Prediko Fjalën

Dave Hunt

“Prediko fjalën […] kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë…”, 2 Timoteut 4:2-3

Pali e këshilloi Timoteun se, për të predikuar besnikërisht Fjalën, ai duhet të “kritikojë dhe qortojë, këshillojë” dëgjuesit e tij. Përse? Sepse i tillë është mesazhi dhe metoda e Fjalës së Perëndisë. Ne kemi nevojë për korrigjim të vazhdueshëm për arsyetimin dhe jetën tonë dhe kjo është çfarë siguron Bibla. Qëllimi i plotë i Shkrimit është “për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi [këshillim]…” (2 Tim. 3:16). Mirëpo sot rrallë përdoret Bibla në mënyrën e synuar nga Perëndia. Si rrjedhim, kisha fundoset gjithnjë e më thellë drejt apostazisë.

Këshilla e Palit për Timoteun nuk duhet të dëgjohet vetëm nga të ashtuquajturit punëtorë të krishterë “me kohë të plotë”. A ke ndonjë krishterim “me kohë të pjesshme”? A nuk duhet të jetojmë dhe t’i shërbejmë Zotit të gjithë 24 orë për ditë? Perëndia i ka thënë çdo të krishteri të vërtetë përgjegjësinë dhe privilegjin për të shpallur të vërtetën e Perëndisë së gjallë dhe për ta mbrojtur atë nga kompromisi ose shtrembërimi.

Ata që ia kushtojnë veten kësaj thirrje, janë akuzuar shpesh për negativizëm ose fanatizëm. Mos u shqetëso nga të tilla kritika. Koha është e shkurtër; përjetësia është e gjatë. Akuzat e njeriut janë vetëm për këtë jetë të shkurtër, por shpërblimet e Perëndisë janë të vazhdueshme në lavdi. “Në qoftë se vuajmë [për hirin e Tij], do të mbretërojmë bashkë me të; po ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë…” (2 Tim. 2:12; Rom. 8:17).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *