Kur shumë njerëz dëgjojnë fjalën shkencë, ata mendojnë për gjithë teknologjinë e mrekullueshme që kemi sot: kompjuterat, avionët reaktivë, telefonat celularë e kështu me radhë. Dhe sigurisht, shkencëtarët kanë grumbulluar shumë njohuri për këtë botë dhe për ligjet që drejtojnë gjithësinë. Kjo ka bërë të mundur që ne të ndërtojmë teknologjinë e mrekullueshme që përdorim sot – teknologjia që të dërgoi ty këtë e-postë.
Por kur shumë njerëz dëgjojnë fjalën evolucion, ata mendojnë për idetë e Darvinit në lidhje me evolucionin e supozuar të kafshëve dhe njeriut. Evolucioni darvinian mëson se jeta evoluoi nga gjërat e pajetë miliona vjet më parë dhe se gjatë miliona viteve një lloj kafshe ndryshoi në një tjetër. Përfundimisht, doli njeriu nga ndonjë stërgjysh si majmun.
Studimi i evolucionit është shumë i ndryshëm nga studimi i proceseve të sotme që kanë çuar në shumë teknologji të habitshme. Evolucioni nga molekulat te njeriu është një besim rreth asaj që mendohet se ndodhi në të kaluarën, por askush nuk ishte duke e parë këtë të ndodhte. Kështu, evolucionistët janë të lirë të nxjerrin histori për abiogjenezën (elementët kimikë të pajetë evoluojnë në jetë), për evolucionin yjor ose atë majmun-njeri pa vëzhgime të drejtpërdrejta. Skenarë të tillë janë thjesht deklarata besimi.
Idetë që përkrahu Darvini ishin besimet e tij për të kaluarën. Ato nuk janë shkencë në kuptimin kur shkencëtarët janë në gjendje t’i vrojtojnë këto gjëra ndodhin me të vërtetë.
Megjithëkëtë, ne nuk duhet të mbështetemi thjesht në hamendësime rreth origjinës së gjithësisë dhe jetës. Ne mund t’i referohemi me mirënjohje kronikës dëshmuese – Biblës.
Burimi: Përgjigje nga Zanafilla