Vend lumenjsh dhe rrjedhash të gjera uji

Charles Spurgeon

«Zoti në madhështinë e tij do të jetë për ne një vend lumenjsh dhe rrjedhash të gjera uji» (Isaia 33:21).

Lumenjtë e gjerë dhe përrenjtë i japin tokës pjellori dhe begati. Vendet afër lumenjve të gjerë janë të shquar për larminë e bimëve të tyre dhe për korrjet e bollshme të tyre. Perëndia është e gjitha kjo për Kishën e tij. Duke patur Perëndinë ajo [Kisha] ka bollëk. Çfarë mund të kërkojë ajo që ai nuk do t’ia japë? Çfarë nevoje mund të përmendë ajo që ai nuk do ta sigurojë? «Zoti i ushtrive do t’ju përgatisë tërë popujve mbi këtë mal një banket me gjellë të shijshme». A doni bukën e jetës? Ajo bie si mana nga qielli. A doni përrenj flladitës? Shkëmbi ju ndjek dhe ky Shkëmb është Krishti. Nëse iu mungon ndonjë nevojë, është faji juaj; nëse jeni të kufizuar nuk jeni të kufizuar në të, por në të përbrendshmet tuaja. Lumenjtë e gjerë dhe përrenjtë na drejtojnë edhe te tregtia. Zoti ynë i lavdishëm është për ne një vend i shkëmbimeve tregtare. Përmes Shpengimtarit tonë ne kemi shkëmbime me të kaluarën; pasuria e Kalvarit, thesaret e besëlidhjes, pasuritë e ditëve të lashta të zgjedhjes, depot e përjetësisë, të gjitha vijnë drejt nesh nëpër përroin e gjerë të Zotit tonë të hirshëm. Ne kemi shkëmbime, gjithashtu, edhe me të ardhmen. Çfarë galerash, të ngarkuara në sjakin e ujërave, vijnë drejt nesh nga mijëvjeçari! Çfarë vegimi kemi për ditët e qiellit mbi tokë! Përmes Zotit tonë të lavdishëm ne kemi shkëmbime edhe me engjëjt; përbashkësi me frymërat e shndritshme të lara në gjak, që këndojnë para fronit; jo vetëm kaq, por akoma më mirë, ne kemi përbashkësi me vetë atë që është i Pafund. Lumenjtë e gjerë dhe përrenjtë kanë veçanërisht si qëllim të përçojnë idenë e sigurisë. Lumenjtë ishin prej së lashti një mbrojtje. Oh! i dashur, çfarë mbrojtje është Perëndia për Kishën e tij! Djalli nuk mund ta kalojë këtë lumë të gjerë të Perëndisë. Sa do të donte ai që ta ndryshonte rrjedhën, por mos druani, pasi Perëndia qëndron në mënyrë të pandryshueshme i njëjti. Satani mund të na shqetësojë, por ai nuk mund të na shkatërrojë; asnjë galerë me rrema nuk do ta pushtojë lumin tonë, as anijet e forta nuk mund të kalojnë atje.

–C.H. Spurgeon, «Mëngjes dhe Mbrëmje», Lexim devocional për 24.11.09).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *