Të besosh te Jezus Krishti

Parimet e doktrinës së krishterë | Mësimi 11

Roja i burgut në Filip pyeti: «Çfarë duhet të bëj për të shpëtuar?» Apostulli Pal u përgjigj: «Beso tek Zoti Jezus dhe do të shpëtosh» (Veprat e Apostujve 16:30-31). Por çfarë do të thotë të besosh tek Zoti Jezus?

Shumë persona kanë ide të çuditshme mbi këtë argument kaq të rëndësishëm. Ja disa shembuj të përgjithshëm dhe jo biblik: njerëzit thonë: «Unë besoj»

  1. Sepse pranoj që Jezusi ka jetuar dhe ka vdekur këtu mbi tokë;
  2. Sepse admirojnë moralin dhe etikën e Jezusit;
  3. Sepse bëjnë pjesë në një grup fetar;
  4. Sepse i luten Perëndisë;
  5. Sepse kanë recituar një lutje, një afirmim doktrinor, ose ndonjë lloj formule.

Është kjo mënyra, e treguar në Bibël, që të besosh tek Jezusi? Mund të ndryshojë kjo mënyrë e të besuarit jetën e njerëzve? Të jep sigurinë solide se do të shkosh në qiell?

Çfarë është besimi?

Çfarë do të thotë të besosh tek Krishti? Përkufizimi biblik i besimit përmbledh konceptet e besimit, të bindjes, të rrëfimit. N.q.s. themi: «Besoj tek ai person», kjo sigurisht është e kundërta e dyshimit. Nuk do të thotë të jemi sylesh. Besimi zotëron elementet e mëposhtme:

  1. BESIMI KA NJË OBJEKT. Ajo vendoset tek dikush ose tek diçka. Për të krishterët objekti i besimit është një Person i Gjallë, Zoti Jezu Krisht (Veprat e Apostujve 20:21). «Kjo është vepra e Perëndisë: që të besoni tek Ai që Perëndia ka dërguar» (Gjoni 6:29). Zoti Jezus pyeti të verbrin: «Beson ti tek Biri i Perëndisë?» (Gjoni 9:35). Keqbërësi mbi kryq duhet vetëm të besonte tek Jezusi që të shkonte në parajsë (Luka 23:42-43). Kjo mënyrë besimi u bë qendra e mesazhit ungjillor (Veprat e Apostujve 8:35-37 dhe 1 Gjonit 5:13). Nuk është e rëndësishme sa besojmë, por tek kush besojmë. Besimi merr (pranon) Jezusin (Gjoni 1:12).
  2. BESIMI KA NEVOJË PËR NJË PËRMBAJTJE. Duhet të dëgjojmë Fjalën e Ungjillit dhe të besojmë tek Ai (Veprat e Apostujve 15:7). Korintasit u shpëtuan kur Pali i predikoi atyre Ungjillin, atë Ungjill që është «Ungjilli i plotë», përcaktuar tek 1 e Korintasve 15:1-4. Krishti vdiq për mëkatet tona, u varros dhe u ringjall, e gjitha kjo sipas Shkrimeve. Besimi tek Krishti vjen pas dëgjimit të Ungjillit, që quhet fjala e së vërtetës (Efesianeve 1:13). Ky Ungjill është aq i çmuar dhe themelor saqë kushdo që përmbys është i mallkuar, njeri ose engjëll qoftë (Gal. 1:6-9).
  3. BESIMI KA NJË BAZË. Baza është Fjala e Perëndisë (1 Thes. 2:13; Rom. 10:17). Besimi i krishterë ka si objekt atë që është përcaktuar në Shkrim «dëshmia e Perëndisë» (1 Gjonit 5:9). Besimi pranon të vërtetën e Perëndisë (1 Thes. 2:13) dhe beson që Perëndia është i vërtetë megjithëse njerëzit janë gënjeshtarë (Rom. 3:3-4). Nuk jemi duke bërë «një hedhje në errësirë», duke ushtruar një besim të verbër, ose duke u besuar vetëm emocioneve tona. Ne besojmë tek Fjala e Perëndisë dhe mbështetemi me besim tek ajo.
  4. BESIMI PROVOKON VEPRIME. Mbase kemi idenë që besimi është thjeshtë një aprovim mendor i disa pohimeve, por nuk është kështu. Të vërehen foljet vepruese në shprehjet e mëposhtme: njerëzit erdhën tek Jezusi, ranë përmbys para Tij dhe iu bindën fjalës së Tij; Ai i tha një njeriu që të shtrinte dorën (Mateu 12:13); i tha një tjetri që të merrte vigun e tij (Mt. 9:6); i tha një tjetri që të lahej në një vaskë (Gjoni 9:7). Vazhdimisht Jezusi kërkon veprim. Abrahami është njeriu model që besoi tek Perëndia. N.q.s. shikojmë Zanafilla 12:1-4, Veprat e Apostujve 7:2-3 dhe Heb. 11:8, do të vërehet që Abrahami dëgjoi fjalën e Perëndisë dhe iu bind duke braktisur qytetin e tij të lindjes, pa e ditur se ku do ta udhëhiqte Perëndia. Kjo përgjigje me besim demonstroi besimin e tij në mënyrë të qartë. Besimi që shpëton është një besim që prodhon veprim. Nuk ka qenë asnjëherë një pranim mendor pasiv i fakteve historike. Një e ashtuquajtur «besim», por që nuk ka vepra, është një «besim i vdekur». Kur një njeri beson me të vërtetë tek Krishti, rezultati do të jetë domosdoshmërisht një jetë me vepra të mira. (Shiko Jakobit 2:14-26, ku besimi që shpëton dhe «besimi i vdekur» janë të kundërta). Besimi që shpëton implikon diçka më shumë se një «e besuar që» faktet për sa i përket Jezusit dhe vdekja e Tij janë të vërteta. Ne «besojmë në» Birin e Perëndisë dhe i jemi dorëzuar Atij personalisht.

Shembuj besimi

Shkrimet janë të mbushura plot me shembuj besimi. Kapitulli i njëmbëdhjetë i Hebrenjve është përcaktuar «Lista e nderit e besimit», në të cilin renditen disa burra dhe gra që patën besim. Ekzaminoji dhe nxirr në pah veprimet e bërë në hapat e tyre të besimit.

Mund të përmenden edhe dy shembuj të tjerë. I pari është besimi i kapitenit, tek Mateu 8:5-10. Ky kapiten besonte që Jezusi mund ta shëronte shërbëtorin e tij vetëm duke thënë vetëm një fjalë të Tij. Shembulli tjetër është besimi i gruas kanaanease (Mt. 15:22-28). Ajo i kërkoi Jezusit që Ai të lironte vajzën e saj nga djajtë. Besimi i saj ishte i përulur dhe këmbëngulës.

Si të shkosh te Krishti

Shkuarja te Krishti implikon disa gjëra:

  1. FRYMA NA KA BINDUR PER MËKATIN (Gjoni 16:8-11). Pranojmë gjendjen tonë mëkatare përpara Perëndisë (Luka 15:18; 18:13-14).
  2. PENDOHEMI PER MËKATET TONA. (Luka 13:3; Veprat e Apostujve 3:19; 17:30; 20:21). Dëshirojmë të ndryshojmë, duke i kthyer shpinën mëkateve tona dhe duke u kthyer nga Krishti.
  3. NJOHIM UNGJILLIN. Duhet ta njohim dhe t’i besojmë që të shpëtohemi (Veprat e Apostujve 15:7-9 dhe 1 e Korintasve 15:1-4). Qendra e mesazhit të tij është Zoti Jezu Krishti.
  4. BESOJMË NË FJALËN E PERËNDISË (Marku 4:20; Gjoni 5:24).
  5. MARRIM NËPËRMJET BESIMIT BIRIN E PERËNDISË (Gjoni 1:12 dhe 1 Gjonit 5:12-13) dhe bëhemi ndjekës së Tij (Gjoni 10:4-5,27).
  6. SI RRJEDHIM, RRËFEJMË JEZUSIN PËRPARA TË TJERËVE. (Mt. 10:32; Luka 12:8; Rom. 10:9).

Besimi që shpëton e vendos të gjithë peshën e tij mbi Zotin Jezu Krisht dhe mbi veprën e përmbushur të Tij. Besimi është instrumenti, mjeti, kanali nëpërmjet të cilit rrjedh hiri i Perëndisë. Nuk është burimi i shpëtimit, nuk është një veprim i lavdërueshëm, as një çmim moral që na bën të lavdërueshëm. Është në fakt dora bosh që pranon atë që Perëndia ofron falas. Hakmarrja mbetet mbi ata që nuk i binden Ungjillit (2 Thes. 1:8) dhe zemërimi i Perëndisë mbi ata që nuk besojnë në Birin e Tij (Gjoni 3:36).

Besimi ia jep të gjithë lavdinë Perëndisë. Mund të ushtrohet nga të gjitha kategoritë e njerëzve, çfarëdo lloj moshe, pozicioni dhe shkalle zgjuarsie, dhe është në mënyrë universale i arritshëm. Besimi i rremë mund ta përmendë emrin e Krishtit, mund edhe të bëjë vepra të fuqishme, por Zoti di të heqë maskën dhe do t’i hedhë poshtë mashtruesit (Mt. 7:21-23; Luka 13:28), sepse këta janë egjra në mes të grurit (Mt. 13:24-30). Besimi autentik tregon një ndryshim jete (Heb 6:9-10). Besimtarët e vërtetë i binden Fjalës së Perëndisë (1 Gjonit 2:4-5), i duan besimtarët e tjerë (1 Gjonit 3:14), bëjnë vepra të mira (Efesianeve 2:10), praktikojnë drejtësinë (1 Gjonit 3:7,10; Efesianeve 4:22-24) dhe nuk bëjnë mëkat (1 Gjonit 3:9-10; Gal. 5:19-21).

A ke besuar ti tek Zoti Jezus Krisht?

Pyetje – Mësimi 11

Të besosh te Jezus Krishti

TABELA E PËRMBAJTJES

  1. FJALA JOTE ËSHTË E VËRTETA
  2. PERSONI I PERËNDISË
  3. PËRNGJASIMI I PERËNDISË
  4. TË KUPTOSH NJERIUN
  5. PROBLEMI I MËKATIT
  6. SHQYRTOJMË PËRJETËSINË
  7. JEZUS KRISHTI: PROVIDENCA E PERËNDISË
  8. DOMETHËNIA E KRYQIT
  9. LINDJA E RE
  10. SHPËTIMI NËPËRMJET HIRIT
  11. TË BESOSH TE JEZUS KRISHTI
  12. SIGURIA E SHPËTIMIT
  13. TË JETOSH JETËN E RE
[wpfilebase tag=file id=19/]