Nëse nuk e dimë se kush e ka shkruar këtë letër duhet të themi me forcë: ‘Është një njeri i fortë si shkëmb që ka shkruar këtë letër, shpirti i të cilit qëndron mbi një themel shkëmbor dhe dëshmia e madhe e të cilit zotohet të forcojë shpirtrat e të tjerëve kundër shtypjes së stuhive të vuajtjeve që përparojnë mbi ta dhe t’i vendosë ata mbi një bazë shkëmbore të vërtetë’.Wiesinger
I. Vendi unik në Kanun
Të krishterët në vendet myslimane dhe marksiste janë të njohur me shtypjen, armiqësinë dhe madje presin edhe përndjekje të madhe. Për ta Letra e Parë e Pjetrit është një ndihmë praktike e mrekullueshme në pranimin e vuajtjes si lejim nga Zoti dhe si të dobishme për të sjellë disa cilësi të dëshirueshme, si për shembull qëndrueshmëria.
Të krishterët në perëndim, sidomos besimtarët anglishtfolës, me trashëgiminë e tyre të madhe biblike nuk i janë nënshtruar kundërshtimit të hapur të besimit. Deri pak kohë më parë shteti të paktën e ka pranuar familjen si bërthamën e shoqërisë dhe madje ka nxitur pjesëmarrjen në “kishën e zgjedhjes suaj”. Tani jo më. Qeveria, sidomos pushteti lokal, duket sikur përdor gjyqtarët, institutet e edukimit dhe sidomos median [p.sh. televizorin] e vet, për t’i paraqitur keq, përqeshur dhe madje përgojuar të krishterët që besojnë te Bibla. Radioja, televizioni, filmat, gazetat, revistat dhe komunikimet publike nxisin imoralitetin, pijet alkoolike, mashtrimin dhe madje blasfeminë. Krishterimi është bërë tashmë një “kundërkulturë” dhe sa më shpejt të mësojnë besimtarët mësimet që apostulli Pjetër jep në Letrën e tij të Parë, aq më të përgatitur do të jenë për vitet e fundit të shekullit XX dhe vitet e para të shekullit XXI – nëse Zoti vonon të vijë.
II. Autorësia
Prova e jashtme
<pProva e jashtme që Pjetri shkroi këtë letër është e hershme dhe tepër universale. Eusebius-i e rendit Letrën e Parë të Pjetrit midis librave të pranuar nga të gjithë besimtarët (homologoumena). Polikarp-i dhe Klement-i i Aleksandrisë e pranojnë këtë libër. Fakti që nuk haset në “kanunin” e Marcion-it nuk duhet të na habisë, sepse ai pranon vetëm Letrat e Palit. Kanuni Muratorian nuk e rendit të Parën e Pjetrit, por kjo mund të jetë për shkak të natyrës së copëzuar të atij dokumenti.
Është plotësisht e mundur që 2 Pjetrit 3:1 është pohimi më i hershëm i Letrës së Parë të Pjetrit. Megjithëse disa njerëz nuk pranojnë autorësinë e Pjetrit në lidhjen me Letrën e dytë (shihni hyrjen e të Dytës së Pjetrit), të gjithë (që besojnë që 2 Pjetrit 3:1 i referohet 1 Pjetrit) pranojnë që Letra e dytë u shkrua mjaft të hershme për të qenë një dëshmi e vlefshme e të Parës së Pjetrit.
Prova e brendshme
<pProva e brendshme që bën që disa të dyshojnë për autorësinë e Pjetrit është greqishtja e saktë që është përdorur. A do të mund të shkruante një peshkatar galileas kaq mirë? Shumë thonë “Jo”. Megjithatë, ashtu siç mund të ilustrojë edhe kultura jonë, njerëzit me një prirje për fjalët dhe të folurën në publik zakonisht bëhen përdorues të mirë të gjuhës standarde pa kolegje apo seminare edukimi formalë. Pjetri kishte një përvojë tridhjetëvjeçare në predikim, duke mos përmendur frymëzimin e Frymës së Shenjtë dhe ndihmën e mundshme të Silvanit në shkruarjen e letrës. Kur në Veprat e Apostujve 4:13 thuhet se Pjetri dhe Gjoni ishin të pamësuar dhe pa arsim do të thotë thjesht se u mungonte edukimi formal i rabinëve.
Referencat e jetës dhe shërbesës së Pjetrit janë të bollshme te Letra e Parë e Pjetrit, ashtu siç do ta tregojë kjo përzgjedhje hollësish.
ne nuk e kemi parë Atë.”. Ne do të shohim në pjesë të tjera se shkrimtari ishte shoqëruar me Zotin.
Dhjetë vargjet e para të kapitullit 2 e paraqesin Krishtin si Gurin e qoshes dhe kjo na çon mbrapa në ndodhinë në Cezarenë e Filipit (Mt. 16:13-20). Kur Pjetri e rrëfen Jezusin si Krishtin, Birin e Perëndisë së gjallë, Zoti Jezus shpall se kisha e Tij do të ndërtohej në atë themel, që do të thotë, në të vërtetën se Krishti është Biri i Perëndisë së gjallë. Ai është Guri i qoshes dhe Themeli i kishës.
Kefa (aramaisht) apo Pjetër (greqisht), që të dyja nënkuptojnë gur. Me besim në Krishtin, Pjetri u bë një gur i gjallë. Nuk është për t’u habitur se pse flet shumë për gurët në kapitullin 2. Te 2:7 shkrimtari citon Psalmin 118:22: “Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes”. Kjo është e njëjta pjesë që Pjetri e citon kur u padit para udhëheqësve, pleqve dhe skribëve në Jerusalem (Veprat e Apostujve 4:11).
Ndërsa shohim apostullin të këshillojë lexuesit e tij t’i nënshtrohen pushteteve qeverisës (1 Pjetrit 2:13-17), kthehemi mbrapa në kohën kur vetë Pjetri nuk u nënshtrua, por preu veshin e njërit prej shërbëtorëve të kryepriftit (Gjoni 18:10). Pra, këshilla e tij, përveçse është e frymëzuar, ka fushën e përvojës praktike pas saj!
Kapitulli 2:21-24 duket se tregon njohurinë e drejtpërdrejtë të gjyqit dhe vdekjes së Zotit Jezus. Pjetri nuk mund të harronte kurrë durimin e butë dhe vuajtjen e heshtur të Shpëtimtarit. Te 2:24 kemi një referencë të mënyrës së vdekjes së Shpëtimtarit – me kryqëzim. Përshkrimi duket se imiton fjalët e Pjetrit te Veprat e Apostujve 5:30 dhe Veprat e Apostujve 10:39.
Kur Pjetri u foli lexuesve të tij për kthimin e tyre te Bariu dhe Ruajtësi i shpirtrave të tyre (1 Pjetrit 2:25), ai mund të ketë menduar për përtëritjen e tij (Gjoni 21:15-19), që pasoi me mohimin e tij të Zotit.
Shprehja e përmendur vazhdimisht “dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh” (1 Pjetrit 4:8) mund t’u referohet pyetjeve të Pjetrit: “‘Zot, nëse vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?’. Jezusi i tha: ‘Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë'” (Mateu 18:21,22). Me fjalë të tjera, në mënyrë të pacaktuar.
Te 1 Pjetrit 4:16 na thuhet se nëse dikush vuan si i krishterë ai nuk duhet të ketë turp, por të përlëvdojë Perëndinë për këtë. Krahasoni këtë me Veprat e Apostujve 5:40-42 ku Pjetri dhe apostujt e tjerë, pasi ishin rrahur, u larguan nga sinedri “duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit”.
Shkrimtari i letrës e përcakton vetveten si një dëshmitar të vuajtjeve të Krishtit (1 Pjetrit 5:1). Shprehja “pjesëmarrës i lavdisë që ka për t’u zbuluar” mund të jetë një hamendësim i shpërfytyrimit. Pjetri ishte i pranishëm, sigurisht, në të dyja rastet.
Këshilla e kujdesshme baritore “ruani tufën e Perëndisë që është midis jush” (1 Pjetrit 5:2) na kujtojnë fjalët e Shpëtimtarit të thëna Pjetrit: “Kulloti qengjat e mi… Ki kujdes për delet e mia… Kulloti delet e mia”. (Gjoni 21:15-17).
Gjuha e përdorur në 5:5: “vishuni me përulje” është një kujtesë e fortë e ndodhisë te Gjoni 13, ku Jezusi ngjeshi Vetveten me peshqirin e një shërbëtori dhe lau këmbët e dishepujve të Tij. Në fakt, e tërë pjesa e krenarisë dhe përulësisë (1 Pjetrit 5:5,6) është e tërë domethënëse kur kujtojmë pohimin me krenari të Pjetrit se nuk do ta mohonte kurrë Zotin (Marku 14:29-31) dhe mohimin radhazi të tij të trefishtë të Shpëtimtarit (Marku 14:67-72).
<pNjë referim i fundit që mund të ketë të bëjë me përvojën e Pjetrit gjendet te 5:8: “Kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.”. Kur Pjetri shkroi këtë a mos po mendonte për kohën kur Jezusi i tha: “Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri…” (Luka 22:31)?
III. Data
<pMësimi i Pjetrit se qeverisja është përgjithësisht e dobishme për ata që dëshirojnë të bëjnë gjërat drejt (1 Pjetrit 2:13-17) mësohet nga shumë se përkon të jetë shkruar pas fillimit të përndjekjes së rreptë të të krishterëve nga Neroni (viti 64 mbas Krishtit). Sido që të jetë, letra mund t’i përkasë ndonjë periudhe tjetër kohe veç viteve 64 apo 65.
IV. Sfondi dhe Tema
Ashtu siç është vënë re, Pjetri merret në veçanti me vuajtjet në jetën e krishterë. Në këtë pikëvështrim duket se lexuesit e tij hasin përgojime dhe përqeshje të shumta për Krishtin (1 Pjetrit 4:14,15). Burgu, marrja e pronës dhe vdekja e dhunshme për shumë vetë në pamje të parë shtrihen në të ardhmen. Megjithatë, vuajtja nuk është tema e vetme e kësaj letre të madhe. Bekimet që rrjedhin nga pranimi i ungjillit, marrëdhëniet e besimtarëve me botën, shtetin, familjen dhe kishën dhe udhëzimi i pleqve dhe disiplina përfshihen që të gjitha.
Nga “Babiloni”, qoftë qyteti fjalë për fjalë në Eufrat me bashkësitë e tij të krishtera, qoftë Babiloni frymëror në Tiber (Romë), apostulli ua dërgon këtë letër provincave lindore, që janë Turqia e sotme.
Përmbledhje
I. PRIVILEGJET DHE DETYRAT E BESIMTARËVE (1:1-2:10)
A. Përshëndetja (1:1,2)
B. Pozicioni i tij si besimtar (1:3-12)
C. Qëndrimi i tij në dritën e pozicionit të tij (1:13-2:3)
D. Privilegjet e tij në shtëpinë dhe priftërinë e re (2:4-10)
II. MARRËDHËNIET E BESIMTARËVE (2:11-4:6)
A. Shtegtari në lidhje me botën (2:11,12)
B. Qytetari në lidhje me qeverinë (2:13-17)
C. Shërbëtori në lidhje me të zotin e tij (2:18-25)
D. Gruaja në lidhje me burrin e saj (3:1-6)
E. Burri në lidhje me gruan e tij (3:7)
F. Vëllai në lidhje me përbashkësinë (3:8)
G. Vuajtësi në lidhje me përndjekësit (3:9-4:6)
III. SHËRBIMI DHE VUAJTJA E BESIMTARIT (4:7-5:14)
A. Urdhërimet e ngutshme për ditët e fundit (4:7-11)
B. Nxitjet dhe shpjegimet që kanë të bëjnë me vuajtjet (4:12-19)
C. Nxitjet dhe përshëndetjet (5:1-14)