Të paralajmërohesh do të thotë të parapërgatitesh
Baza e krishterimit të disa njerëzve është se nëse ndodh një mrekulli, atëherë kemi prova të mjaftueshme për të besuar se vjen nga Perëndia. Ata nuk e verifikojnë apo nuk e provojnë atë kurrë; diçka që, në fakt, Perëndia na urdhëron të bëjmë. Bibla na mëson se Satani e përdor këtë metodë për të mashtruar naivin, të papjekurin dhe të paditurin që t’i largojë ata nga ecja në të vërtetën e fjalës. Kjo përbën një të metë të madhe për ata që janë të gatshëm që të pranojnë se të gjitha mrekullitë që ndodhin vijnë nga Perëndia. Të shmangësh vënien në provë do të thotë të shpërfillësh shumë urdhërime të Biblës për sigurinë tonë. Jezusi na paralajmëron për një lëvizje në ditët e fundit që do të karakterizohet nga shumë njerëz që do të vijnë në emrin e tij (Mateu 24:5-6) dhe që përfshin shenja e mrekulli. Mateu 24:23-25: «Atëherë, në qoftë se dikush do t’ju thotë: “Ja, Krishti është këtu”, ose “Është atje”, mos i besoni. Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrekulli të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova». Nëse një i krishterë e shpërfill këtë do të mashtrohet.
[THEB: Ne kujtohemi vazhdimisht nga paralajmërimi i Palit për “të provuar të gjitha gjërat, …” (1 Thesalonikasve 5:12).