Dhjetë arsye përse Kisha duhet të përqendrohet më shumë mbi ungjillin se politikën

Duke ditur se jemi qytetarë të një qyteti qiellor, bij të një Ati qiellor, pjesë e një mbretërie qiellore, atëhere duhet ti bëjmë gjërat bazuar në identitetin e ri në Krishtin. Duhet të mos harrojmë që jemi në këtë botë për një qëllim më të lartë se sa qëllimet e kësaj bote. Kështu që edhe mënyra se si i përgjigjemi fenomenevë të kësaj jete është ndryshe nga mënyra e kësaj bote.

  1. Politika ndryshon. Ungjilli nuk ndryshon (Mateu 24:35).
  2. Ungjilli do të transformojë politikën tonë, jo e kundërta (Romakeve 12:1,2).
  3. Është çfarë Jezusi na bën thirrje të bëjmë (Veprat e Apostujve 1:6-8).
  4. Ne jemi qytetarë të një mbretërie tjetër (Filipianeve 3:20).
  5. Është ajo ku u përqendrua kisha e hershme (Veprat e Apostujve 4:23-31).
  6. Ai [ungjilli] sulmon rrënjën e së keqes dhe jo thjesht frytin e saj (Romakeve 1:16).
  7. Politika mund ta ndajë trupin e Krishtit, ndërsa ungjilli do të na bashkojë (Filipianeve 1:27).
  8. Ungjilli na thërret të lutemi për politikanët me të cilët nuk pajtohemi, jo që t’i urrejmë ata (1 Timoteut 2:1-4).
  9. Ungjilli e bën veprimin politik të ngjyroset nga dashuria dhe përulësia, jo nga krenaria dhe arroganca (Romakeve 13:1-8).
  10. Politika është një reflektim i kompasit moral të një shoqërie. Ungjilli i jep shoqërisë një kompas të ri që është i saktë (Titit 3:1-5).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *