Gjërat që do të ndodhin për së shpejti (Zbulesa 4-5)

Ne arrijmë tani te ndarja e tretë kryesore e Zbulesës. Tre kapitujt e parë përshkruanin epokën e kishës që nga koha e apostujve deri te Rrëmbimi. Duke filluar me këtë kapitull, tema është “gjërat që do të ndodhin për së shpejti”.

Gjendet një pushim i qartë midis kapitullit 3 dhe 4. Duke filluar që këtu e në vazhdim, kisha nuk përmendet më që ndodhet mbi tokë. Çfarë i ka ndodhur pra asaj? Ne besojmë se ajo u mor në qiell nga Zoti në fund të kapitullit të 3-të.

Sapo shenjtorët të jenë zhvendosur në qiell, Zoti do të rifillojë marrëveshjet e Tij me Izraelin. Më pas do të fillojë Mundimi. Kjo është një periudhë shtatëvjeçare në të cilën Zoti merret me popullin jude për shkak të mospranimit të tyre të Mesias. Ata që kthehen te Krishti gjatë Mundimit do të shpëtohen për të hyrë në mbretërinë e lavdishme mbi tokë, ndërsa ata që nuk e pranojnë Atë do të shkatërrohen.

Një numër i madh hebrenjsh do të kthehen në vendin e Izraelit me mosbesim në fillim të Mundimit (Eze. 36:24, 25). Fuqia botërore romake do të arrijë në një marrëveshje me izraelitët, duke u siguruar atyre liri adhurimi (Dan. 9:27). Në fakt, periudha e parë prej 3 vjet e gjysmë të Mundimit do të jetë relativisht të qetë. Zoti Jezus i përshkroi këto vite te Mateu 24:4-14.

Në mes të Mundimit, një figurë adhuronjëse do të vendoset në tempull në Jerusalem dhe njerëzit do të urdhërohen që ta adhurojnë përndryshe do të vriten (Mt. 24:15). Kjo do të japë sinjalin e fillimit të Mundimit të Madh, Kohës së Ankthit të Jakobit, një periudhë vuajtjesh që bota nuk e ka njohur dhe as nuk do ta njohë (Mt. 24:21).

Kapitulli 4 na njeh me fillimin e Mundimit. Skena e parë ndodh në qiell, ku Gjonit i është dhënë një vizion i lavdisë së Perëndisë. Herë pas here Zoti iu dha profetëve të Tij një vizion të lavdisë së Tij, përpara se t’i lejonte ata të profetizonin të ardhmen (Isa. kap. 6; Eze. kap. 1). Në kapitullin e parë Gjoni pa lavdinë e Krishtit, para se të lejohej të mbante shënim historinë e ardhme të kishës. Tani atij i është dhënë një vizion i Perëndisë përpara se ai të mësojë gjykimet që do të hidhen mbi Izraelin mosbesues dhe johebrenjtë.

A. Vizioni i fronit të Perëndisë (Kapitulli 4)

4:1 Zëri që e fton Gjonin në qiell është zëri i Krishtit (shih v10-20). Shumë studiues të Biblës besojnë se hyrja e Gjonit në qiell është një pikturë e kishës që merret në shtëpi për të qenë bashkë me Zotin në këtë kohë (1 Thes. 4:13-18 dhe 1 e Korintasve 15:51-53). Zoti Jezus premton t’i tregojë Gjonit gjërat që duhet të ndodhin pas këtyre gjërave. Këto fjalë janë të ngjashme me pjesën e fundit të Zbulesa 1:19 dhe mbështesin përdorimin e atij vargu si një përmbledhje e librit.

4:2, 3 Fryma e Shenjtë e pushton Gjonin në një mënyrë të veçantë dhe ai shikon menjëherë Perëndinë e përjetshëm të ulur mbi fronin e Tij në madhështi dhe shkëlqim.

Disa, duke ndjekur shumicën e dorëshkrimeve (M), i lënë jashtë fjalët “Dhe ai që ishte ulur”, duke bërë që diaspri dhe sardi të përshkruajnë më tepër fronin sesa Zotin. Megjithatë, këta gurë të çmuar mund të përshkruajnë edhe Vetë Zotin. Në gjoksoren e Kryepriftit, diaspri përfaqësonte Rubenin, të parëlindurin e Jakobit, dhe sardi përfaqësonte Beniaminin, birin e fundit të lindur. Emri Ruben do të thotë “biri i krahut tim të djathtë”. Uolvurdi (Walvoord) i kupton të dy gurët sikur ata përfshijnë të gjithë gurët e tjerë, duke përshkruar të gjithë popullin e Perëndisë, dhe Personin mbi fron si Perëndinë në marrëdhënie me popullin e Izraelit{{1}}.

Ylberi, me sa duket një rreth me dritë të gjelbër, që i ngjante një smeraldi, është një siguri që Perëndia do të mbajë besëlidhjet e Tij, pavarësisht nga gjykimi i ardhshëm.

4:4 Ne s’mund të themi me siguri se kush janë të njëzet e katër pleqtë. Ata janë kuptuar në mënyra të ndryshme: si qenie engjëllore; si njerëzit e shpenguar, qoftë të DhV, qoftë të DhR; dhe vetëm si shenjtorët e DhR. Fakti që ata janë me kurora dhe të vendosur në fron sugjeron se ata janë shenjtorë që kanë qenë gjykuar dhe shpërblyer.

4:5 Është e qartë se froni këtu është një fron gjykimi, me vetëtimat, bubullimat dhe zërat e tij të llahtarshëm. Shtatë llambat e ndezura përfaqësojnë Frymën e Shenjtë në plotësinë dhe madhështinë e Tij. Është vetëm një Frymë e Perëndisë, por shtata përfaqëson përsosmëri dhe plotësim.

4:6 Deti i qelqtë që i ngjante kristalit na tregon se froni ndodhet në një vend që është i pashqetësuar nga lëkundja nervoze dhe e papërmbajtur e kësaj bote, ose nga kundërshtimi i të ligut, që janë si një det i trazuar.

Te froni ndodheshin katër qenie të gjalla, që ishin plot me sy përpara dhe prapa. Kjo flet për qartësinë, gjerësinë dhe thellësinë e vizionit.

4:7, 8 Katër qeniet e gjalla janë të vështira për t’u identifikuar. Gjithçka që mund të themi me siguri është se ato janë qenie të krijuara sepse ato adhurojnë Perëndinë. Ato duken se janë një ndërthurje e kerubinit në Ezekieli 10 dhe serafinit në Isaia 6. Vargu 7 përshkruan kerubinin dhe vargu 8 përfytyron serafinin. Këto qenie engjëllore janë mbrojtës të fronit të Perëndisë. Kerubini duket se ka lidhje me gjykim përvëlues dhe serafini me pastrim përvëlues.

Përshkrimi në vargun 7 shkon paralelisht me mënyrën se si është paraqitur Krishti në ungjijtë:

luan Mateu – Mbret;
viç ose ka – Marku – Shërbëtor;
njeri – Luka – Biri i Njeriut;
shqiponjë – Gjoni – Biri i Perëndisë.
Qeniet e gjalla këndojnë pa pushim për shenjtërinë dhe përjetësinë e Perëndisë. Në të vërtetë në shumë dorëshkrime fjala i shenjtë këtu gjendet nëntë herë, një provë e fuqishme për doktrinën e trinitetit.

4:9, 10 Sa herë që qeniet e gjalla e adhurojnë të Vetmin të përjetshëm që rri ulur mbi fron . . . të njëzet e katër pleqtë gjunjëzohen, adhurojnë Perëndinë e përjetshëm dhe i hedhin kurorat e tyre përpara fronit.

4:11 Adhurimi i tyre e pranon Zotin si të denjë për lavdi dhe nder dhe fuqi, sepse Ai i krijoi të gjitha gjërat, dhe nëpërmjet vullnetit të Tij ato ekzistojë.

Vizioni na përgatit për atë që do të pasojë. Perëndia është parë si Sundimtari i Plotfuqishëm i gjithësisë, i ulur mbi fronin e lavdisë së Tij, i rrethuar nga krijesa që e adhurojnë dhe gati për të dërguar gjykim mbi tokën.

B. Qengji dhe libri i vulosur me shtatë vulat (Kapitulli 5)

5:1 Perëndia është parë duke mbajtur një libër [një rrotull] i cili kishte shtatë vula që e lidhnin atë. Rrotulla përmban një regjistrim të gjykimeve që duhet të bien mbi tokë përpara se Zoti Jezus të vendosë mbretërinë e Tij.

5:2, 3 Një engjëll i fuqishëm bën një thirrje për ndonjë që mund të jetë i denjë të hapë librin dhe të thyejë vulat, një nga një. Por nuk u gjend kurrkush i përshtatshëm, qoftë qenie qiellore, tokësore, apo nëntokësore, që ta hapë atë apo që ta lexojë. Asnjë engjëll, njeri apo demon nuk ka urtësinë dhe njohurinë për të kryer gjykim.

5:4 Gjoni qau shumë kur u duk se nuk qe gjetur asnjë i denjë. A donte të thoshte kjo se padrejtësitë e tokës nuk do të rregullohen, se të drejtëve nuk do t’u jepet e drejta, se i ligu nuk do të ndëshkohet? A donte të thoshte kjo se mbretëria nuk do të vinte sepse plani i pastrimit të nevojshëm të tokës do të prishej?

5:5 Një nga pleqtë e ngushëlloi Gjonin me lajmin e gëzuar që Luani i fisit të Judës, Rrënja (Krijuesi dhe Paraardhësi) i Davidit, ishte i aftë që të hapë librin, të thyejë vulat, dhe kështu të hedhë gjykimet. Jezusi është i aftë për të qenë Gjykatësi përmes urtësisë së Tij të pafund, përmes një vendimi hyjnor (Gjoni 5:22, 27), përmes përsosmërisë së Tij vetjake dhe përmes veprës së Tij në Kalvar.

Në Zbulesë Zoti ynë është paraqitur edhe si Qengj, edhe si Luan. Si Qengji i Perëndisë, Ai është Qengji i vetëm i flijimit, duke marrë mbi Vete mëkatet e botës. Si Luani, Ai është Gjykatësi që ndëshkon armiqtë e Tij. Në Ardhjen e Tij të Parë Ai ishte Qengji. Në Ardhjen e Tij të Dytë Ai do të jetë Luani.

5:6 Kur Gjoni pa, ai vështroi fronin të rrethuar nga të katër qeniet e gjalla dhe pleqtë.mes qëndronte një Qengj i vogël që dukej si i sapotherur. Qengji kishte shtatë brirë (plotfuqishmëri) dhe shtatë sy (gjithëditshmëri). Zotërimi i Tij i të shtatë Frymërave të Perëndisë na kujton se Zoti Jezus ishte i pajisur me masën e plotë të Frymës së Shenjtë (Gjoni 3:34b). Të shtatë Frymërat e Perëndisë të dërguar në gjithë dheun nënkuptojnë gjithëpranishmëri.

5:7, 8 Sapo Qengji e mori rrotullën gjykuese nga dora e djathtë e Perëndisë Atë, qeniet e gjalla dhe pleqtë u gjunjëzuan përpara Qengjit. Secili kishte një qeste dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, që përfaqësonin lutjet e shenjtorëve, ndoshta lutjet e dëshmorëve që i bënin thirrje Perëndisë për t’u hakmarrë për gjakun e tyre (Zbulesa 6:10). Megjithëse ata i mbanin në dorë lutjet, nuk ka ndonjë sugjerim se ata i paraqitën ato para Perëndisë, apo që ata kishin ndonjë pjesë në të përgjigjurit e tyre.

5:9, 10këngën e tyre të re ata i brohoritën Qengjit si të denjë për të kryer gjykimin për shkak të veprës së Tij shpenguese në kryq. Na del një pyetje nëse e përfshin apo jo veten midis të shpenguarve (“na bleve te Perëndia”), apo nëse duhet të lexohet, si në disa versione, “dhe me gjakun tënd bleve për Perëndinë nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb”{{2}}.

Përveç shpengimit, Zoti i ka bërë besimtarët mbretër{{3}} dhe priftër për ta adhuruar Atë, për të dëshmuar për Të dhe për të mbretëruar me Të mbi dheun mijëvjeçar.

5:11 Kori u zgjerua kur shumë engjëj iu bashkuan qenieve të gjalla dhe pleqve, një kor që përfshinte miliona, ndoshta miliarda, ku të gjithë i ngjanin një harmonie të përsosur.

5:12 Nderimi i tyre është një nderim që besimtarët do ta këndojnë gjatë gjithë përjetësisë. “I denjë është Qengji që u ther, të marrë:

fuqinë – mbi jetën time, kishën, botën, gjithësinë;
pasurinë – gjithë argjendin dhe arin tim;
diturinë – aftësitë e mia intelektuale më të mprehta;
forcën – forcën time fizike në shërbim të Tij;
nderin – një dëshirë e vetme dhe e pastër për ta lartësuar Atë në të gjitha rrugët e mia;
lavdinë – e gjithë jeta ime të jetë e përkushtuar për të lavdëruar Atë;
bekimin” – Atij të gjitha fuqitë e mia të lëvdimit.
5:13 Tani muzika bëhet një diapazon, një shpërthim i thellë dhe i plotë kënge të harmonishme. Çdo krijesë . . . në qiell dhe mbi dhe bashkohet duke e mbushur me bekime, nder, lavdi dhe forcë në përjetësi Perëndinë Atë dhe Qengjin.

Ky varg shkon paralelisht me Filipianeve 2:10 dhe 11, i cili këmbëngul që çdo gju të përkulet në emrin e Jezusit dhe çdo gjuhë ta rrëfejë Atë Zot. Nuk është përmendur as ndonjë kohë e caktuar, por pa dyshim që ajo do të ndodhë pasi të shpëtuarit të jenë ngjallur për jetën e përjetshme dhe pasi të pashpëtuarit të jenë ngjallur për gjykim të përjetshëm. Tashmë besimtarët do ta kenë njohur Jezusin si Zot; jobesimtarët do të detyrohen ta nderojnë Atë. Nderimi i përbotshëm ndaj Atit dhe Birit është një fakt i sigurt.

5:14 Pjesa e fundit! Ndërkohë që të katër qeniet e gjalla thonë “Amen”, pleqtë bien përmbys dhe adhurojnë Zotin e kurorëzuar që rron në shekuj të shekujve.

[[1]] Walvoord. Zbulesa.Fq. 104.[[1]] [[2]](5:9, 10) Si teksti NU ashtu edhe teksti M kanë “atyre” dhe “ata”, që do të thotë se pleqtë nuk janë duke kënduar për vetveten, por për të tjerët. Kjo mund të sugjerojë se ata janë qenie engjëllore.[[2]] [[3]](5:9, 10) Teksti NU lexon “mbretëri”.[[3]]


[previous][next]