Mungesa e përgjegjësisë ka qenë një karakteristikë e përbashkët e këtyre ripërtëritjeve të supozuara. Situata nuk është përmirësuar. Komentet më poshtë nga profeti i «Listës Elia» (Elijah List), Stiv Shulc (Steve Shultz) u shfaqën në buletinin e tyre elektronik të 10 marsit, 2009: «Perëndia zgjedh të përdorë njerëz të papërsosur […] edhe pse Ai i di plotësisht gabimet që shumë shpejt ne mund të zgjedhim të bëjmë. Kjo nuk i miraton gabimet tona dhe kjo as nuk do të thotë që Perëndia i planifikoi gabimet tona…. Le të mësojmë. Një vend i mirë për të filluar është që të hedhim një shikim të mirë, të fortë në pasqyrë. Më 1990, gjatë një kohe që isha tepër gjykues për të gjithë ata që nuk e shihnin çdo doktrinë saktësisht siç e shihja unë, m’u dha një ëndërr e thellë. Në atë [ëndërr], një ungjilltar i kohës së vjetër, Çarls Fini (Charles Finney) eci drejt meje dhe më tha: «Mos e gjyko as Xhim Xhounsin (Jim Jones)», dhe ai mbajti një pasqyrë para fytyrës sime…».
[KOMENT NGA THIRRJA E BEREASVE: Një nga «gabimet» e Tod Bentlit ishe pabesia ndaj gruas së tij. Gjatë «restaurimit» të tij, Bentli u nda nga gruaja e tij dhe u martua me gruan me të cilën kishte patur një lidhje. Si i tregojmë dashuri «një ushtari të rënë?» Sipas Fjalet e Urta 27:6 – «Besnike janë plagët e një shoku dhe të rreme të puthurat e një armiku». Në kundërshtim me Shkrimin, shkruesi i «Listës Elia» na thotë se ungjilltari Çarls Fini e udhëzon, «mos e gjyko as Xhim Xhounsin».Të mos e gjykojmë Xhim Xhounsin? Sikurse është dokumentuar, «Xhim Xhounsi filloi duke pretenduar se ishte «Profeti i Madh i Perëndisë». Me kalimin e kohës, edhe ky titull madhështor nuk ishte mjaft i lartë, kështu që ai i tha kongregacionit të tij një ditë se Perëndia i kishte zbuluar atij se ai ishte rimishërimi i Jezu Krishtit, i Budës dhe i Leninit». Të mos gjykojmë? Për hirin e deleve ne duhet të raportojmë se disa ndjekin «një Jezus tjetër» (2 e Korintasve 11:4), për të cilin Pali e paralajmëroi besnikërisht Kishën»].