Prandaj kujdesuni që të mos ketë asgjë që të qëndrojë në çfarëdo konkurrimi me Perëndinë në vlerësimin tuaj. Çmojeni Atë më shumë se të gjitha pasuritë. Vlerësoni nderin dhe lavdinë e Tij më shumë se e tërë bota. Jeni gati në çdo kohë që të ndaheni me çdo gjë dhe të kapeni fort pas Perëndisë.
Perëndia qoftë miku tuaj i veçantë. Vlerësoni miqësinë e Tij më shumë se respektin dhe dashurinë për tërë botën. Kur të humbësh kënaqësi të tjera, kur të humbësh miqtë tokësorë, le të jetë kjo një ngushëllim mbështetës dhe i kënaqshëm, që të ka ngelur Perëndia. Ti nuk ke humbur Perëndinë.
–Jonathan Edwards, “Të krishterët një brez i zgjedhur”, në Predikime dhe Fjalime, 1730-1733, ed. Mark Valeri (New Haven, Conn.: Yale University Press, 1999), 318.