Të qëndrosh në doktrinën e Krishtit

Dave Hunt

“Virgjëresha Mari”, që supozohet se na qenka shfaqur në Medjugorje, Jugosllavi, flet shumë për “konvertim”, por ashtu si Nënë Tereza ajo nuk nënkupton konvertim në Krishtin. Mesazhi i saj mund “të pranohet nga katolikët, protestantët, myslimanët apo judenjtë”.

“Maria” shpall: “Cilido e ashuron Perëndinë në mënyrë e vet me paqe në zemrat tona”. Çfarë u ka ndodhur perëndive të rreme?

Një universalizëm i tillë dënohet nga deklarata e Gjonit që “Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi” (2 Gjonit 1:9). Përse? Sepse Krishti tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, veçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Ky pohim është themelor për “doktrinën e Krishtit”, që Gjoni thotë se i veçon të krishterët e vërtetë nga pjesa tjetër e botës. Për mbrojtjen e kësaj doktrine, miliona kanë vdekur si dëshmorë të besimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *