Alfabeti i jetës

Alfabeti i jetës [Fragment]

ADN janë tri shkronja të mbushura me paradoks. Ajo që ato përfaqësojnë mbeten pak të kuptuara nga publiku, mirëpo ato janë në gojën e çdonjërit. Në mes të fjalëve të kulturës popullore, e vërteta humbet që ADN-ja është një nga çelësat më të fuqishëm që kemi për ekzistencën e realitetit frymëror, ndoshta edhe për ekzistencën e Perëndisë.

Për një pagesë, testi i ADN-së mund të hedh dritë mbi origjinën gjenetike të cilitdo, duke përfshirë edhe nëse ke «gjene judaike». Supozohet që të jetë një «gjen i Perëndisë» për besimin fetar në përgjithësi. Dhe një «gjen gej» Dhe kështu me radhë.

Por e gjitha kjo është e parëndësishme kur krahasohet me depërtimet kryesisht të padëgjuara që u përftuan nga «Projekti i Gjenomit Njerëzor», i përfunduar më 2003. Ky depërtim është shqetësues. Është atje ndërsa ADN-ja kodon kubet e qelizës, informacioni i nevojshëm për të ndërtuar pjesën e mbetur të krijesës, në një masë të madhe, siç duket mungon.

KONSIDERO […] gjenet «kryesorë» që mendohet se përcaktojnë trajtën hapësinore të fundeve të parme dhe të prapme të krijesave aq të larmishme si bretkosave, minjve dhe njerëzve. Sikurse shkruan mjeku britanik James Le Fanu në një libër të ri magjepsës, «Përse ne? Shkenca rizbulon misterin e vetes» (Pantheon), biologu zviceran Uolter Gehring (Walter Gehring), tregoi se «të njëjtët gjene «kryesorë» konceptojnë dhe drejtojnë strukturat tripërmasore të çdo gjëje të gjallë…. Të njëjtët gjene kryesorë që e bëjnë një mizë që të ketë formën e një mize, e bëjnë një mi që të kenë formën e një miu». Informacioni i koduar fizikisht për të formuar atë mi, në kontrast me një mizë, nuk ndodhet atje. Në vend të kësaj, «Është sikur “ideja” e mizës (ose e çdo organizmi tjetër) e depërton disi gjenomin që e shkakton të ndodh».

Një kuptim i tillë, i natyrës që nxitet nga një forcë jashtë natyrës, ishte mbizotërues në biologji përpara [Çarls] Darvinit. Baron Xhorxhes Kuviër (Baron Georges Cuvier) (1769-1832), drejtor i Muzeut të Historisë Natyrore në Paris ( Musee d’Histoire Naturelle), ishe i mendimit se ekziston një «impuls formues» biologjik i panjohur, një parim organizues i një lloji që e drejton formimin e llojeve të larmishme të jetës.

http://www.jpost.com/Features/InTheSpotlight/Article.aspx?id=147895

[THEB: «Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë» (Psalmi 139:14)].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *