Pjesa te Isaia është drejt e në temë në lidhje me komunikimin me të vdekurit. «Në rast se ju thuhet: ‘Këshillohuni me mediumet dhe me magjistarët, që murmuritin dhe pëshpëritin’, përgjigjuni: ‘A nuk duhet një popull të konsultojë Perëndinë e tij? A duhet, vallë, t’u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?’» (Isaia 8:19-20). Fatkeqësisht, kjo nuk i ka ndaluar individë si Rik Xhojneri (Rick Joyner) nga raportimi i takimeve të tilla dhe, më keq nga të gjitha, ka edhe paturpësinë se na paska takuar «Palin» që i ka thënë gjëra që i kundërshtojnë të dhënat e Shkrimit.
Për shembull, në librin e tij, «Thirrja», Xhojneri raporton një shëtitje në qiell ku ai takon Apostullin Pal të ulur në një fron. Xhojneri flet për nderin që pati kur u takua me Palin, por apostulli i thotë me të shpejtë Xhojnerit që nderi duhet të jenë në fakt i tiji, pasi është ai që është i përfshirë në «betejën e fundit». Duke shkuar më tej, Pali «rrëfen» se ai «…nuk arriti të bënte atë që ishte thirrur të bënte» (Joyner, «Thirrja», fq. 131-133). Kjo vështirë që të pajtohet me fjalët e Palit: «Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin» (2 Timoteut 4:7).