A mund të jesh i mashtruar? [Fragment – Pjesa 2] [THIRRJA E BEREASVE (THEB): Arsye përse njerëzit mashtrohen, vazhdim…]
Së gjashti, pikëpamje të çoroditura dhe jobiblike që falje do të thotë se ne durojmë dhe nuk vëmë re gjithçka, madje edhe mëkatin e vazhduar dhe çnderimin. Fjala “pendim” është duke u mjelë dhe përdorur për të justifikuar çdo lloj të keqeje. Pendimi i vërtetë do të sjellë ndryshim biblik (Mateu 3:8; Veprat e Apostujve 26:20 dhe 2 e Korintasve 7:9-11).
Së shtati, kemi një armik të shpirtrave tanë që sillet rreth e qark si një “luan vrumbullues” (1 Pjetrit 5:8). Satani është një mjeshtër për mashtrimin dhe neve na është bërë thirrje të veshim armatimin e Perëndisë dhe t’u bëjmë ballë arsyetimeve dhe gabimeve të tij dhe që t’ia nënshtrojmë mendimet tona Krishtit dhe që të jenë në përputhje me Krishtin (2 e Korintasve 10:3-5).
Albert Barnes e shpreh kaq mirë: “Çdo fuqi e mendimit në botën pagane; çdo sistem i filozofisë dhe çdo formë e opinioneve midis njerëzve; çdo qëllim i shpirtit; çdo fuqi e arsyes, kujtesës, gjykimit, fantazisë, në një individ, duhet të vijnë të gjitha nën ligjet e Krishtit. Çdo doktrinë duhet të jetë në përputhje me vullnetin e tij; nuk duhet të jetë filozofia që duhet t’i kontrollojë ata, por duhet t’i nënshtrohen vullnetit të Krishtit. […] Të gjitha emocionet dhe ndjenjat e zemrës duhet të kontrollohen nga ai dhe të udhëhiqen nga ai si një i zënë rob udhëhiqet nga një fitimtar. […] Bastionet e filozofisë, paganizmit dhe mëkatit duhet të shemben dhe tërë opinionet, planet dhe qëllimet e botës duhet t’i nënshtrohen Shpengimtarit më se fitimtar”.{{1}}
Së teti, Shkrimet e Shenjta parashikojnë që do të ndodhë një largim nga besimi për shkak të frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve dhe që njerëzit do të zgjedhin mitet dhe përrallat mbi të vërtetën (1 Timoteut 4:1-2 dhe 2 Timoteut 4:1-4). Jezusi paralajmëroi për mashtrim në Mateu 24:24.
Së nënti, për shkak se jemi duke u kushtëzuar nga televizioni dhe kultura jonë, ne kemi humbur aftësinë për t’u skuqur. Gjithçka dhe çdo gjë demonstrohet para nesh në media si e lejueshme për dietën tonë mendore. Vrasja, imoraliteti, programet poshtëruese në radio, abuzimi, çoroditja – asgjë nuk është jashtë kufijve. Asgjë nuk na trondit ose trishton. Kultura jonë është duke velur dhe mpirë dhe ne jemi ndikuar. Të rinjtë janë duke shpuar mishin [ang. piercing], duke vulosur dhe gjymtuar trupat e tyre. Madje disa kërkojnë vampirizmin si një alternativë.
Disa në botën karizmatike vazhdojnë të kërkojnë më tepër fantazi, manifestime më të çmendura dhe gjendje të ndryshuara të ndërgjegjes për kënaqje dhe më pas ata vazhdojnë të kthehen për më tepër “vajosje”. Ata janë frymërisht dhe emocionalisht të lodhur. Ata janë të dhënë jo pas heroinës, por pas adrenalinës. Dhe kështu shumë janë të dhënë pas emocioneve dhe lartësive emocionale. Shumë rraskapiten frymërisht gjatë kërkimit të tyre.
Së dhjeti, ne jemi kthyer në një kulturë të adhuruesve të heronjve dhe të ndjekjes së personaliteteve. Heronjtë ungjillorë dhe autorët dhe folësit popullorë diktojnë, u është dhënë besnikëri e plotë dhe ndiqen si të ishin yje roku. Si korintasit, ne themi që jemi të Palit dhe të Apolit dhe të Kefas (1 e Korintasve 3:4). Njerëzit janë bërë të besojnë se vetëm “të mëdhenjtë” e kanë “vajosjen”. Dhe nëse ti e do “atë”, duhet të shkosh tek ata për ta marrë. “E freskët”, “Zjarr” dhe “Verë e Re” dhe çdo markë dhe shije tjetër e vajosjes janë të disponueshme për konsumatorin e krishterë.
Së njëmbëdhjeti, ne kemi zëvendësuar argëtimin dhe “fenë televizive” për një marrëdhënie të gjallë dhe rritëse shërbimi në një kishë të shëndetshme e të matur. Të jemi një praninë e të krishterëve që rriten në një kishë të shëndoshë doktrinalisht është një realitet i mrekullueshëm i nevojshëm nga të gjithë ne.
Fjalet e Urta 27:17 na kujton fuqishëm: “Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij”. Për të qëndruar i mprehtë, i matur dhe i informuar, duhet të marrin shumë seriozisht fjalët e Hebrenjve 10:23-25 dhe të jemi pjesë e gjallë e një përbashkësie të gjallë. Njerëzit e kanë braktisur kishën duke kërkuar për një rregullim të shpejtë të mbinatyrshëm.
Së dymbëdhjeti, njerëzit janë bërë “të lidhur pas klisheve”. Ata janë naivë dhe bëhen kollaj servilë nëse dikush u thotë: “Perëndia më tregoi mua” ose “Zoti tha” ose “Zot më foli mua” ose “Zoti nguliti në mua”. Mbi të gjitha, kush mund të argumentojë me Perëndinë? Kisha e gjen veten të mbytur në një det të subjektivizmit larg ankorimeve të sigurta të Fjalës objektive të Perëndisë! “Unë ndiej” dhe “Unë përjetoj” kanë zëvendësuar “Është shkruar”.
[[1]]Albert Barnes, Barnes Notes on the New Testament. Grand Rapids, Mich.: Kregal Publications, 1975, pg. 886, italics in original.[[1]] [[2]]Helmut Thielicke quoted in Uwe Siemon-Netto, The Fabricated Luther. St. Louis: Concordia Publishing House, 1993, pg. 139.[[2]] [[3]]Peter Berger in the forward of The Fabricated Luther, op. cit., pg. 9.[[3]]