Vëllazëria Myslimane dhe Fort Hudi [Fragment]
Dejv Goubatsi (Dave Gautatz) është agjenti i parë federal amerikan civil i pozicionuar në Irak më 2003. Ai është pronari i Botimeve kundër-terrorizmit DG. Ai është bashkautor (me Paul Sperry) i librit të ri, «Mafia myslimane: Brenda botës sekrete të krimit që komploton të islamizojë Amerikën».
Revista «Front Page»: A mund të na jepni ndonjë shembull se çfarë po u mësohet myslimanëve në Amerikë dhe përse ju besoni se Malik Hasani po zbatonte urdhrat e Vëllazërisë Myslimane?
Gaubatsi: Ka shembuj të shumtë. Do të t’ju jap disa. Gazetarët hetues duhet t’i pyesin imamët nëpër vendin tonë se çfarë kuptimi kanë deklaratat më poshtë dhe nëse ka gjasa dhe është shumë e mundshme që myslimanët mund t’i përdorin këto mësime për të kryer akte si ato që ndodhën në Fort Hud, Va. Tech, «Trolley Square» (SLC, t) si dhe në vende të tjera.
[1] «Objektivi i xhihadit islamik është që t’i jap fund sundimit të sistemeve jo-islamike të qeverisjes dhe t’i zëvendësojë ato me sundimin islamik, islami synon që ta shkaktojë këtë revolucion jo vetëm në një vend ose në disa vende, por në tërë botën. Edhe pse fillimisht është detyra e çdo anëtari të partisë myslimane që të punojë për revolucion kudo ku jeton, qëllimi përfundimtar nuk është asgjë tjetër veçse një revolucion botëror. Çdo ideologji revolucionare që përkrah të mirën e njerëzimit dhe nuk është thjesht një njësi kombëtare, nuk mund të kufizojë horizontet e saj te një vend ose komb i vetëm».(Libri: «Ejani ta ndryshojmë këtë botë», fq. 106–107. Autori: Sayyid Abul A’la Mawdudi. Themelues i Jamaat-e-Islami (Partia Islamike), një parti politike në Pakistan).
[2] «Nëse ju e pranoni të gjithë islamin në jetën tuaj […] do të vijë një kohë kur komunizmi do të ketë frikë për mbijetesën e tij në Moskë, demokracia kapitaliste do të dridhet për sigurinë e saj në Uashington dhe Nju Jork».(Libri: «Ejani ta ndryshojmë këtë botë», fq.83. Autori: Sayyid Abul A’la Mawdudi. Themelues i Jamaat-e-Islami (Partia Islamike), një parti politike në Pakistan).
[3] «Mësojmë nga ky hadith se xhihadi fizik do të vazhdojë deri në ditën e ringjalljes dhe po kështu do të luftohet në disa pjesë të botës ose në pjesën tjetër të botës». Ne nuk e mohojmë dobinë e një lufte akademike dhe intelektuale. Megjithëkëtë, një luftë intelektuale në vetvete nuk mund të luftohet kudo. Ka vende dhe raste të veçanta për të. Me pak fjalë, komuniteti mysliman edhe pse mund të bëjë një xhihad me gjuhën, penën, shpjegimin dhe intelektin, nuk mund çlirohet nga detyrimi i luftimi të xhihadit fizik».(Pamfleta: «40 hadithe mbi xhihadin», fq. 21 -22. Autori: Maulana Abdus Samad Siyal. Botuar në Pakistan).
[4] «Shpërblimi i vetëm i atyre që bëjnë luftë për Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe luftojnë korrupsionin në vend, do të jetë që ata do të vriten».(Broshurë: «Përgjegjësitë e të diturve ndaj myslimanëve të paditur», fq. 5. Autori: Abdul Qadir Oudah (Vëllazëria Myslimane/Egjipt). Botuar në Pakistan).
[5] «Njeriu që i ngre armët për të frenuar tiraninë dhe shtypjen dhe për të çrrënjosur të keqen është shpirti i bekuar që lufton në rrugën e Allahut».(Pamfleta: «Xhihadi në islam», fq.15, nga Abdul Hameed Siddiqi. (Jemmah Islamiyah) Botuar në Pakistan).
[6] «Islami dëshiron të shkatërrojë të gjitha shtetet dhe qeveritë kudo mbi faqen e dheut që janë në kundërshtim me ideologjinë dhe programin e islamit, pavarësisht nga vendi ose kombi që e sundon atë. Islami kërkon tokën – jo thjesht një pjesë, por të gjithë planetin. Për këtë qëllim, islami dëshiron të shtyjë në shërbim të gjitha forcat që nuk më sjellin një revolucion dhe një term i përbërë për përdorimin e të gjitha këtyre forcave është ‘xhihad’.(Pamfleta: «Xhihadi në islam», fq. 9 -10. Syed Abul A’al Maududi [themelues i organizatës terroriste JI]).
http://frontpagemag.com/2009/11/06/the-muslim-brotherhood-and-ft-hood-by-jamie-glazov/