të një kishe në denominacionin tim. Duke gjykuar nga informacioni në këtë faqe unë do të thosha që kjo kishë e konsideron veten si ungjillore, në kuptimin e gjerë të fjalës. Teologjia e tyre duket se është e llojit të “krishterimit të thjeshtë”. Por ky është synimi i deklaruar i misionit të tyre: “Misionet [tonat] kanë si qëllim të lidhin njerëzit dhe burimet e tyre me mundësitë për t’iu përgjigjur nevojave njerëzore në emrin e Jezusit”. Një kishë me një mision të tillë do të ndryshojë shumë nga ajo që synon të bëjë dishepuj nga të gjitha kombet apo që ekziston për të përhapur një pasion për epërsinë e Perëndisë në çdo gjë për gëzimin e të gjithë njerëzve.

2. Kisha është bërë tepër e shkueshme. Nuk po mendoj për çdo kontekstualizim (ku ka disa lloje të mira dhe disa të këqija). Po mendoj për ato kisha, instinkti i parë i të cilave është të përshtatin metodat e tyre (në mos mesazhin e tyre) për t’u lidhur me audiencën bashkëkohore. Dhe për shkak të këtij instinkti mbizotërues, ata i shmangin doktrinat e vështira, e largojnë veten nga historia dhe tradita dhe priren drejt pragmatizmit.

3. Ungjilli është supozuar. Ndonëse teologjia e duhur mund të konfirmohet në teori, ajo rrallë shprehet qartë. Askush nuk beson gjërat e gabuara, por ata nuk besojnë shumë për asgjë. Kur u kërkohet fort, shumë shpejt ata do të konfirmojnë rëndësinë e vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, e zëvendësimit penal{{2}}, e shfajësimit me anë të besimit vetëm, por pasionet e tyre reale janë diku tjetër. Ajo që e mban bashkë kishën është një bindje e përbashkët rreth kujdesit për krijimin apo për shkollimin në shtëpi apo për vakte për nevojtarët….

4. Nuk ka një përvijim të kujdesshëm doktrinor. Teologjia nuk shihet si motori i kishës. Ajo është një gaforre e pakëndshme në trupin e anijes. Do të vini re shpejt një ndryshim në mesazhin dhe metodat midis një kishe, parimi veprues i së cilës është “doktrina ndan” dhe një kishe që beson se doktrina çon në doksologji{{3}}.

5. Shërbesa e fjalës është zvogëluar. Ndonëse predikimi mund të jetë duke u nderuar në teori, në shumë kisha ka pak siguri që predikim i mjerë është çfarë e shqetëson kishën dhe akoma më pak siguri që predikimi dinamik është receta e duhur. Askush nuk dëshiron që të shprehë hapur përbuzje për predikimin, mësimin apo shërbesën e fjalës, por kur u kërkohet me këmbëngulje, zgjidhjet reale janë strukturore dhe stilistike. Sa shpesh ndodh që ata që merren me rigjallërimin e kishës të fillojnë ta shohin predikimin e fjalës dhe rolin që i jep Bibla në zbatimin praktik të shërbesës së kongregacionit?

6. Njerëzit nuk thirren për pendim. Tingëllon kaq e thjeshtë, megjithatë është kaq lehtë e harruar. Pastorët mund t’u bëjnë thirrje njerëzve që të besojnë në Jezusin ose mund t’u kërkojnë atyre që t’i shërbejnë komunitetit, por nëse ata nuk i thërrasin edhe që të pendohen nga mëkatet e tyre, shërbesës së kishës do t’i mungojë fuqia frymërore reale. Dhe kjo nuk duhet bërë thjesht duke i nxitur njerëzit që të jenë autentikë për thyerjen e tyre. Ne duhet të përdorim gjuhë të fortë biblike për t’i thirrur njerëzit në pendim dhe për t’i thirrur ata te Krishti.

7. Nuk ka shembuj të trajtimit të matur të teksteve specifike të Shkrimit. Njerëzit nuk do t’i besojnë siç duhet Biblës, nëse nuk e shohin atë që t’u mësohet rregullisht me hollësi dhe qartësi. Kishat mund të vazhdojnë të përkrahin një konsideratë të lartë për Shkrimin, por pa një dietë të interpretimit ose shpjegimit të matur ato nuk do ta dinë se si ta studiojnë vetë Biblën dhe nuk do të kenë mendjemprehtësinë dalluese kur të përballen me teologjinë e dobët.

8. Nuk ka eklesiologji{{4}} funksionuese. Nëse i vendos dy kisha përkrah me të njëjtën teologji në letër, por njëra ka një eklesiologji vepruese dhe tjetra ka një ujem{{5}} të praktikave eklektike{{6}}, do të shohësh një ndryshim befasues. Puna e matur baritore, trajnimi i pleqve të kishës, ripërtëritja e anëtarësisë së kishës, dhjakë funksionues, takime të qëllimshme të bashkësisë – këto janë gjërat që mund të mos i dish që s’i ke patur kurrë. Por kur i ke, kemi një lloj ndryshe të kishës.

9. Ka një shpërfillje pothuaj të plotë për disiplinën e kishës. Nëse disiplina është vërtet një nga tre treguesit e kishës, atëherë shumë kongregacione ungjillore nuk janë kisha të vërteta. E tërë teologjia më e mirë në botë nuk do ta ndihmojë kishën tënde apo denominacionin tënd nëse nuk e mbroni kundër atyre që e mohojnë atë. Nëse duam të jemi besnikë dhe të frytshëm përjetësisht, ne duhet të paralajmërojmë kundër gabimit, t’i kundërvihemi frymës së epokës dhe të disiplinojmë atë që nuk pendohet.

10. Problemi real është diçka tjetër dhe jo mëkati dhe zgjidhja reale është diçka tjetër dhe jo një Shpëtimtar. Kishat më të mira qëndrojnë të përqendruara te çështjet bazë. Dhe kjo do të thotë te mëkati dhe shpëtimi. Fatkeqësisht, shumë kisha – edhe nëse ato konfirmojnë doktrinën e duhur në letër – veprojnë dhe predikojnë sikur problemi më i madh në botë është mungesa e arsimit apo varfëria materiale apo rënia morale në vendin tonë apo kërcënimi i ngrohjes globale. Si rrjedhim ne predikojmë përmirësimin kulturor në vend të Krishtit. Ne predikojmë drejtësi pa Jezusin. Ne e lëmë në harresë faktin që problemi më i madh (edhe pse jo i vetmi problem) me të cilin përballet një pjesëmarrës i kishës çdo të diel është që ai është mëkatar në nevojë për një Shpëtimtar.

[[1]]i qullët[[1]] [[2]]ndëshkimor[[2]] [[3]]shprehje lavdërimi për Perëndinë[[3]] [[4]]natyra dhe funksionet e një kishe[[4]] [[5]]përzierje[[5]] [[6]]përzgjedhëse[[6]]

http://www.christianpost.com/news/if-we-believe-all-the-same-things-why-do-our-churches-seem-so-different-74950/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *