Parimet e doktrinës së krishterë
Sa shpesh e pyesim veten: “Vras mendjen se çfarë mendon Perëndia për këtë?” ose gjatë një bisede mendojmë se diçka është duke u paraqitur keq për Perëndinë apo për Biblën, por nuk e dimë vërtet se çfarë të themi ose ku t’i gjejmë përgjigjet?
Perëndia thotë: “Bli të vërtetën dhe mos e shit” (Fjalet e Urta 23:23). Bibla na tregon se ajo është zbulesa e drejtpërdrejtë e Perëndisë dhe që prej saj mund të dimë se çfarë dëshiron Ai që ne të kuptojmë. Një pjesë e së vërtetës që blejmë vjen në formën e dëgjimit apo mësimit në të mbledhurit bashkë të dielën ose përmes radios a një konference, por një pjesë e madhe e së vërtetës që ne mund të blejmë vjen kur ne personalisht i hapim zemrat dhe mendjet tona para Fjalës së Gjallë të Perëndisë, që të dëgjojmë prej Tij dhe të kuptojmë të vërtetën e Tij.
Një mënyrë shumë e mirë për ta bërë këtë është përmes studimit biblik Parimet e doktrinës së krishterë (PDK). Ky studim 13 javësh trajton këto tema:
1. FJALA JOTE ËSHTË E VËRTETA
Bibla si mesazhi unik i Perëndisë drejtuar njeriut
2. PERSONI I PERËNDISË
Prova për ekzistencën dhe personalitetin e Perëndisë
3. PËRNGJASIMI I PERËNDISË
Si është Perëndia, atributet e Tij
4. TË KUPTOSH NJERIUN
Origjina, qëllimi dhe përgjegjësia e tij
5. PROBLEMI I MËKATIT
Përkufizimi, origjina dhe pasojat
6. SHQYRTOJMË PËRJETËSINË
Dy pikëmbërritjet e njeriut. Jeta mbas vdekjes
7. JEZUS KRISHTI: PROVIDENCA E PERËNDISË
Ardhja e Tij e parathënë. Hyjnia dhe njerëzimi i Tij
8. DOMETHËNIA E KRYQIT
Çfarë realizoi Krishti përmes vdekjes dhe ringjalljes së Tij
9. LINDJA E RE
Domosdoshmëria, mënyrat dhe rezultatet e të qenit “i lindur sërish”
10. SHPËTIMI NËPËRMJET HIRIT
Si të shkosh në qiell pa qenë një njeri fetar
11. TË BESOSH TE JEZUS KRISHTI
Domethënia e besimit të vërtetë. Besimi që bën ndryshimin
12. SIGURIA E SHPËTIMIT
Si të jesh i sigurt për jetën e përjetshme
13. TË JETOSH JETËN E RE
Parime të jetës së krishterë