Hamasi: Elita e terrorit [Fragmente nga shqyrtimi i pamfletit]
Është një nga çuditë e luftës globale mbi terrorizmin që, ndërsa al-Kaeda dënohet pothuaj në shkallë universale, homologët e saj terroristë sunit në Hamas vazhdojnë të tërheqin një ndjekje të përkushtuar. Ish-presidenti Xhimi Karter nënshkruan çdo vit lavdërimet e Hamasit, duke këmbëngulur për të gjithë që do të dëgjojnë se qeveritë perëndimore duhet të arrijnë [t’i zgjatin dorën] udhëheqësve xhihadistë të Gazës. Në demonstratat për «paqe» dhe në kampuset e universiteteve, valëviten flamuj në nder të grupit që është përbetuar hapur për shkatërrimin e Izraelit dhe asgjësimin e judenjve në mbarë botën.
Grupi terrorist qëndron i patundur në përkushtimin e qëllimit të tij për të organizuar një gjenocid të ri kundër judenjve. [Është treguar] se përfaqësuesi i vetë përshkruar «i ligjshëm» i popullit palestinez është gjithashtu torturuesi më brutal i tyre. Duke terrorizuar të vetët, Hamasi torturon banorët e Gazës, i detyron që të jetojnë nën ligjin islamik shtypës dhe dërgon «skuadra të këqija» për t’u marrë me ata që guxojnë të sfidojnë sundimin fanatik të tij…. «Hamasi dhe al-Kaeda janë në parim dy anë të të njëjtit xhihad».
http://wdl3.streamhoster.com/seanruiz/Other/Hamas-Steven%20Plaut.pdf