Lindja e re

Parimet e doktrinës së krishterë | Mësimi 9

«N.Q.S. NJË NJERI NUK LIND PËRSËRI, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë» (Gjoni 3:3). Një personi që besonte tek Perëndia, një fetari, që me devotshmëri shkonte në sinagogë, një personi me cilësi morale të mrekullueshme, që shkoi për ta nderuar, Jezusi i drejtoi këto fjalë solemne. Të gjitha ato që Nikodemi kishte ishin të pamjaftueshme që të përgatisnin takimin e përjetshme me Perëndinë. Je ti i përgatitur të takosh Perëndinë?

Çfarë do të thotë të lindësh përsëri?

Të kesh lindur sërish do të thotë të jesh rigjeneruar (të kesh marrë një jetë të re). Kur Jezusi i tha Nikodemit që ishte e nevojshme që ai të lindte përsëri, nuk po fliste për një lindje fizike por për një lindje shpirtërore (Gjoni 3:4-6). Jezusi u habit nga fakti që Nikodemi, i cili i mësonte popullit ligjin, nuk e kuptoi këtë (Gjoni 3:10). Në Dhiatën e Vjetër flitej për rilindjen ose rigjenerimin e kombit të Izraelit (Eze. 36:26; 37:1-10). Rilindja e ardhshme e krijimit nga gjendja e tij e mallkuar si shkak i mëkatit, ishte një mësim që dihej (Mt. 19:28). Nikodemi nuk e kishte kuptuar që lindja e re ishte një shprehje që përdorej për individin në momentin në të cilin ai hynte për të bërë pjesë në familjen e Perëndisë.

Lindja e re është një ngjarje personale. Është një jetë e re, një lloj i ri marrëdhëniesh familjare, një fuqi e re e brendshme. Bibla thotë që ne hyjmë në mbretërinë e qiejve në të njëjtën mënyrë të atij që kalon nga vdekja në jetë (Gjoni 5:24). N.q.s. më parë ecnim në errësirë, tani ecim në dritë (Gjoni 8:12). Kalojmë nga mbretëria e Satanit në mbretërinë e Birit të Perëndisë (Kolosianeve 1:13). Jemi një krijim i ri (2 e Korintasve 5:17). Ky krijim i ri bëhet në drejtësi, në shenjtëri dhe në vërtetësi (Efesianeve 4:24).

Përse njeriu natyror duhet të lindi përsëri?

Shprehja «njeri natyror» i referohet individit që lind dhe jeton në mish përpara se të marrë jetën e re nga Perëndia.

  1. ËSHTË I SHTHURUR (Zanafilla 8:21). Ka një zemër mashtruese (Jeremia 17:9). Në mishin e tij nuk gjendet asgjë e mirë (Rom. 7:18).
  2. ËSHTË I VDEKUR NË MËKATE (Efesianeve 2:1). Sipas metrit të Perëndisë, nuk ka te njeriu asnjë lloj jete shpirtërore.
  3. ËSHTË I KONTROLLUAR NGA SATANI (Efesianeve 2:2).
  4. ËSHTË ARMIK I PERËNDISË (Rom. 5:10). Njeriu natyror është pa shpresë dhe pa Perëndinë në botë (Efesianeve 2:12).

Çdo bir i Perëndisë ndodhej një herë në këto kushte.

Në çfarë mënyrë një njeri mund të lindë përsëri?

1. DY ILUSTRIME PER LINDJEN E RE. Në një studim të kujdesshëm të Gjonit 3 nuk do të gjendet asnjë mbështetje për idetë e pjesës më të madhe të njerëzve për sa i përket mënyrës për të hyrë në mbretërinë e qiejve. Jezusi nuk përmendi asnjëherë veprat e mira, përkrahjen e organizatave fetare ose marrjen pjesë në ceremoni fetare. Jep, në fakt, dy ilustrime për të shpjeguar lindjen e re:

a. Erën (Gjoni 3:8). Është e padukshme, e paparashikueshme në aktivitetin e saj dhe megjithatë e dukshme në efektet e saj. Burimi është Perëndia dhe jo njeriu. Lindja e re gjen burimin e saj tek Perëndia (Gjoni 1:13). Dërgohet nga Ai për të punuar në mënyrë të padukshme dhe të fuqishme, duke ndryshuar jetët.

b. Gjarpri i bakrit (Gjoni 3:14-15; Numrat 21:6-9). Kur populli mëkatoi, Perëndia i tha Moisiut të prodhonte një gjarpër prej bakri dhe ta vendoste mbi një shtyllë. Të gjithë ata që, duke besuar atë që Moisiu kishte thënë, shikonin objektin e providencës së Perëndisë shëroheshin. Jezusi, Biri i njeriut, tha që Ai vetë do të «ngrihej» si gjarpri mbi shtyllë, për të qenë objekt i besimit shpëtues. Ishte e qartë që kjo «ngritje» i referohej kryqit (Gjoni 12:32-33). Lindja e re fillon kur ne shikojmë Jezusin të kryqëzuar për mëkatet tona.

2. DY FAKTORE VENDIMTARE NË LINDJEN E RE.

a. Fjala e Perëndisë (1 Pjetrit 1:23; Jakobit 1:18). Ne dëgjojmë Fjalën e së Vërtetës dhe besojmë te ajo për t’u shpëtuar (Efesianeve 1:13; Rom. 10:17). Ajo është fara e shpëtimit (Mt. 13:3-9; 18-23). Lindja e re është kur besojmë me të vërtetë Fjalën e Perëndisë dhe i bindemi asaj.

b. Fryma e Shenjtë (Titit 3:5; Gjoni 3:5,6,8). Ai i bind njerëzit për mëkatin (Gjoni 16:8-11) dhe i udhëheq tek Krishti. Lindja e re është vepër e Frymës së Shenjtë. Një vepër e tillë fillon me bindjen për mëkatin dhe të çon në një jetë të pastruar, «larja e rilindjes».

Vërehet që gjithë ajo që thamë më lart s’ka të bëjë me pagëzimin në ujë. Në fakt, pagëzimi nuk përmendet. Uji në Bibël përdoret si simbol i Frymës (Gjoni 7:38-39) dhe i Fjalës (Efesianeve 5:26). Pagëzimi nuk ka asgjë të përbashkët me ilustrimet e përdorura nga Jezusi të erës dhe të gjarprit prej bakri. Është një portret i shpëtimit. Pagëzimi është shumë i rëndësishëm, por vjen pas lindjes së re, nuk e prodhon ai lindjen e re (Veprat e Apostujve 8:12-13; 37-38).

Cilat janë rezultatet e lindjes së re?

  1. Kemi një zemër dhe një shpirt të ri (Eze. 11:19).
  2. Jemi pjesëtarë të natyrës hyjnore (2 Pjetrit 1:4).
  3. Fryma e Perëndisë banon tek ne (Rom. 8:9).
  4. Jemi bij të familjes së Perëndisë (1 Gjonit 3:1).
  5. Kemi jetën e përjetshme (1 Gjonit 5:11-12).
  6. Duam Zotin Jezu Krisht (1 Gjonit 5:1).
  7. Duam të tjerët, në veçanti besimtarët (1 Gjonit 3:14; 4:7).
  8. Dëshirojmë t’i bindemi Zotit Jezus (1 Gjonit 2:3).
  9. Nuk bëjmë mëkat (1 Gjonit 3:9).
  10. Praktikojmë drejtësinë (1 Gjonit 2:29).

Je bindur për mëkatin dhe i je drejtuar Jezu Krishtit që të shpëtohesh? Ke besuar tek Ungjilli i shpëtimit dhe e ke vendosur besimin tënd tek Krishti?

Pyetje – Mësimi 9

Lindja e re

TABELA E PËRMBAJTJES

  1. FJALA JOTE ËSHTË E VËRTETA
  2. PERSONI I PERËNDISË
  3. PËRNGJASIMI I PERËNDISË
  4. TË KUPTOSH NJERIUN
  5. PROBLEMI I MËKATIT
  6. SHQYRTOJMË PËRJETËSINË
  7. JEZUS KRISHTI: PROVIDENCA E PERËNDISË
  8. DOMETHËNIA E KRYQIT
  9. LINDJA E RE
  10. SHPËTIMI NËPËRMJET HIRIT
  11. TË BESOSH TE JEZUS KRISHTI
  12. SIGURIA E SHPËTIMIT
  13. TË JETOSH JETËN E RE
[wpfilebase tag=file id=19/]