Të gjitha bekimet e Perëndisë

John Wesley

Të gjitha bekimet që Perëndia ka derdhur mbi burrat dhe gratë janë nga hiri i tij, nga favori i tij i pamerituar, falas. Ne nuk kemi asnjë të drejtë për mëshirat e Tij më të pakta.

Ishte hiri falas që e “formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete” dhe më pas stampoi në atë shpirt shëmbëlltyrën e Perëndisë. I njëjti hir falas vazhdon te ne edhe sot e kësaj dite – jetë dhe frymëmarrje dhe çdo gjë. Dhe çfarëdo drejtësie që mund të gjendet në ne, edhe kjo është dhuratë e Perëndisë.

Atëherë me çfarë mund t’i shlyejmë edhe mëkatet tona më të vogla? Me veprat tona? Edhe nëse veprat tona janë të shumta dhe të shenjta, ato nuk janë tonat, por të Perëndisë.

Prandaj, duke mos patur asgjë – as drejtësi, as vepra – për të paraqitur, gojët tonë janë krejt të mbyllura para Perëndisë. Nëse, atëherë, gjejmë favor me Perëndinë, kjo është “hir mbi hir”! “Ju jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit”.

Hiri është burimi, besimi është kushti, i shpëtimit.

Çfarë lloj besimi? Besim në Krishtin. Jeta e krishterë është plot mbështjetje [besim] në gjakun e Krishtit; është një besë në meritat e jetës, vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Ky lloj besimi do të thotë të mbështetesh mbi Të si shlyerja tonë dhe jeta tonë. Do të thotë të kapesh pas Tij si “urtësia, drejtësia, shenjtërimi dhe shpengimi” ynë – ose, me pak fjalë, shpëtimi ynë.

Ky është një shpëtim i tanishëm – diçka që arrihet këtu në tokë – nga ata të cilët janë pjesëmarrës të këtij besimi. Ky është shpëtimi i madh i parathënë nga engjëjt, para se Perëndia ta sillte të Parëlindurin e Tij në këtë botë: “Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre” (Mateu 1:21).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *