Asnjë fjalë, thjesht llafe

[THEB: Është duke u promovuar një mënyrë e re e ungjillëzimit që e minimizon Shkrimin e Shenjtë dhe që në vend të tij mbështet mbi atë që është quajtur «Gojari»].

«Zoti është duke bërë gjëra të mahnitshme përmes Lëvizjes Gojari (Orality Movement). Në fakt, ‘gojari’ është lëvizja me rritjen më të shpejtë në ungjillëzim dhe është duke ndryshuar fasadën e misioneve në botë. Lëvizjet me riprodhimin më të shpejtë për mbjelljen e kishave janë midis kulturave gojore në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Një numër në rritje e kishave dhe shërbesave në Amerikën e Veriut janë duke e kuptuar gjithashtu nevojën dhe vlerën e ‘tregimit’ si dhe metodave të tjera gojore për të arritur dhe bërë dishepuj midis nxënësve dytësorë dhe atyre me preferenca gojore».

(http://www.christiannewswire.com/news/7402314260.html).

THEB: «Fenomeni gojari» do të thotë të përdorësh çdo mënyrë tjetër përveç asaj të shkruar për të komunikuar Ungjillin e Perëndisë.

Promovimi i «gojarisë» nga kjo shërbesë mohon parimin e parë në vetë deklaratën e tyre të besimit: LWI (Living Water International at Houston Baptist University) Deklarata e Besimit: Unë besoj se Bibla është Fjala autoritare e frymëzuar, e vetmja e pagabueshme e Perëndisë» (2 Timoteut 3:15-17).

«Është shkruar» e hasim 93 herë në versionin KJV. Fjala e Perëndisë zbriti te profetët dhe apostujt të cilët shkruan dorëshkrimet origjinale: «Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë».

Megjithatë, kjo e «folur» nuk ishte standardi, pasi këto fjalë u shkruan menjëherë (Habakuku 2:2; Zbulesa 21:5 etj), dhe jo që «u ruajtën» përmes traditës gojore, që në mënyrë të qartë i nënshtrohet më shumë gabimit. Integriteti i ungjillit nuk mund të mbështetet thjesht në «tregimin» e Biblës.

Konsideroni rëndësinë që Fjala e Perëndisë vendos mbi leximin e Fjalës së shkruar: «Atëherë Baruku lexoi nga libri fjalët e Jeremias në veshët e tërë popullit, në shtëpinë e Zotit…. Ata i thanë: ‘Ulu dhe lexoje para nesh’. Dhe Baruku e lexoi në veshët e tyre» (Jeremia 36:10, 15).

«Ata lexonin në librin e ligjit të Perëndisë në mënyrë të qartë, duke shpjeguar domethënien e tij, me qëllim që të kuptonin atë që lexohej» (Nehemia 8:8).

Zoti Jezus e citoi shpesh fjalën e shkruar të Perëndisë dhe i qortoi dëgjuesit e Tij për mungesën që kishin për të njëjtën gjë: «A nuk keni lexuar vallë se ç’bëri Davidi […] nuk keni lexuar në ligj…?» (Mateu 12:3, 5); «A nuk e keni lexuar ç’ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë…» (Mateu 22:31); «Por ai u tha atyre: ‘A nuk keni lexuar vallë ç’bëri Davidi…’» (Marku 2:25); «Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: ‘Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes’» (Marku 12:10).

Pa një dokument të shkruar të përkufizuar, të besueshëm dhe pa gabime, ne nuk do ta dinim kurrë me siguri se çfarë tha Perëndia. Jezusi, duke qenë Perëndia i mishëruar, i citoi shkrimet dhe tregoi fuqinë e fjalës së Tij të shkruar në betejën frymërore kundër Satanit. Kur u provua në shkretëtirë, ai e qortoi Satanin tre herë duke e filluar fjalën me «Është shkruar…».

Gjoni bëri një përmbledhje të asaj që ai kishte mësuar nga Zoti Jezus: «Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë».

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *