Shpëtimi nëpërmjet hirit

Parimet e doktrinës së krishterë | Mësimi 10

«SEPSE JENI TË SHPËTUAR PREJ HIRIT, nëpërmjet besimit; dhe kjo nuk është prej jush; është dhuratë e Perëndisë. Nuk është si rezultat i veprave që askush të mos lavdërohet» (Efesianeve 2:8-9). Shpëtimi është nëpërmjet hirit, kjo do të thotë që ai është një favor i Perëndisë i pamerituar; është një dhuratë dhe si e tillë nuk mund të blihet ose të fitohet. Kjo doktrinë është shumë e vështirë të pranohet nga njerëzit fetar; shpesh atje pranohet në mënyrë parciale ose në një farë mënyre që mohon të vërtetën e saj.

Fjala e përdorur në Dhiatën e Vjetër «prej hirit» do të thotë «të ulësh duke treguar dashamirësi ndaj një vartësie». Ky është përshkrimi i saktë i asaj që Perëndia ka bërë drejt nesh. Falja në Dhiatën e Re, do të thotë «favor, zemërgjerësi pa interes, mirësi drejt dikujt, dhuratë». Kjo tregon që shpëtimi nuk fitohet, nuk meritohet, nuk blihet, as e gjitha dhe as pjesërisht. Shpëtimi tek Krishti është «dhuratë e Perëndisë» dhe nuk kërkon asnjë pagesë për Dhuruesin.

Ide të gabuara për hirin

Arsyeja njerëzore e shtyn njeriun të mendojë që veprime të caktuara të ndihmojnë për të fituar përpara Perëndisë merita për shpëtim. Konsidero pohimet e mëposhtme nën dritën e asaj që Fjala e Perëndisë thotë për sa i përket koncepteve të tilla:

  1. VEPRA: NJË MËNYRE PËR TË ARRITUR TEK PERËNDIA. «Por n.q.s. është nëpërmjet hirit, nuk është më nëpërmjet veprave» (Rom. 11:6). «Ai na ka shpëtuar jo nëpërmjet veprave të drejta që ne kemi bërë, por sipas mëshirës së Tij» (Titit 3:5). Ai që kërkon të fitojë favore për shpëtim nëpërmjet veprave njerëzore kërkon ta bëjë Perëndinë borxhli (Rom. 4:4).
  2. ZBATIMI I DHJETË URDHRAVE. «Askush nuk bëri gjithçka që kërkon Ligji. Prandaj askush nuk mund të dalë i pafajshëm me anë të zbatimit të Ligjit. Në të vërtetë, me anë të Ligjit demaskohet fuqia e mëkatit që vepron në ne» (Rom. 3:20). «Ju që kërkoni të merrni pafajësinë me zbatimin e Ligjit, i shkëputët marrëdhëniet me Mesian; morët më kot mëshirën e Perëndisë» (Gal. 5:4). Kontrasti shikohet tek Gjoni 1:17: «Me anë të Moisiut Perëndia na dha Ligjin, por me anë të Jezusit, Mesias, Perëndia u takua me ne me tërë mirësinë dhe besnikërinë e Tij».

Nuk ka pra asnjë arsye që të krenohemi që i përkasim Perëndisë (Rom. 3:27); nuk mund të jetë «një shkallë drejt Perëndisë», e ndërtuar mbi drejtësinë njerëzore ose mbi veprimet fetare. Njerëzit nuk shpëtohen duke mos bërë diçka, duke bërë marrëveshje me Perëndinë, ose duke ofruar përpjekjet e tyre për të kompletuar atë që Ai e ka bërë. Shpëtimi nuk merret nëpërmjet veprave, as duke zbatuar ligjin, as me ceremoni fetare dhe as duke kërkuar që ta bëjmë Perëndinë tonë borxhli; por është nëpërmjet hirit, vetëm prej hirit.

Përse është i nevojshëm hiri?

  1. GJENDJA MORALE E NJERIUT. Ai nuk ka në veten e tij forcën që të mund të afrohet moralisht tek Perëndia (Rom. 5:6). Si mund të bënte një rrugë drejt Perëndisë?
  2. SHENJTËRIA ABSOLUTE E PERËNDISË. Njeriu asnjëherë nuk do të arrinte tek Perëndia me anë të sforcimeve të tij. Shenjtëria e Perëndisë kalon me diferencë mjaft të madhe edhe më të mirën ndërmjet njerëzve (Isa. 6:3-5); por Perëndia u ul deri tek njeriu në hir.

Cilat janë efektet e hirit?

  1. JEMI TË SHPËTUAR PREJ HIRIT (Rom. 3:24; 4:16). Nuk ka shtesa nga ana e njeriut.
  2. JEMI TË MBROJTUR NGA HIRI (Gjoni 10:28-29 dhe 1 Pjetrit 1:5; 5:10). Ai na mban në dorën e Tij dhe na mbron me fuqinë e Tij. Nuk jemi të mbrojtur nga ligji (Gal. 3:2-3) ose nga vepra të tjera. Jemi nën hir dhe jo nën ligj (Rom. 6:14).
  3. JEMI TE FORTE NE HIR (Rom. 5:2 dhe 1 Pjetrit 5:12). Perëndia na trajton mbi këtë parim.
  4. JETOJME NEPERMJET HIRIT (Heb. 13:21; Filipianeve 2:13). Është Perëndia që vepron tek ne në mënyrë që fuqizon jetën tonë të krishterë.

Paralajmërime për hirin

Nga ajo që u tha më lart asgjë nuk duhet të na autorizojë të mëkatojmë ose të zvogëlojë rëndësinë e thirrjes tonë për të jetuar në mënyrë të denjë për Perëndinë.

  1. TE MOS MEKATOJME NE MENYRE QE HIRI TE SHTOHET (Rom. 6:1).
  2. MOS TA KTHEJME HIRIN E PERENDISE NE NJE SHFAJESIM PER PAPASTERTI (Juda 1:4). Liria nuk është një rast për mbrapshti por një rast për sakrifica të përzemërta (Gal. 5:13).
  3. KEMI QENE TE SHPETUAR PER TE BERE VEPRA TE MIRA (Efesianeve 2:10; Titit 3:8). Të mos mëkatojmë (1 Gjonit 3:9). Të zbatojmë Fjalën e Perëndisë (1 Gjonit 2:3-5). Këto në fakt janë frytet e shpëtimit dhe jo mjetet për të fituar favorin e Perëndisë. Jetojmë për Perëndinë sepse duam Zotin Jezus (Gjoni 14:15, 21).

I vetmi mesazh i krishterë është Ungjilli i hirit (mëshirës) (Veprat e Apostujve 14:3; 20:24,32). Ky Ungjill vjen nga Perëndia me plot hir (1 Pjetrit 5:10), i cili na pranon në fronin e hirit (Heb. 4:16). Ky është një parim konstant i karakterit të Perëndisë dhe e mënyrës së Tij se si na trajton. Nuk duhet të afrohemi tek Ai me idenë që Perëndia na ka borxh diçka.

Pyetje – Mësimi 10

Shpëtimi nëpërmjet hirit

TABELA E PËRMBAJTJES

  1. FJALA JOTE ËSHTË E VËRTETA
  2. PERSONI I PERËNDISË
  3. PËRNGJASIMI I PERËNDISË
  4. TË KUPTOSH NJERIUN
  5. PROBLEMI I MËKATIT
  6. SHQYRTOJMË PËRJETËSINË
  7. JEZUS KRISHTI: PROVIDENCA E PERËNDISË
  8. DOMETHËNIA E KRYQIT
  9. LINDJA E RE
  10. SHPËTIMI NËPËRMJET HIRIT
  11. TË BESOSH TE JEZUS KRISHTI
  12. SIGURIA E SHPËTIMIT
  13. TË JETOSH JETËN E RE
[wpfilebase tag=file id=19/]