Predikuesit duken shpesh të kënaqur që kanë liri të flasin dhe kur shohin që shumë veta i dëgjojnë me vëmendje dhe ëndje; por, mjerisht, pa përjetuar efektet e fuqisë së premtuar për t’u marrë me shërbesën e ungjillit, atë fuqi që është e domosdoshme për të prodhuar një ndryshim shpëtues te mëkatari. Shërbesa as nuk i alarmon, as nuk i tmerron njerëzit e paperëndishëm që e dëgjojnë atë…. Asnjë i krishterë i provuar dhe i menduar nuk mund të mohojë që Perëndia e ka larguar Veten nga ne, për sa i përket veprimeve të posaçme të Frymës së Tij dhe manifestimeve të veçanta të hirit të Tij”.