Tingulli i fjalëve, «edhe ky vit», bën që disave prej nesh t’u kujtohen vitet e mëshirës së madhe, gëzimit dhe vështrimit plot ngazëllim. A ishin vendosur ato vite para këmbëve të Zotit? Ato ngjanin me kambanat e argjendta mbi kuaj – a ishin ato «shenjtëri për Zotin?» Nëse jo, si do të mbajmë përgjegjësi për të nëse «edhe ky vit» është melodi me mëshira të lumtura dhe prapëseprapë harxhohet nëpër rrugët e pakujdesisë? Të njëjtat fjalë na kujtojnë disave prej nesh vitet e pikëllimit të thellë kur ishim vërtet të gërryer dhe të plehëruar. Si shkuan ato vite? Perëndia po bënte gjëra të mëdha për ne, duke treguar një punim të kujdesshëm dhe me harxhe, duke u kujdesur për ne me një kujdes tepër të madh dhe të mençur – a e shpërblyem sipas të mirave që morëm? A u ngritëm nga krevati më të duruar dhe më të butë, të shkëputur nga bota dhe të bashkuar me Krishtin? A sollëm vile rrushi për të shpërblyer ndreqësin e vreshtit? Le të mos i kundërshtojmë këto pyetje vetëekzaminimi, sepse mund të ndodhë që edhe ky vit të jetë një nga ato vitet e robërisë, një stinë tjetër e kaldajës dhe poçit që rafinon! Dhëntë Zoti që mundimi i ardhshëm të heqë më shumë kashtë nga ne sesa rastet e kaluara – dhe të lërë grurin më të bardhë dhe më të mirë. Viti i ri na kujton edhe mundësitë për dobishmëri që kanë ardhur e shkuar – dhe për vendimet e paplotësuara që kanë çelur vetëm për t’u fishkur. A do të jetë «edhe ky vit» si ata që kanë shkuar më përpara? […] Duke vështruar tani të kaluarën ne vajtojmë për marrëzitë nga të cilat nuk duam që të robërohemi «edhe këtë vit» dhe ne admirojmë mëshirën që fal, providencën që mbron, bujarinë që nuk mbaron, dashurinë hyjnore ku shpresojmë të jemi pjesëmarrës «edhe këtë vit».
(Çarls Spërxhën, Fragment nga predikimi «Për Vitin e Ri»), 1879)