Detyra e besimtarit kundrejt Krishtit parësor (Kolosianeve 3-4)

A. Jeta e re e besimtarit: Zhveshja e njeriut të vjetër dhe veshja e të riut. (3:1-17)

3:1Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë. Fjalanë qoftë se në këtë varg nuk shpreh ndonjë dyshim që apostulli mund të kishte në mendjen e tij. Kjo është ajo që është quajtur “Në qoftë se’ja” e argumentimit, dhe mund të përkthehetpërderisa: “Përderisa jeni ringjallur me Krishtin … .

Siç është përmendur në kapitullin 2, besimtari shikohet si një që ka vdekur me Krishtin, që është varrosur me Të dhe që është ringjallur me Të prej së vdekurish. Domethënia frymërore e gjithë kësaj është që ne i kemi thënë lamtumirë mënyrës së vjetër të të jetuarit, dhe kemi hyrë në një lloj të ri jete, që është jeta e Zotit Jezus Krisht të ringjallur. Sepse ne jemiringjallurme Krishtin, ne duhettë kërkojmë ato gjëra që janë lart. Ne jemi ende në tokë, por duhet të kultivojmë gjithmonë gjëra qiellore.

3:2 I krishteri nuk duhet të jetë i lidhur me tokën përsa i përket pikëpamjes së tij. Ai duhet t’i shohë gjërat jo siç i sheh syri i zakonshëm, por në lidhje me rëndësinë që ato kanë para Perëndisë dhe përjetësisë. Vincent sugjeron që fjala “kërkoni” në vargun 1 shënon përpjekjen praktike dhe që shprehjakini në mend në vargun 2 përshkruan dispozicionin dhe rrahjen e brendshme. Shprehja kini në mendje është e njëjtë me atë në Filipianëve 3:19: “kush ka mendjen në gjërat tokësore.” A. T. Robertson shkruan: “Jeta e pagëzuar do të thotë që i krishteri kërkon qiellin dhe mendon për qiellin. Këmbët e tij janë në tokë, por koka e tij është me yjet. Ai jeton si një qytetar i qiellit këtu në tokë.” [17]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një i krishterë i ri me gëzim i tha një të krishteri të rritur, “Unë kuptoj që bombardueset tona ishin mbi qytetin armik gjatë gjithë natës së shkuar.” Kësaj gjëje besimtari i vjetër iu përgjigj kështu: “Unë nuk e dija që Kisha e Perëndisë kishte bombarduese.” Duket qartë që ai ishte duke i parë gjërat nga këndvështrimi hyjnor dhe nuk kënaqej në shkatërrimin e grave dhe fëmijëve.

F. B. Hole e shpjegon mjaft qartë pozicionin tonë:

Ekuivalenca në identifikimin tonë me Krishtin në vdekjen e Tij është identifikimi ynë me Të në ringjalljen e Tij. Efekti i së parës është të na shkëputë ne nga bota njerëzore, nga feja njerëzore dhe nga dituria njerëzore. Efekti i tjetrës është të na vendosë ne në lidhje me botën e Perëndisë dhe me gjithçka që është atje. Katër vargjet e para të kapitullit 3 shpalosin bekimin që na është paraqitur ne. [18]

3:3 Kur Pali thotë që besimtari kavdekur, ai i referohet pozicionit dhe jo praktikës. Për shkak të identifikimit tonë me Krishtin në vdekjen e Tij, Perëndia dëshiron që ne ta konsiderojmë veten si tëvdekur me Të. Zemrat tona janë gjithmonë gati për ta vënë në dyshim këtë fakt, sepse ne ndihemi kaq të gjallë për mëkatin dhe tundimin. Por gjëja e mrekullueshme është që kur ne me anë të besimit e llogaritim veten të vdekur me Krishtin, kjo gjë bëhet një realitet moral në jetët tona. Nëse ne jetojmë si ata që kanë vdekur, atëherë jetët tona do të konformohen gjithnjë e më shumë me jetën e Zotit Jezus Krisht. Sigurisht, ne kurrë nuk do të arrijmë përsosmëri në këtë jetë, por ky është një proces që duhet të vazhdojë gjithmonë në çdo besimtar.

Ne jo vetëm që kemivdekur, por dhe jeta jonë është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë. Gjërat që i interesojnë njeriut tokësor gjenden në këtë planet ku ne jetojmë. Megjithatë gjërat që i interesojnë më tepër besimtarit janë të gjitha të lidhura me Personin e Zotit Jezus Krisht. Fati i Tij dhe yni janë të pandarë. Mendimi i Palit është që përderisa jeta jonë është e fshehur me Krishtin në Perëndinë, ne nuk duhet ta ngarkojmë veten me gjërat e parëndësishme të kësaj bote dhe veçanërisht me botën fetare përreth nesh.

Por ekziston edhe një mendim tjetër në lidhje me shprehjenjeta juaj është fshehur me Krishtin në Perëndinë. Bota nuk e sheh jetën tonë frymërore. Njerëzit nuk na kuptojnë. Ata mendojnë që është e habitshme që ne nuk jetojmë ashtu si ata. Ata nuk i kuptojnë mendimet tona, motivet dhe rrugët tona. Ashtu siç është thënë për Frymën e Shenjtë që bota “as nuk e sheh dhe as nuk e njeh Atë,” kështu është edhe me jetën tonë frymërore; ajo është e fshehur me Krishtin në Perëndinë. E para e Gjonit 3:1 na tregon ne: “Prandaj bota nuk na njeh sepse nuk e njeh Atë.” Ndarja e vërtetë nga bota shtrihet në faktin që bota nuk e kupton, madje e keqkupton besimtarin.

3:4 Për të arritur majën e përshkrimit të tij përreth pjesës besimtari ka në Krishtin, apostulli tani hedh vështrimin në ardhjen përsëri të Krishtit.Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me Të. Tani për tani ne jemi ringjallur me Të dhe jetojmë një jetë që nuk shihet dhe nuk kuptohet nga bota. Por po vjen dita kur Zoti Jezus do të vijë për të shenjtët e Tij. Atëherë nedo të shfaqemi në lavdi bashkë me Të. Njerëzit do ta kuptojnë përse ne jemi sjellë në këtë mënyrë.

3:5 Në vargun 3, u tha që ne vdiqëm. Këtu na thuhet qëtë bëjmë të vdesin gjymtyrët tona që janë në tokë. Në këto dy vargje ne kemi një ilustrim të qartë të ndryshimit midis pozicionit dhe praktikës së një besimtari. Pozicioni i tij është që ai ka vdekur. Gjendja e tij duhet të jetë ajo e konsiderimit të vetvetes si i vdekur për mëkatin duke i bërëtë vdesin gjymtyrët e tijqë janë në tokë. Pozicioni ynë është ajo çfarë ne jemi në Krishtin. Praktika jonë është çfarë ne jemi në vetvete. Pozicioni ynë është një dhuratë falas nga Perëndia nëpërmjet besimit në Zotin Jezus Krisht. Praktika jonë paraqet përgjigjen tonë ndaj hirit të Perëndisë.

Ne duhet të vëmë re gjithashtu dallimin midis ligjit dhe hirit. Perëndia nuk thotë, “Nëse ti jeton një jetë të lirë nga mëkati, atëherë unë do të jap një pozicion të vdekjes me Krishtin.” Ky do të ishte ligj. Nëse pozicioni ynë do të varej në përpjekjet tona, nuk ka nevojë të thuhet që ne nuk do të mund ta mbanim kurrë këtë pozicion. Në vend të kësaj Perëndia thotë: “Unë i jap falas kujtdo që beson në Zotin Jezus Krisht një pozicion miratimi në sytë e Mi. Tani shkoni dhe jetoni një jetë që është në përputhje me një thirrje të tillë të lartë.” Ky është hir!

Kur apostulli thotë që ne duhet t’i bëjmë të vdesin gjymtyrët tonanë tokë, kjonuk do të thotë që ne duhet të shkatërrojmë gjymtyrët e trupit tonë! Shprehja është figurative dhe shpjegohet në frazat që vijojnë. Fjalagjymtyrë është përdorur për të përfaqësuar forma të ndryshme të epshit dhe urrejtjes që janë numëruar më poshtë.

Kurvëria zakonisht është përdorur për të përshkruar marrëdhëniet seksuale të paligjshme apo imoralitetin, sidomos midis njerëzve beqarë (Mat. 15:19; Mar. 7:21). Ndonjëherë është më masive dhe është përkthyer imoralitet seksual.Ndyrësia i referohet papastërtisë së mendimit, fjalës apo veprimit. Këtu flitet më tepër për papastërti morale sesa për papastërti fizike.Pasionet përfshijnë epshet e forta dhe të shfrenuara. Dëshirat e këqija flasin për dëshira të dhunshme dhe të qëllimshme.Lakmi në përgjithësi do të thotë dëshirë për të pasur gjithnjë e më shumë, por këtu mund t’i referohet veçanërisht një dëshire të pashenjtë për të kënaqur orekset seksuale, gjë qëështë idhujtari.

Lista fillon me veprime dhe shkon drejt motiveve. Format e ndryshme të mëkatit seksual janë përshkruar të parat, e më pas është zbuluar rrënja e tyre që është lakmia në zemrën e njeriut. Fjala e Perëndisë është e qartë në të mësuarit që nuk ka asgjë të gabuar në brendësi të seksit. Perëndia e krijoi njeriun me fuqi për t’u riprodhuar. Por mëkati vjen kur këto gjëra që Perëndia i ka dhënë në mënyrë kaq të hijshme mbi krijesat e Tij përdoren për qëllime të këqija dhe djallëzore. Mëkati seksual ishte shkelja kardinale e botës pagane në kohën e Palit dhe padyshim që edhe sot mban vendin e parë. Aty ku besimtarët nuk i dorëzohen Frymës së Shenjtë, një mëkat seksual vjen në jetën e tyre dhe shkakton rënien e tyre.

3:6 Njerëzit mendojnë se mund t’i shpëtojnë dënimit nëse kryejnë këto mëkate. Qiejt duken të heshtur dhe njeriu rritet në guximin e tij. Por Perëndia nuk vihet në lojë.Zemërimi i Perëndisë vjen mbi bijtë e mosbindjes për këto gjëra. Këto mëkate kanë pasojat e tyre në këtë jetë: njerëzit korrin në trupat e tyre rezultatin e imoralitetit seksual. Plus kësaj ata korrin një gjykim të tmerrshëm në një ditë që është ende në të ardhmen.

3:7 Pali u kujton Kolosianëve që edhe ata merrnin pjesë në këto mëkate përpara kthimit të tyre. Por hiri i Perëndisë kishte hyrë në ta dhe i kishte çliruar nga papastërtia. Ky ishte një kapitull në jetën e tyre që tani ishte mbuluar me gjakun e Krishtit. Ata tani kishin një jetë të re që i fuqizonte ata të jetonin për Perëndinë. Shikoni Galatasve 5:25: “Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.”

3:8 Përderisa ata ishin shpenguar me një çmim kaq të madh, ata tani duhet t’izhvishnin këto gjëra si një rrobë e ndotur. Apostulli jo vetëm që i referohet formave të ndryshme të epshit të pashenjtë të renditur në vargun 5, por gjithashtu edhe llojeve të urrejtjes së ligë të cilat është gati t’i numërojë.

Zemërimi është pa tjetër një frymë e fortë e mospëlqimit ose armiqësisë, një frymë hakmarrëse një ndjenjë e fshehur urrejtjeje.Zemërata përshkruan një formë të qëllimshme të zemërimit, ndoshta diçka që përfshin shpërthime të dhunshme.Ligësia është një sjellje e keqe kundër dikujt me idenë për të dëmtuar personin apo reputacionin e tij. Është një mospëlqim i paarsyeshëm që gjen kënaqësi duke parë të tjerët që vuajnë.Sharje këtu do të thotë përdorimi i fjalëve të rënda kundër një personi. Do të thotë qortim i ashpër në një mënyrë të pacipë dhe fyese.E folur e pandershme do të thotë një e folur e turpshme dhe përshkruan dikë që është gojëlëshuar, i paturpshëm dhe i korruptuar. Është një gjuhë e papastër dhe e pahijshme. Në këtë katalog mëkatesh apostulli kalon nga motivet në veprimet. Zemërimi fillon në zemrën e njeriut dhe më pas e shfaq veten në mënyra të ndryshme që janë përshkruar më lart.

3:9 Në vargun 9 apostulli është duke thënë në fakt, “Lë të jetë praktika juaj në përputhje me pozicionin tuaj.” Ju e zhveshët njeriun e vjetër; tani zhvisheni edhe në praktikë duke hequr dorë nga gënjeshtrat. Gënjeshtra është një nga gjërat që i përketnjeriut të vjetër dhe nuk ka vend në jetën e fëmijës së Perëndisë. Çdo ditë në jetën tonë ne tundohemi për të mos thënë të vërtetën. Mund të jetë duke falsifikuar informacionin mbi një lloj takse, ose duke kopjuar në një provim, madje edhe duke ekzagjeruar detajet e një historie. Gënjeshtra bëhet tepër serioze kur ne lëndojmë dikë me anë të një thënieje të rreme, ose duke krijuar një përshtypje të rreme.

3:10 Ne jo vetëm që kemi zhveshur njeriun e vjetër, porkemi veshur njeriun e ri që përtërihet në njohurinë sipas shembullit të Atij që e krijoi. Ashtu si njeriu i vjetër i referohet gjithçkaje që ne ishim si bij të Adamit, me një natyrë të parigjeneruar, kështu njeriu i ri i referohet pozicionit tonë të ri si bij të Perëndisë. Ka ndodhur një krijim i ri dhe ne jemi krijesa të reja. Qëllimi i Perëndisë është që ky njeri i ri gjithmonë duhet të ritet në ngjashmërinë e Zotit Jezus Krisht. Ne nuk duhet të kënaqemi kurrë me arritjet e tanishme, por gjithmonë duhet të ngulim këmbë në qëllimin tonë për t’u rritur në ngjashmërinë me Shpëtimtarin. Ai është shembulli ynë dhe rregulli i jetëve tona. Në një ditë në të ardhmen, kur të qëndrojmë përpara Gjyqit të Krishtit, ne do të gjykohemi jo nga ajo sesa më të mira se të tjerët ishin jetët tona, por se si ishte jeta jonë duke i krahasuar me jetën e Vetë Zotit Jezus.

Imazhi i Perëndisë nuk shihet në format e trupave tanë, por në bukurinë e mendjes së rinovuar dhe të zemrës. Shenjtëria, dashuria, përulësia, butësia, mirësia dhe falja – këto formojnë karakterin hyjnor. (Shënime nga Scripture Union)

3:11 Në krijimin e ri për të cilin ka folur apostulli,nuk ka më Grek e Jude, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar a Skithas, shërbëtor a i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë. Dallimet në kombësi, fe, kulturë dhe nivelet shoqërore nuk janë ato që vlejnë. Përsa i përket qëndrimit përpara Perëndisë, të gjithë besimtarët janë në të njëjtin nivel dhe në bashkësinë e Kishës lokale duhet të adoptohet po ky qëndrim.

Kjo nuk do të thotë që në kishë nuk ka ndryshime. Disa kanë dhuntinë e ungjillizimit, disa të të qenurit një nënbari dhe disa mësues. Disa burra janë pleq dhe disa të tjerë dhjakë në kishë. Kështu vargu nuk nënvlerëson ndarjet e ndryshme.

Por gjithashtu ky varg nuk duhet marrë si një që mëson se dallimet e renditura më lart janë zhdukur tashmë në botë. Nuk është kjo ideja. Ende kaGrekë dheJudenj, fjalaGrek këtu i referohet popujve Johebrenj në përgjithësi. Karrethprerë dheparrethprerë. Këto dy shprehje janë përdorur zakonisht në DhR për të përshkruar Judenjtë dhe Johebrenjtë. Megjithatë, këtu ato mund të jenë duke iu referuar vetë kësaj rite të praktikuar nga Judenjtë dhe të mospërfillur nga Johebrenjtë.

Ende kaBarbarë (njerëzit e pakulturuar) dheSkithas. Këto dy shprehje nuk janë këtu të vëna në kontrast me njëra tjetrën.Skithasit ishin barbarë, por në përgjithësi konsideroheshin si forma më ekstreme; ata ishin barbarët më të egër. Kontrasti i fundit është midisskllavit dhetë lirit. Fjalai lirë i referohet atyre që nuk kishin qenë kurrë në skllavëri, por që kishin lindur të lirë. Për të krishterët këto dallime tokësore nuk kanë më rëndësi. Krishti është Ai që vlen me të vërtetë. Krishti është gjithçka dhe në të gjitha për çdo besimtar. Ai paraqet qendrën dhe perimetrin e jetës së krishtere.

Bishop Ryle e shpall këtë të vërtetë me guxim:

Tre fjalët – Krishti është gjithçka – janë esenca dhe thelbi i Krishterimit. Nëse zemrat tona me të vërtetë mund të vazhdojnë përpara me to, shpirtrat tanë janë të fortë… Shumë veta i japin Krishtit një vend të veçantë në fetë e tyre, por jo vendin që Perëndia synoi t’i jepte Atij. Vetëm Krishti nuk është “gjithçka në të gjithë” për shpirtrat e tyre. Jo! Është vetëm Krishti dhe kisha – dhe jo Krishti dhe sakramentet – ose Krishti dhe shërbesat e vendosura prej tyre – ose Krishti dhe pendimi i tyre- ose Krishti dhe mirësia e tyre – ose Krishti dhe lutjet e tyre – ose Krishti dhe sinqeriteti i tyre bashkë me bamirësinë e tyre, mbi të cilat ata qetësojnë shpirtrat e tyre. [19]

3:12 Në vargun 10, Pali tha që ne kemi veshur njeriun e ri. Tani ai jep disa mënyra praktike në të cilat kjo mund të bëhet në jetët tona të përditshme. Para së gjithash, ai u drejtohet Kolosianëve si të zgjedhur të Perëndisë. Kjo i referohet faktit që ata ishin zgjedhur nga Perëndia në Krishtin përpara themelimit të botës. Hiri zgjedhës i Perëndisë është një nga misteret e zbulesës hyjnore. Ne besojmë që Shkrimet mësojnë mjaft qartë që Perëndia, në sovranitetin e Tij, ka zgjedhur njerëz për t’i përkitur Krishtit. Ne nuk besojmë që Perëndia ka zgjedhur ndonjë për të qenë i mallkuar. Një mësim i tillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Shkrimet. Ashtu siç besojmë në hirin zgjedhës të Perëndisë, po kështu besojmë në përgjegjësinë e njeriut. Perëndia nuk i shpëton njerëzit kundër vullnetit të tyre. E njëjta Bibël që thotë : “të zgjedhur sipas paranjohjes së Perëndisë” thotë ” kushdo që do e thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.”

Më pas Pali i drejtohet Kolosianëve sishenjtorë dhe të dashur. Shenjtorë do të thotë të shenjtëruar ose të veçuar nga bota për Perëndinë. Ne jemi pozicionalisht të shenjtë dhe duhet që praktikisht në jetët tona të jemi të shenjtë. Për shkak se jemi objekte të dashurisë së Perëndisë, ne kemi një dëshirë për ta kënaqur Atë në çdo mënyrë.

Tani Pali përshkruan hiret e krishtera që ne duhet tëveshim si një armatim. Dhembshuria e brendshme flet për një zemër dashurie.Mirësia flet për frymën joegoiste që bën për të tjerët. Është një qëndrim dashurie ose një vullnet i mirë.Përulësi do të thotë ulje, dëshirë për të qenë i përulur dhe për të vlerësuar të tjerët më shumë sesa vetveten.Zemërbutësia nuk flet për dobësi, por për më tepër për fuqinë që duhet për të mohuar veten dhe për të ecur në hir kundrejt gjithë njerëzve. Vine thotë:

Në përgjithësi ekziston ideja që një njeri është zemërbutë sepse nuk mund të ndihmojë veten e tij; por Zoti ishte zemërbutë sepse Ai kishte burimet e pashtershme të Perëndisë nën urdhrin e Tij. Nga ana tjetër, zemërbutësia është në fakt e kundërta e vet-pohimit dhe e vet-interesit; është vetpërmbajtja e frymës që nuk është as e ngazëlluar dhe as e rënë poshtë, thjesht sepse nuk merret aspak me vetveten. [20]

Nësepërulësia është “mungesë krenarie” atëherëzemërbutësia është “mungesë pasioni.” Durimi flet për pritje nën provokim dhe nën ofendimin që mund të zgjasë shumë. Ai kombinon së bashku gëzimin dhe një sjellje të mirë ndaj të tjerëve, së bashku me këmbënguljen në vuajtje.

3:13 Duke duruar njëri tjetrin, përshkruan durimin që duhet të kemi me dështimet dhe rrugët e çuditshme të vëllezërve tanë. Duke jetuar me të tjerët, është e pashmangshme të mos zbulosh gabimet e tyre. Shpesh na duhet hiri i Perëndisë për të duruar idetë dhe mendimet e të tjerëve, ashtu siç u duhet edhe atyre për të duruar tonat. Por ne duhet të durojmë njëri tjetrin.Të falim njëri tjetrin nëse dikush ankohet kundër një tjetri. Ka vetëm disa polemika midis njerëzve të Perëndisë që nuk mund të zgjidheshin shpejt nëse do u ishte vënë veshi këtyre porosive. Falja duhet të ushtrohet ndaj të tjerëve kur ata na kanë fyer. Ne shpesh dëgjojmë ankesën: “Por ai më ofendoi…” Dhe pikërisht kjo është shpesh situata kur neve na duhet të falim. Nëse personi tjetër nuk do na kishte fyer, nuk do të ishte nevoja për falje. Nëse ne do të kishim qenë ata që kishim fyer, atëherë do të kishim shkuar dhe do të kishim kërkuar falje. Vetpërmbajtje do të thotë të mos fyesh, dhe falje do të thotë të durosh fyerjen. Rrallë mund të ketë një nxitje më të madhe sesa kjo që gjendet në këtë varg, kur është fjala për falje.Sikundër Krishti ju ka falur ashtu bëni dhe ju. Si na faliKrishti? Ai na fali pa asnjë kusht. Kështu duhet të bëjmë dhe ne. Ai na fali falas. Kështu duhet të bëjmë edhe ne. Ai na fali dhe harroi. Kështu duhet të bëjmë edhe ne. Si në sjellje ashtu edhe në masën e faljes ne duhet të ndjekim Zotin tonë të bekuar në qëndrimin e Tij të mrekullueshëm.

3:14 Dashuria është paraqitur këtu si rripi i jashtëm që lidh të gjitha virtytet e tjera së bashku me qëllim që të formojëpërsosmërinë. Ajo mban së bashku në simetri të gjitha pjesët e karakterit të krishterë. Është e mundur që një person të shfaqë disa virtytet e shprehura më lart pa pasur me të vërtetë dashuri në zemrën e tij. Dhe kështu Pali thekson këtu që ajo që ne bëjmë duhet të bëhet në një frymë të sinqertëdashurie për vëllezërit tanë. Veprimet tona nuk duhet të jetë nga keqardhja por duhet të dalin nga një dashuri që buron nga zemra. Gnostikët mendonin se njohuria ishtelidhja e përsosmërisë, por Pali e korrigjon këtë pikëpamje duke ngulur këmbë qëdashuria ështëlidhja e përsosmërisë.

3:15Paqja e Perëndisë duhet të veprojë si një arbitërnë zemrat tona. Nëse kemi dyshim për diçka, ne duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: “A sjell paqe kjo?” Ose “A do të kisha paqe në zemrën time nëse do ta bëja këtë gjë?”

Ky varg jep një ndihmë të madhe kur ne kërkojmë që Zoti të na drejtojë. Nëse Zoti me të vërtetë do që ti të ndërmarrësh një veprim, Ai me siguri do të të japëpaqe në lidhje me këtë gjë. Nëse nuk e ke atë paqe, nuk duhet të vazhdosh më. Siç është thënë: “Errësira që rrethon mendimin për të lëvizur është drita që pushton mendimin për të qëndruar.”

Krishti na thirri për të gëzuar paqen e Tij, si besimtarë individualë ashtu edhe në kishë. Mos e kaloni pa i dhënë rëndësi pjesës së fundit të këtij vargu:Për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm. Një mënyrë për të gëzuar paqe do të ishte të jetuarit në izolim të plotë nga të krishterët e tjerë. Por ky nuk është qëllimi i Perëndisë. Ai ka vendosur solidaritetin në familje. Qëllimi i Perëndisë është që ne të mblidhemi së bashku në kishat lokale. Megjithëse të jetuarit me të krishterët e tjerë shpesh konsumon durimin tonë, Perëndia i përdor këto raste për të zhvilluar virtytet në jetën e të krishterit, virtyte që nuk mund të zhvilloheshin në ndonjë mënyrë tjetër. Kështu ne nuk duhet t’i shmangemi përgjegjësive në kishën lokale dhe nuk duhet të heqim dorë prej tyre kur provokohemi apo kur mërzitemi. Për më tepër ne duhet të kërkojmë të jetojmë në mënyrë të pajtueshme me besimtarët e tjerë dhe t’i ndihmojmë ata në gjithçka që bëjmë dhe themi.

Dhe jini mirënjohës. Ky refren është përsëritur shumë shpesh në shkrimet e Palit. Ai duhet të kishte patur një arsye të fortë për këtë gjë: Fryma e Perëndisë duhet ta konsiderojë shumë të rëndësishme një frymëmirënjohëse. Dhe ne besojmë se është! – e rëndësishme jo vetëm për jetën frymërore të një personi por edhe për shëndetin e tij. Doktorët kanë zbuluar atë që Shkrimet e kanë thënë prej shekujsh – që një qëndrim i gëzuar dhemirënjohës i zemrës është mirë për trupin, dhe që trishtimi, depresioni dhe një frymë ankuese janë përfundimisht të dëmshme për shëndetin e një njeriu. Zakonisht ne e mendojmë mirënjohjen si diçka që përcaktohet nga rrethanat e menjëhershme, por Pali këtu tregon që është një hir që duhet kultivuar. Ne kemi përgjegjësi për të qenëmirënjohës. Nga të gjithë njerëzit e botës ne jemi ata që kemi më shumë për të falënderuar (shih LiP 33:29). Faji nuk është në mungesat e arsyeve, por vetëm në zemrat tona egoiste.

3:16 Ka pasur një mospërputhje mendimesh përsa i përket pikësimit në këtë varg. Në gjuhën origjinale të DhR nuk kishte pikësim, dhe domethënia e një vargu të tillë, përcaktohet nga shenjat e pikësimit që janë përdorur nga përkthyesi. Ne sugjerojmë këtë version:Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njëri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke i kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja.

Kështu pra ka tre pjesë në këtë varg. Së pari ne duhet talejojmë fjalën e Krishtit të banojë në neme begatinë e vet.Fjala e Krishtit i referohet mësimeve të Krishtit të cilat gjenden në Bibël. Kur ne mbushim zemrat dhe mendjet tona me fjalën e Tij të shenjtë, ne kërkojmë të ecim në përputhje me të, dhe atëherëfjala e Krishtit gjen me të vërtetë shtëpinë e saj në zemrat tona.

Mendimi i dytë është qënë çdo dituri ne duhettë mësojmë dhe këshillojmë njëri-tjetrin. Çdo i krishterë ka një përgjegjësi ndaj vëllezërve dhe motrave të tij në Krishtin në lidhje me këtë çështje.Të mësuarit ka të bëjë me doktrinën, ndërsakëshillimi ka të bëjë me detyrën. Ne i detyrohemi vëllezërve për të ndarë me ta njohurinë e Shkrimit dhe të kërkojmë të ndihmojmë me anë të këshillave praktike dhe të perëndishme. Kurmësimi dhe këshilla jepennë dituri, ato pranohen më shpejt sesa kur ne flasim me forcë, por pa dashuri dhe në mënyrë jo të mençur.

Gjëja e tretë është që me psalme dhe himne dhe këngë frymërore ne duhet të këndojmëme hir në zemrat tona për Zotin.Psalmet përshkruajnë thëniet e frymëzuara që gjenden në librin me të njëjtin emër, këto këndoheshin si pjesë e adhurimit të Izraelit.Himnet, në anën tjetër, kuptohen përgjithësisht si këngë adhurimi dhe lavdërimi që i drejtohen Perëndisë At, ose Zotit Jezus Krisht.

Për shembull:

Jezus! Thjesht mendimi për Ty

mbush kraharorin tim me ëmbëlsi.

Por akoma më e ëmbël është të shohësh fytyrën tënde

dhe të pushosh në tënden prani.

– atribuar Bernard të Clairvaux.

Këto himne nuk janë frymëzuar në të njëjtin kuptim si psalmet. Këngët frymërore i referohen poezisë fetare ku përshkruhet eksperienca e krishterë. Një ilustrim i kësaj mund të gjendet në fjalët:

Oh çfarë paqe shpesh humbasim ne,

oh çfarë dhimbje të panevojshme mbajmë.

Sepse nuk ia çojmë gjithçka që kemi

me anë të lutjes Perëndisë.

– Joseph Scriven

Duke përdorur këto lloje të ndryshme këngësh ne duhet të këndojmëZotitme hir ose me falënderimnë zemrat tona. Në këtë pikë do të ishte mirë të thonim që i krishteri duhet të përdorë dallim në llojin e muzikës që përdor. Shumica e asaj që sot quhet muzikë e “krishtere” është bosh dhe pa vlerë. Një pjesë e madhe e kësaj muzike është krejtësisht në kundërshtim me Shkrimet dhe është kaq e ngjashme me muzikën “pop” dhe “rrok” të botës saqë është një diskreditim i emrit të Krishtit.

Vargu 16 është shumë i ngjashëm me Efesianëve 5:18, 19, ku ne lexojmë : “Dhe mos u dehni me verë në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj.” Në Kolosianëve 3:16, dallimi kryesor është që në vend që të thotë “mbushuni me Frymë,” Pali thotë: “Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet.” Me fjalë të tjera, të qenurit i mbushur me Frymë dhe të qenurit i mbushur me Fjalën e Perëndisë janë që të dyja të njëvlershme për të jetuar jetë të mbushura me gëzim, jetë të vlefshme dhe plot fryt. Ne nuk do të jemi të mbushur me Frymën nëse nuk jemi të ngopur me Fjalën e Perëndisë; dhe të studiuarit e Fjalës së Perëndisë nuk do të jetë efektive nëse ne nuk e dorëzojmë qenien tonë të brendshme nën kontrollin e Frymës së Shenjtë. Atëherë a nuk mund të nxjerrim ne përfundimin se të jesh i mbushur me Frymë do të thotë të jesh i mbushur me Fjalën e Perëndisë? Nuk është aspak një krizë emocionale dhe e mistershme që vjen në jetë, por për më tepër të ushqyerit çdo ditë në Shkrimet, duke medituar mbi to, duke iu bindur atyre dhe duke jetuar me anë të atyre.

3:17 Vargu 17 është një rregull që përfshin gjithçka me anë të së cilit ne mund të gjykojmë sjelljen tonë si të krishterë. Të rinjtë sot kanë në mënyrë të veçantë një kohë të vështirë kur u duhet të vendosin nëse diçka është e drejtë apo e gabuar. Ky varg, duke u mbajtur mend përmendësh, mund të jetë çelësi për të zgjidhur shumë probleme. Prova më e madhe duhet të jetë: A mund të bëj këtë në emër të Zotit Jezus Krisht? A do të ishte kjo për lavdi të Tij? Nëse qëndroj në të a mund të pres për bekimet e Tij? A do të dëshiroja të isha duke bërë këtë gjë kur Ai vjen përsëri? Vini re që kjo provë duhet të ushtrohet ndaj fjalëve që flasim dhe ndaj veprave që bëjmë. Bindja ndaj kësaj urdhërese fisnikëron gjithë jetën. Është një sekret i çmuar kur i krishteri mëson të bëjë gjithçka si për Zotin dhe për lavdinë e Tij. Edhe një herë apostulli shton fjalën, “duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet Tij.” Faleminderit!Faleminderit!Faleminderit! Është një detyrë e përhershme e atyre që janë shpëtuar me anë të hirit dhe që janë paracaktuar për oborret e qiellit.

B. Sjellja e Përshtatshme për Anëtarët e Familjes së Krishtere (3:18-4:1)

Pali tani jep një seri thirrjesh ndaj anëtarëve të familjes së krishtere. Seria vazhdon deri në 4:1. Ai ka këshillë për bashkëshortet dhe bashkëshortët, për fëmijët dhe prindërit, për shërbëtorët dhe zotërinjtë. Në pamje të parë mund të duket si një ndryshim i menjëhershëm kthimi nga subjektet që kishin pushtuar mendjen e Palit në çështje të tilla tokësore si jeta e shtëpisë. Por në fakt kjo është tepër domethënëse.

NJË VËSHTRIM MBI FAMILJEN E KRISHTERE

Perëndia e konsideron familjen një forcë tepër të rëndësishme në jetën e krishtere. Thënia e mirënjohur, “Dora që tund djepin drejton botën,” ka në vetvete një të vërtetë më të madhe sesa duket në sipërfaqen e saj. Uniteti familjar ishte projektuar nga Perëndia për qëndrueshmërinë e asaj që është e dobishme në jetë. Sa më pak kujdes që të tregohet për familjen, aq më shpejt keqësohet qytetërimi ynë. Letra e parë që Pali i drejton Timoteut mëson në një mënyrë të veçantë që Perëndia ka caktuar jetën familjare si një pasuri për të zhvilluar cilësi frymërore, kështu që përshtatshmëria e dikujt për të udhëhequr në kishë del nga karakteri i tij i sprovuar në familje.

Në vargjet që pasojnë ne kemi disa nga principet themelore që i japin drejtim vendosjes së një familjeje të krishtere. Duke studiuar këtë pjesë, ne duhet të jemi në dijeni të faktit që në të përfshihet shumë fjala “duhet.”

1. Duhet të ketë një altar familjar – një kohë çdo ditë kur familja mblidhet për të lexuar Shkrimet e Shenjta dhe për t’u lutur.

2. Babai duhet të ketë vendin e tij të autoritetit në familje dhe ai duhet ta ushtrojë atë me mençuri dhe me dashuri.

3. Bashkëshortja dhe nëna duhet të kuptojë që përgjegjësia e saj ndaj Perëndisë dhe ndaj familjes është në radhë të parë në shtëpi. Në përgjithësi nuk është diçka e mirë për një grua të punojë jashtë shtëpisë. Por sigurisht që ka edhe përjashtime.

4. Bashkëshorti dhe bashkëshortja duhet të paraqesin një shembull të perëndishëm tek fëmijët e tyre. Ata duhet të jenë të bashkuar në të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe disiplinimin e fëmijëve, kur është i nevojshëm.

5. Duhet të mbahet gjithmonë uniteti i familjes. Ka shumë mundësi që të përfshihet aq shumë në punët e veta, në jetën sociale dhe madje edhe në shërbesën e krishterë saqë fëmijët vuajnë nga mungesa e dashurisë, shoqërimit, udhëzimit dhe disiplinimit. Shumë prindërve u është dashur të rrëfejnë në një mënyrë të trishtueshme për një bir ose bijë tekanjoze: “Ndërsa shërbëtori yt ishte shumë i zënë, sa andej e këtej, ai person u zhduk” (1 Mbret. 20:40).

6. Në lidhje me disiplinimin e fëmijëve, janë sugjeruar këto rregulla kardinale. Mos dëno kurrë në zemërim. Mos dëno kurrë padrejtësisht. Mos dëno kurrë pa shpjeguar arsyen.

7. Është mirë që fëmijët të mësohen të mbajnë zgjedhën në rininë e tyre (Vajtimeve 3:27), të mësojnë disiplinën e punës dhe të të pranuarit të përgjegjësisë, si dhe vlerën e parasë.

8. Mbi të gjitha, prindërit e krishterë duhet të shmangin ambicjen për fëmijët e tyre në një mënyrë sipas mishit dhe sipas botës, por vazhdimisht duhet t’u tregojnë atyre se shërbesa për Zotin tonë është mënyra më e mirë në të cilën ata mund të harxhojnë jetët e tyre. Për disa mund të nënkuptojë një shërbesë gjatë gjithë kohës në një fushë misioni; për të tjerë, mund të nënkuptojë shërbesë për Zotin në një detyrë të veçantë. Qoftë në shtëpi, në punë apo kudo që të jemi, ne duhet të jemi në dijeni të faktit që ne paraqesim Shpëtimtarin tonë dhe kështu që çdo fjalë dhe çdo veprim duhet të jetë e denjë për Të, dhe në të vërtetë duhet të udhëhiqet prej Tij.

3:18 Urdhëri i parë i apostullit i drejtohetbashkëshorteve. Atyre u kërkohet t’unënshtrohenburrave të tyre, ashtu si ka hije në Zotin. Sipas planit hyjnor, bashkëshorti është kreu i shtëpisë. Gruas i është dhënë vendi i nënshtrimit ndaj burrit të saj. Ajo nuk duhet të kryesojë apo të drejtojë, por të ndjekë drejtimin e tij, ajo duhet ta bëjë këtë sa herë që nuk kompromentohet besnikëria e saj ndaj Krishtit. Sigurisht që ka momente në të cilat gruaja nuk mund t’i nënshtrohet burrit dhe përsëri të jetë besnike ndaj Krishtit. Në një rast të tillë, besnikëria e saj e parë është kundrejt Zotit Jezus. Kur një grua e krishtere ka një burrë të prapambetur, ky varg tregon që ajo duhet ta ndihmojë atë që ai të mund të përmbushë vendin e tij në familje dhe jo ta rrëmbejë atë vend meqenëse është më e zgjuar.

3:19 Balanca që na është paraqitur në Fjalën e Perëndisë është e mrekullueshme. Apostulli nuk ndalon tek kjo këshillë e dhënë grave; ai tani vazhdon të tregojë që edhebashkëshortët kanë një përgjegjësi. Ata duhet t’iduanbashkëshortet e tyredhe të mos jenë të ashpër ndaj tyre. Nëse këto porosi të thjeshta do të ishin zbatuar, shumë nga problemet e jetës martesore do të ishin zhdukur dhe familjet do të ishin më të lumtura në Zotin. Në të vërtetë asnjë grua nuk do të dëshironte t’i kundërvihej nënshtrimit ndaj një burri që e do atë me të vërtetë. Është vënë re që burrit nuk i është thënë ta detyrojë gruan e tij që t’i nënshtrohet atij. Nëse ajo nuk i bindet, ai duhet ta çojë këtë gjë përpara Zotit. Nënshtrimi duhet të jetë veprim i vullnetshëm i saj “ashtu si ka hije në Zotin.”

3:20 Fëmijët këshillohen kështu:bindjuni prindërve tuaj në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin. Në të gjitha epokat familjet mbahen në këmbë nga dy principe të thjeshta – autoritet dhe bindje. Këtu ne kemi të fundit. Vini re që kjo bindje duhet të jetë në çdo gjë. Kjo do të thotë jo vetëm në gjërat që janë të pranueshme, por edhe në ato që nuk janë natyralisht të kënaqshme.

Fëmijët e krishterë që kanë prindër të pashpëtuar shpesh vihen në një pozitë të vështirë. Ata duan të jenë të vërtetë për Zotin dhe në të njëjtën kohë ballafaqohen me kërkesa të bëra nga prindërit e tyre. Në përgjithësi ne mendojmë që nëse ata i nderojnë prindërit e tyre edhe Perëndia do t’i nderojë ata. Përsa kohë që ata jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre ata kanë një detyrim për të përmbushur. Sigurisht ata nuk duhet të bëjnë asgjë që është në kundërshtim me mësimet e Krishtit. Megjithëse është e rrallë që një prind i pashpëtuar do t’i kërkojë fëmijës së tij të bëjë një mëkat, gjëja më e zakonshme është që shpesh fëmijëve të shpëtuar do t’u kërkohet të bëjnë gjëra që duken të papëlqyeshme për ta, por përsa kohë që këto gjëra nuk janë gabim ose të mëkatshme, ata mund të vendosin t’i bëjnë ato si për Zotin. Në këtë mënyrë ata mund të jenë një dëshmi e mirë para prindërve të tyre dhe mund t’i fitojnë ata për Zotin.

3:21 Etërit nuk duhett’i provokojnë për zemërim bijtë e tyre,që të mos i lëshojë zemra. Është interesante që kjo këshillë u drejtohetetërve dhe jo nënave. A nuk tregon kjo se rreziku që ka kryerja e një veprimi të tillë nga një baba është më i madh sesa nëse do të kryhej nga një nënë ? Kelly sugjeron që nënat janë më të prirura për të prishur fëmijët e tyre.

3:22 Nga vargu 22 deri në fund të kapitullit, Fryma e Perëndisë i drejtohetshërbëtorëve ose skllevërve. Është interesante të shohësh vendin e madh që DhR i dedikon skllevërve. Kjo nuk është pa domethënie, por tregon se nuk ka rëndësi se sa i ulët mund të jetë statusi shoqëror i një personi në këtë jetë, ai përsëri mund të zërë vendin më të lartë në jetën e krishtere me anë të besimit në Fjalën e Perëndisë. Ndoshta kjo gjë i referohet gjithashtu paranjohjes së Perëndisë që shumica e të krishterëve do të zinin vende shërbese dhe jo autoriteti. P.sh., në DhR ka shumë pak udhëzime që u drejtohen drejtuesve të kombeve, por ka një këshillë të konsiderueshme për ata që ia kushtojnë jetën e tyre shërbimit për të tjerët. Skllevërit në ditët e Palit zakonisht nuk merrnin ndonjë lloj konsiderate dhe pa dyshim që të krishterët e hershëm u habitën që në këto Letra gjenin një kujdes të veçantë për ta. Kjo gjë tregon se si hiri i Perëndisë arrin tek njerëzit, pa marrë parasysh pozicionin që mund të zënë ata në këtë shoqëri. C. H. Mackintosh shkruan: “Skllavi nuk është nxjerrë jashtë shërbesës së Perëndisë. Duke bërë thjesht detyrën e tij në sy të Perëndisë, ai mund të stolisë doktrinën dhe t’i sjellë lavdi Perëndisë.”

Shërbëtorëve u thuhet t’ubindennë çdo gjëzotërinjve të tyre sipas mishit. Me plot butësi zotërinjve këtu u kujtohet që ata janë vetëmzotërinj sipas mishit. Ata kanë një Zotëri tjetër që është mbi të gjithë dhe që shikon gjithçka që i bëhet çdonjërit prej fëmijëve të Tij më të ulët. Skllevërit nuk duhet të shërbejnë vetëm kur i shohin, sikurse të donin t’u pëlqenin njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë. (Për një shembull të mirë të kësaj në DhV shikoni Zan 24:33.) Zakonisht kur një person shtypet dhe mundohet, ekziston një tundim që të lëshohet në punë duke bërë rolin e përtacit sapo shikon që zotëria i tij nuk është duke e vëzhguar. Por shërbëtori i krishterë do të kuptojë që Zotëria i tij është gjithmonë duke parë dhe pavarësisht se rrethanat mund të jenë shumë të hidhura ai do të punojë si për Zotin.Me thjeshtësinë e zemrës do të thotë që ai do të ketë një motiv të pastër – vetëm për t’i pëlqyer Zotit Jezus.

Është interesante të shohësh që në DhR nuk ka asnjë shprehje ndalimi kundër skllavërisë. Ungjilli nuk i përmbys institucionet shoqërore me anë të revolucionit. Megjithatë, kudo ku ka shkuar ungjilli, skllavëria është çrrënjosur dhe eliminuar. Kjo nuk do të thotë që këto urdhra janë pa kuptim për ne. Gjithçka e thënë këtu mund të zbatohet mjaft mirë ndaj punësuesve dhe të punësuarve.

3:23 Dhe çdo gjë që bëhet duhet të bëhetme dëshirë të mirë (që fjalë për fjalë do të thotë “nga shpirti”)si për Zotin dhe jo për njerëzit. Në çdo formë të shërbesës së krishtere ashtu si edhe në çdo sferë të jetës, ka shumë detyra që njerëzve u duken të papëlqyeshme. S’është nevoja të thuhet, por ne u shmangemi këtyre gjërave. Por ky varg na mëson një mësim tepër të rëndësishëm që shërbesa më e përulur mund të lartësohet dhe të fitojë dinjitet nëse bëhet për Zotin. Kështu pra nuk ka dallim midis një pune të rëndomtë dhe një pune të shenjtë. Gjithçka është e shenjtë. Shpërblimet në qiell nuk do të jenë për sukseset e dukshme apo parësore; ato nuk do të jenë për talente apo për mundësi; por për më tepër për besnikëri. Kështu njerëzit që kanë qenë të padukshëm, atë ditë do të duken mirë nëse kanë përmbushur detyrat e tyre me besnikëri si për Zotin. Dy moto që shpesh janë të varura mbi lavapjatën e kuzhinës janë: “Jo do si do, por në mënyrë triumfuese,” dhe “Shërbesa hyjnore kryhet këtu tre herë në ditë.”

3:24 Zoti është duke mbajtur shënime tani dhe çdo gjë e bërë si për Të tërheq vëmendjen e Tij. “Mirësia e Perëndisë do të paguajë mirësinë e njerëzve.” Ata që kanë pasuri të pakta tokësoredo të marrin shpërblimin e trashëgimisë në qiell. Le të mbajmë mend pra që herën tjetër kur na jepet për të bërë diçka që nuk e pëlqejmë qoftë në kishë, në shtëpi apo në punë; është një dëshmi për Krishtin nëse e bëjmë pa kundërshtime dhe duke u munduar për të bërë më të mirën e asaj që mundemi.

3:25 Pali nuk e cilëson se kë ka në mend në vargun 25. Ndoshta ne do të mendojmë për një zotëri të padrejtë, një zotëri që shtyp shërbëtorët e tij. Ndoshta një shërbëtor i krishterë është ligështuar duke iu bindur kërkesave të tij të padrejta. “S’ka gjë” thotë Pali, “Zoti di gjithçka për të dhe Ai do të kujdeset edhe për gjërat që nuk janë të drejta.”

Por megjithëse kjo pjesë mund të përfshijë zotërinjtë, ajo i është drejtuar kryesisht shërbëtorëve. Një shërbesë e pakujdesshme, vjedhje, hallakatje gjatë kohës së punës ose forma të tjera pasinqeriteti nuk do të lihen pa u vënë re. Nuk ka anësi në Perëndinë. Ai është Zotëria e të gjithëve dhe dallimet që sjellin pengesa përpara njerëzve për Të nuk kanë asnjë kuptim. Nëse skllevërit vjedhin zotërinjtë e tyre (me sa duket siç bëri Onesimus), ata duhet t’i japin llogari Zotit.

4:1 Me logjikë ky varg shkon me vargun e fundit të kapitullit 3.Zotërinjtë duhettë bëjnë atë që është e drejtë dhe e arsyeshme ndaj shërbëtorëve të tyre. Ata nuk duhet t’i privojnë ata nga një pagesë e merituar, por duhet t’i paguajnë mirë për punën që kanë bërë. Kjo u drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë punësuesve të krishterë. Perëndia urren shtypjen e të varfërit, dhe dhuratat e një njeriu që është pasuruar me punë të padrejtë janë të papranueshme nga Zoti. Perëndia thotë në fakt: “Mbajini paratë tuaja; mua nuk më pëlqen mënyra në të cilën i keni fituar ato” (shiko Jak 5:1-4). Zotërinjtë nuk duhet të jenë mendjemëdhenj, por duhet të kenë frikë. Edhe atakanë një Zotëri në qiejt, Një që është i drejtë në të gjitha rrugët e Tij.

Përpara se ta mbyllim këtë pjesë është interesante të vëmë re se si apostulli Pal i ka sjellë këto çështje të jetës së përditshme nën dritën kërkuese të Krishtit në një mënyrë të përsëritshme si më poshtë: (1) Bashkëshortet – siç ka hije në Zotin (v 18). (2) Fëmijët – në mënyrë të pranueshme për Zotin (v 20). (3) Shërbëtorët – duke druajtur Perëndinë (v 22). (4) Shërbëtorët – si për Zotin (v 23).

C. Jeta e Lutjes së Besimtarit dhe Dëshmia me anë të Jetës dhe Fjalës (4:2-6)

4:2 Pali nuk lodhet kurrë së paralajmëruari njerëzit e Perëndisë për të qenë këmbëngulës në jetën e tyre tëlutjes. Padyshim një nga keqardhjet që ne do të kemi kur të shkojmë në qiell do të jetë që ne nuk patëm kaluar më shumë kohë në lutje, veçanërisht kur do të shohim mënyrën në të cilën ishin përgjigjur lutjet tona. Ka shumë mister në lidhje me gjithë subjektin e lutjes, shumë pyetje që nuk mund të marrin përgjigje. Por qëndrimi më i mirë që mund të mbajë një i krishterë është të mos kërkojë të analizojë, të shqyrtojë imtësisht ose të kuptojë misteret e thella të lutjes. Gjëja më e mirë është të vazhdojë të lutet me një besim të thjeshtë, duke lënë mënjanë dyshimet e intelektit.

Jo vetëm që duhettë ngulmojmë në të lutur, por edhe duhettë rrimë zgjuar në të. Kjo menjëherë na kujton ne kërkesën e Zotit Jezus bërë dishepujve në Kopshtin e Gjetsemanit: “Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim.” Ata nuk ishin vigjilentë dhe kështu ranë në gjumë. Ne jo vetëm që duhet të jemi vigjilentë kundër gjumit, por edhe kundër mendimeve hallakatëse, pavërtetësisë dhe padëgjueshmërisë. Gjithashtu duhet të kemi kujdes që të mos na mungojë koha për t’u lutur (Efesianeve 6:18). Dhe lutjet tona duhet të jenëmefalënderim. Ne jo vetëm që duhet të falënderojmë për përgjigjet e lutjeve të mëparshme, por me besim mund ta falënderojmë Perëndinë për lutjet të cilave Ai nuk u është përgjigjur. Guy King bën një përmbledhje të këndshme: “Dashuria e Tij do atë që është më e mira për ne; dituria e Tij di më të mirën për ne; dhe fuqia e Tij arrin atë që është më e mira për ne.” [21]

4:3 Pali kërkon që kolosianët të mos harrojnë të lutenedhe për të, dhe për shërbëtorët e Zotit që janë me të në Romë. Është bukur të vesh re që ai nuk kërkon që të mund të lirohet nga burgu, por për më tepërqë Perëndia të hapë një derë për të për të predikuarfjalën. Apostulli dëshironte që Perëndia të hapte dyer për të. Sa mësim i rëndësishëm është ky për ne! Është shumë e mundshme që ne të vërtitemi për të hapur dyer për veten tonë gjatë shërbesës që bëjmë. Por ky është një rrezik që duhet shmangur. Nëse Zoti hap dyer për ne, atëherë ne mund të hyjmë në to me besim, duke ditur që Ai është duke na drejtuar. Në anën tjetër, nëse ne hapim dyer për veten tonë, nuk mund të jemi të sigurt që jemi në qendër të vullnetit të Zotit dhe shpejt ne mund të përkulemi para mënyrave mishërore për të çuar përpara të ashtuquajturën punë e Zotit. Kërkesa specifike e Palit është qënjë derë për fjalën të mund t’i hapet atijpër të shpallur misterin e Krishtitpër shkak të të cilit edhe ai ishtei burgosur. Misteri i Krishtit në këtë varg i referohet Kishës, dhe veçanërisht atij aspekti që mund të caktohet nga shprehja “Krishti për Johebrenjtë.” Ky ishte aspekti i veçantë i mesazhit të ungjillit që i ishte besuar predikimit të Palit. Ishte për shkak se ai guxoi të sugjeronte se Johebrenjtë mund të shpëtoheshin njësoj si Judenjtë që krerët Judenj ia arritën më në fund qëllimit të tyre për ta dërguar Palin si të burgosur në Romë.

Ka disa që mësojnë që misteri i madh i Kishës iu zbulua Palit gjatë kohës që ai ishte në burg. Prandaj ata vinin theksin mbi “Letrat e Burgut” ndërkohë që dukeshin se nënvlerësonin rëndësinë e Ungjijve dhe librave të tjerë të DhR. Por është e qartë nga ky varg që predikimi i misterit ishte shkaku i burgosjes së tij dhe prandaj duhet t’i jetë zbuluar atij më parë sesa të burgosej.

4:4 Ai është i shqetësuar që të bëjë atëtë njohur, që do të thotë, ta predikojë atë në një mënyrë të qartë që do të kuptohet nga njerëzit. Kjo duhet të jetë dëshira e çdo të krishteri që kërkon ta bëjë Krishtin të njohur. Nuk ka asnjë virtyt në të qenit “i thellë.” Ne duhet të synojmë të arrijmë masën e gjerë të njerëzve dhe për të bërë këtë mesazhi duhet të paraqitet thjesht dhe qartë.

4:5 Të krishterët duhettë ecin me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. Në sjelljen e tyre të përditshme ata duhet të kuptojnë që vëzhgohen me kujdes nga jobesimtarët. Bota është më tepër e interesuar në ecjen tonë sesa në fjalët tona. Në gjuhën e Edgar Guest: “Do të më pëlqente më shumë të shihja një predikim sesa të dëgjoja një çdo ditë.” Kjo nuk do të thotë që i krishteri nuk duhet ta rrëfejë Krishtin me buzët e tij, por çështja është që ecja e tij duhet të korrespondojë me fjalët e tij. Kurrë nuk duhet të thuhet për të, “E folur e lartë, por ecje e ulët.”

Duke shfrytëzuar kohën do të thotë “duke blerë mundësi.” Çdo ditë të jetëve tona ne ndeshemi me mundësi për të dëshmuar me fuqinë shpëtuese të Zotit Jezus Krisht. Kur këto mundësi vijnë, ne duhet të jemi gati për t’i rrëmbyer ato. Fjala “të blejmë” ka në vetvete domethënien që shpesh ka një çmim që përfshihet. Por çfarëdo që të jetë çmimi, ne duhet të jemi gati për të ndarë Shpëtimtarin tonë të çmuar me ata që nuk e njohin Atë.

4:6 E folura jonë duhettë jetë gjithmonë me hir, e ndrequr me kripë që të mund të dimë si t’i përgjigjemi gjithsecilit. Nëse bashkëbisedimi ynë duhet të jetëme hir, ai duhet të jetë i sjellshëm, i përulur dhe sipas shembullit të Krishtit. Duhet të jetë i lirë nga thashethemet, papastërtia, kotësia dhe hidhërimi. Shprehjae ndrequr me kripë mund të ketë një sërë domethëniesh. Disa komentues mendojnë që megjithëse gjuha jonë duhet të jetë e hijshme, duhet të jetë në të njëjtën mënyrë e ndershme dhe pa hipokrizi. Disa të tjerë mendojnë se kripa është ajo që rrit shijen dhe kështu Pali është duke thënë që biseda jonë nuk duhet të jetë kurrë monotone, e mërzitshme ose e pajetë, por gjithmonë duhet të jetë e vlefshme dhe me përfitim. Lightfoot thotë që shkrimtarët paganë e përdornin “kripën” si një figurë letrare për të shprehur “zgjuarsinë.” Pali e ndryshon zgjuarsinë në dituri. Ndoshta mënyra më e mirë për të përshkruar këtë shprehje është të studiosh gjuhën e Zotit Jezus. Gruas që ishte kapur në imoralitet Ai i tha: “As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më.” Këtu ne kemi hirin dhe kripën. Para së gjithash, hirin “as unë nuk të dënoj” pastaj kripën”shko dhe mos mëkato më.” Pastaj përsëri Zoti Jezus i tha gruas tek pusi i Jakobit: “Më jep për të pirë…Shko, thirr burrin tënd.” E para flet për hirin, ndërsa e dyta na kujton më shumë kripën.

Që të dini se si duhet t’i përgjigjeni gjithsecilit. Ndoshta apostulli Pal këtu është duke menduar veçanërisht për Gnostikët që erdhën tek Kolosianët me doktrinat e tyre për bindje. Ata duhet të ishin gati për t‘iupërgjigjur këtyre mësuesve të rremë me fjalë zgjuarsie dhe besimi.

D. Një shikim i shpejtë mbi disa prej shokëve të Palit (4:7-14)

4:7 Tikiku me sa duket ishte i pari që u zgjodh nga Apostulli Pal për të çuar këtë Letër nga Roma për në Kolose. Maclaren tregon sesa i mahnitur do të kishte qenë Tikiku nëse do t’i ishte thënë që “këto pjesë pergamenti do të mbijetonin mbi gjithë salltanetet e ekspozuara të qytetit, dhe që emri i tij, meqenëse ishte shkruar në to, do të bëhej i njohur deri në fund të kohërave në të gjithë botën.”

Pali këtu i siguron të shenjtët që kur Tikiku do të mbërrinte mes tyre do t’jutregontegjithçka në lidhje me punët e apostullit. Përsëri është diçka shumë e këndshme të shohësh kombinimet e titujve që Pali i jep këtij vëllai. Ai e quan atënjë vëlla të dashur,shërbëtor besnik dhe shok i tij në shërbimin e Zotit. Tituj të tillë janë për t’u pasur zili shumë më shumë sesa emrat kishtarë që u jepen zyrtarëve të kishës sot!

4:8 Udhëtimi i Tikikut për në Kolose do të shërbente për dy qëllime. Para së gjithash, ai do t’u jepte të shenjtëve një raport të mirë rreth Palit dhe shokëve të tij në Romë, dhe gjithashtu ai do tëngushëllonte zemrat e Kolosianëve. Përsëri këtu fjala ngushëlloj përmban më tepër idenë e “forcimit” ose “inkurajimit” (shiko 2:2) sesa të ngushëllimit të vërtetë. Shërbesa e tij ndaj tyre do të kishte efektin e të ndihmuarit ndaj mësimeve të rreme që kanosnin ata në atë kohë.

4:9 Përmendja e emritOnesim sjell para syve tanë historinë e dashur që është shpalosur në letrën që Pali i ka dërguar Filemonit. Onesimi ishte skllavi që u përpoq t’i shpëtonte ndëshkimit duke u arratisur në Romë. Në një mënyrë që ne nuk e dimë ai kishte rënë në kontakt me Palin i cili e kishte drejtuar atë tek Krishti. Tani Onesimi do të kthehej tek zotëria i tij Filemoni në Kolose. Ai do të çonte letrën e Palit tek Filemoni ndërkohë që Tikiku do të shpinte letrën tjetër në kishën e Koloseut. Përfytyroni gëzimin e besimtarëve në Kolose kur këta dy vëllezër do të mbërrinin me letrat e Palit! Padyshim që ata do të kishin qëndruar deri natën vonë duke bërë pyetje përreth kushteve në Romë dhe duke dëgjuar për kurajon e Palit në shërbesën e Shpëtimtarit të tij.

4:10 Nuk dihet shumë përrethAristarkut përveç asaj që ai ishte arrestuar më parë për shkak të shërbesës së tij për Zotin, siç shkruhet në Veprat e Apostujve 19:29. Tani ai ështëi burgosur së bashku me Palin në Romë.

Marku këtu përshkruhet si kushëriri i Barnabas. Ky i ri kishte filluar të shërbente me Palin dhe me Barnaban në punët misionare. Për shkak të gabimit të tij, Pali kishte vendosur që ai të qëndronte në shtëpi, por Barnaba ngulte këmbë për ta marrë atë me vete. Kjo gjë ishte shkak i një fërkimi midis dy punëtorëve të vjetër. Megjithatë, është një lajm i mirë të mësosh që gabimi i Markut nuk ishte përfundimtar dhe ai tani është përtërirë duke fituar besimin e Palit të dashur.

Nëse Marku do të vizitonte Koloseun, të shenjtëve aty u ishte thënë qëta mirëprisnin. Shprehjapër të cilin keni marrë mësimin, nuk nënkupton me domosdoshmëri që Kolosianët kishin marrë më parë udhëzime në lidhje me Markun. Mund t’i referohet udhëzimeve që Pali është duke u dhënë atyre në këtë letër: po të vijë te ju, ta mirëprisni. Koha e shkuar e foljes “keni marrë”, thjesht mund të nënkuptojë faktin që kur Kolosianët ta lexojnë këtë Letër, ata do të kenë marrë udhëzime rreth tij. Përmendja e Markut, shkruesit të Ungjillit të Dytë, na kujton ne që ne të gjithë jemi duke shkruar një ungjill nga dita në ditë:

Në të gjithë shkruajmë një ungjill, një kapitull çdo ditë,

me anë të veprave, pamjeve, pëlqimeve, gjërave që themi,

veprimet tona na tradhtojnë – fjalët plot besim

dhe të vërteta –

thonë, “Çfarë është ungjilli sipas teje?”

4:11 Një bashkëpunëtor tjetër i Palit është Jezusi, i quajtur Just. Në atë kohëJezus ishte një emër i zakonshëm, ashtu siç është ende në disa vende. Në Greqisht është emri ekuivalent i emrit në Hebraisht “Joshua.” Pa dyshim që ky njeri ështëquajtur Just nga shokët e tij të krishterë, pasi ata nuk ndiheshin rehat që dikush të kishte të njëjtin emër me Birin e Perëndisë.

Të tre këta burra për të cilët u fol më lart ishin Judenj të kthyer. Në të vërtetë ata ishintë vetmit tre me prejardhje Judenje që ishinbashkëpunëtorë me Palinpër mbretërinë e Perëndisë, burra që kishinprovuar se ishin një ngushëllim për të.

4:12 Ndërkohë që Pali është duke e mbyllur letrën e tij,Epafrau i kujton atij që të dërgojë edhe përshëndetjet e tij personale tek të shenjtët e dashur në Kolose. Epafrau, i lindur në Kolose, ishte duke i kujtuar vazhdimisht besimtarëtnë lutjet e tij, duke i kërkuar Zotit që ata të mundtë qëndronin të përsosur dhe të përkryer në të gjithë vullnetin e Perëndisë.

4:13 Pali jepdëshmi për faktin Epafrai luftonte në lutje jo vetëm për ata në Kolose, por gjithashtu edhe për të krishterëtnë Laodice dhe në Hierapolis. Ky njeri interesohej personalisht për njerëzit e Perëndisë me të cilët ishte njohur. Padyshim që ai kishte një listë të gjatë lutjeje, dhe nuk do të ishte habi që ai i kujtonte të gjithë çdo ditë në lutjet e tij, “Ai lutet shumë për ju gjatë gjithë kohës, që ju të qëndroni të fortë, të pjekur në besim dhe plotësisht të përkushtuar për të bërë vullnetin e Perëndisë” (NEB).

4:14 Tani Pali dërgon përshëndetjet ngaLluka mjeku i dashur dhe Dema. Këtu ne kemi një studim në kontrast.Lluka kishte udhëtuar me Palin mjaft dhe ka mundësi që t’i ketë shërbyer atij si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht gjatë kohëve të sëmundjes, persekutimeve dhe burgosjeve.

Dema, në anën tjetër, kishte vazhduar me apostullin për pak kohë, por më në fund ishte e domosdoshme për apostullin për të thënë: “Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki” (2 Tim. 4:10)

E. Përshëndetje dhe Udhëzime (4:15-18)

4:15 Tani përshëndetjet u dërgohenvëllezërve që janë në Laodice, Ninfës dhe kishës që është në shtëpinë e tij. Ne lexojmë përsëri për kishën në Laodice në Zbulesa 3:14-22. Kisha atje u bë e vakët përsa i përket gjërave të Perëndisë. Ajo u bë shumë materialiste dhe e vetkënaqur. Duke menduar që çdo gjë ishte mirë, njerëzit nuk mendonin për lakuriqësinë e tyre. Dorëshkrimet ndryshojnë përsa i përket Ninfës këtu, nëse ishte një burrë apo një grua. Por është e mjaftueshme të vihet re që në atë shtëpi në Kolose kishte një kishë. Në ato ditë të krishterët nuk kishin godina siç kemi ne sot. Megjithatë, shumica jonë janë të një mendjeje përsa i përket mendimit që fuqia e Perëndisë në një kishë lokale është shumë më e rëndësishme sesa një godinë e përshtatshme dhe e mobiluar mirë. Fuqia nuk varet mbi këto të fundit, kishat luksoze shpesh janë një pengesë ndaj fuqisë.

4:16 Dhe mbasi të jetë lexuar kjo letër në Kolose, duhet të dërgohej në kishën e Laodikasve që të lexohej edhe atje. Padyshim që kjo gjë është bërë, por nga ajo që mësojmë në Zbulesën 3, duket sikur Laodikasit nuk ia vunë veshin mesazhit të kësaj letre, të paktën në një mënyrë të vazhdueshme.

Pali gjithashtu udhëzon qëletra e Laodices të lexohet edhe në Kolose. Nuk e dimë se për kë letër bëhet fjalë. Disa besojnë që këtu flitet për letrën drejtuar Efesianëve. Disa dorëshkrime të vjetra nuk i kanë fjalët “në Efes” në Efesianëve 1:1. Kjo i ka bërë komentuesit të mendojnë që Letra e Efesianëve mund të ishte një letër që ishte shkruar për t’u lexuar në kisha të ndryshme, si ajo në Efes, në Laodice dhe në Kolose. Kjo pikëpamje mbështetet edhe nga fakti që shumë pak referenca personale janë bërë nëEfesianëve nëse kjo e fundit krahasohet me letrën drejtuar Kolosianëve. [22]

4:17 Arkipit i thuhet të ketë kujdes shërbesën që mori në Zotin dhe ta plotësojë atë. Përsëri këtu, ne nuk kemi një informacion të dhënë saktë se kujtshërbese i drejtohet Pali. Shumë kanë besuar qëArkipi ishte i biri i Filemonit dhe që ishte aktiv në kishën në Kolose. Vargu do të kishte më shumë kuptim për ne nëse do të supozonim që emri ynë është Arkip dhe nëse do të dëgjonim Frymën e Perëndisë duke thënë:“Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh.” Secilit nga ne i është dhënë një shërbesë nga Zoti dhe një ditë ne do të na kërkohet një llogari për atë që kemi bërë me të.

4:18 Në këtë pikë apostulli mori lapsin nëdorën e tij dhe shkroipërshëndetjen e mbylljes me emrin e tij JohebrePal. Padyshim që kur ka bërë këtëprangat në duart e tij provonin një vështirësi në të shkruar, por kjo e kujtoi atë për t’u thënë kolosianëve:Kujtoni prangat e mia. “Tingulli i penës dhe i prangave së bashku është shenja përfundimtare që tregon se prangat e predikuesit nuk mund ta lidhin Fjalën e Perëndisë.” [23] Më pas ai e ka mbyllur letrën me fjalëtHiri qoftë me ju. Amen. A. T. Robertson shkruan: “nuk ka fjalë më të pasur sesa fjala “hir,” pasi kjo fjalë mbart në vetvete gjithë dashurinë e Perëndisë që shihet në dhënien e Birit të Tij për ne.” [24]Amen.

SHËNIME
[4] (1:5) J. B. Lightfoot,Saint’s Paul Epistles to the Colossians and to Philemon, p 134.

[5] (1:6) Të dy tekstet NU dhe M shtojnë “e rritet.”

[6] (1:11) A. S. Peake,“Colossians,” The Expositor’s Greek Testament, III:499.

[7] (1:14) Fjalët “me anë të gjakut të Tij” shfaqen përfundimisht në paragrafin parallel në Efesianëve 1:7, por këtu ato nuk janë as në dorëshkrimet greke (NU) që është më i vjetri dhe as në (M).

[8] (1:18) Alfred Mace.

[9] (1:19)Forma e fortë e fjalësoikeo e përdorur këtu (katoikeo) ka kuptimin të rehatohesh apo të jesh si në shtëpinë tënde.

[10] (1:22) Charles R. Erdman.Epistle of Paul to the Colossians and Philemon, p 46.

[11] (1:23) Gjuha Greke ka dy fjalë për “në qoftë se” (ei dheean) si dhe disa ndërtime gramatikore për të përcaktuar tipin e kushtit të shkrimtarit apo të folësit. Këtu fjalaei meepimenete tregues është një kusht i klasit të parë (Pali e ka të sigurt që ata do të vazhdojnë).

[12] (1:23) Pridham, dokumentacion jo në dispozicion.

[13] (2:2) Alfred Mace, dokumentacion jo në dispozicion.

[14] (2:9 Marvin Vincent,Word Studies in the New Testament. II:906.

[15] (2:14) F. B. Meyer, dokumentacion jo në dispozicion.

[16] (2:18) Fjalanuk është lënë jashtë në tekstin NU, por domethënia përfundimtare është pothuajse e njëjtë. Nëse ata panë apo jo ndonjë gjë, gjithçka ishte një boshllëk mishëror.

[17] (3:2) Robertson,Intellectuals, p. 149.

[18] (3:2) F. B. Hole, Paul’s Epistles, Volume Two, p. 105.

[19] (3:11) J. C. Ryle,Holiness. Pp. 436, 455.

[20] (3:12)W. E. Vine,Expository Dictionary of New Testament Words, p. 56.

[21] (4:2) Guy King,Crossing the Border, p. 111.

[22] (4:16) Në anën tjetër, përderisa Pali kaloi tre vjet në Efes, ai mund të kishte njohur aq shumë njerëz atje saqë do të ishte një gjë e rastësishme të zgjidhje një grusht njerëzish nga frika se mos ofendoheshin të tjerët.

[23] (4:18)New Bible Commentary, p. 1051.

[24] (4:18) Robertson,Intellectuals, p. 211.

BIBLIOGRAFI

(Kolosianëve dhe Filemonit)

Carson, Herbert M.The Epistles of Paul to the Colossians and to Philemon. Grand Rapids:Wm. B. Erdmans Publishing Co. 1960.

English, E. Schuyler.Studies in the Epistle to the Colossians. New York: Our Hope Press, 1944.

Erdman, Charles R.Epistles of Paul to the Colossians and Philemon. Philadelphia: Westminister Press, 1933.

King, Guy.Crossing the Border, London: Marshall, Morgan and Scott, Ltd. 1957.

Lightfoot, J. B.Saint Paul’s Epistle to the Colossians and to Philemon. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, reprint of 1897 edition by MacMillan.

Maclaren, Alexander. “Colossians and Philemon,” The Expositor Bible. London: Hodder and Stoughton 1888.

Nicholson, W. R.Popular Studies in Colossians: Oneness with Christ. Grand Rapids: Kregel Publications, 1903.

Peake, Arthur S. “Colossians” The Expositor’s Greek Testament. Vol. 3. Grand Rapids: Wm. B. Erdmans Publishing Co. 1961.

Robertson, A. T.Paul and the Intellectuals. Nashville: Sunday School Board of the Southern Baptist Convention, 1928.

Rutherfurd, John.St. Paul’s Epistles to the Colossae and Laodicea. Edinburg: T & T Clark, 1908.

Sturz, Richard.Studies in Colossians and Philemon. Grand Rapids: Baker Book House, 1973.

Vine, W. E.The Epistle to the Philippians and Colossians. London: Oliphants, 1955.