Luka 22

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


22:1 Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë.

22:2 Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.

22:3 Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.

22:4 Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.

22:5 Ata u gëzuan dhe i premtuan t`i japin para.

22:6 Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t`ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.

Darka e Pashkës

22:7 Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.

22:8 Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: “Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë“.

22:9 Dhe ata e thanë: “Ku dëshiron ta përgatisim?“.

22:10 Atëherë ai tha atyre: “Ja, kur të hyni në qytet, do t`ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.

22:11 I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?".

22:12 Atëherë ai do t`ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet“.

22:13 Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.

22:14 Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt.

22:15 Atëherë ai u tha atyre: “Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,

22:16 sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë“.

22:17 Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: “Merrnie këtë dhe ndanie midis jush,

22:18 sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë“.

22:19 Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: “Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim“.

22:20 Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju.

22:21 Por ja, dora e atij që më tradhton është me mua mbi tryezë.

22:22 Sigurisht Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, por mjerë ai njeri me anë të cilit është tradhëtuar!“.

22:23 Atëherë ata filluan ta pyesin njëri-tjetrin se kush nga ata do ta bënte këtë gjë.

Më i madhi le të jetë si më i vogli

22:24 Dhe midis tyre lindi edhe një grindje se cili nga ata duhej të konsiderohej më i madhi.

22:25 Por Jezusi u tha atyre: “Mbretërit e kombeve i sundojnë ato, dhe ata që ushtrojnë pushtet mbi to quhen bamirës.

22:26 Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që shërben.

22:27 Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben? Vallë, a s`është ai që rri në tryezë? E pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben.

22:28 Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia.

22:29 Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,

22:30 që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

Pjetri paralajmërohet

22:31 Edhe Zoti tha: “Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t`ju shoshë ashtu siç shoshet gruri.

22:32 Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu“.

22:33 Por ai tha: “Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje“.

22:34 Por Jezusi tha: “Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh“.

Të dyja shpatat

22:35 Pastaj u tha atyre: “Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?“. Dhe ata thanë: “Asgjë“.

22:36 U tha, pra, atyre: “Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.

22:37 Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre“.

22:38 Atëherë ata thanë: “Zot, ja këtu dy shpata“. Por ai u tha atyre “Mjaft!“.

Jezusi në Gjetsemani

22:39 Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.

22:40 Kur arriti në vend, u tha atyre: “Lutuni që të mos hyni në tundim“.

22:41 Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej,

22:42 duke thënë: “O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti“.

22:43 Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t`i dhënë forcë.

22:44 Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.

22:45 Si u çua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti që flinin nga trishtimi,

22:46 dhe u tha atyre: “Pse po flini? Çohuni dhe lutuni që të mos hyni në tundim“.

Arrestimi i Jezusit

22:47 Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.

22:48 Dhe Jezusi i tha: “Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?“.

22:49 Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: “Zot, a t`u biem me shpatë?“.

22:50 Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.

22:51 Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: “Lëreni, mjaft kështu“. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.

22:52 Pastaj Jezusi u tha krerëve të priftërinjve, krerëve të rojeve të tempullit dhe pleqve që kishin ardhur kundër tij: “Keni dalë kundër meje me shpata dhe me shkopinj si kundër një kusari?

22:53 Kur unë çdo ditë isha me ju në tempull, ju nuk vutë dorë kurrë mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës“.

Pjetri mohon Jezusin

22:54 Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.

22:55 Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.

22:56 Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: “Edhe ky ishte me të“.

22:57 Por ai e mohoi duke thënë: “O grua, nuk e njoh“.

22:58 Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: “Edhe ti je nga ata“. Por Pjetri tha: “O njeri, nuk jam“.

22:59 Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: “Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është Galileas“.

22:60 Por Pjetri tha: “O njeri, s`di ç`po thua“. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.

22:61 Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: “Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë“.

22:62 Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.

Jezusi përpara sinedrit

22:63 Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.

22:64 Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?".

22:65 Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.

22:66 Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:

22:67 “Në se ti je Krishti, na e thuaj“. Por ai u tha atyre: “Edhe sikur t`jua thoja, nuk do ta besonit.

22:68 Edhe sikur t`ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.

22:69 Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë“.

22:70 Atëherë të gjithë thanë: “Je ti, pra, Biri i Perëndisë?“. Dhe ai u tha atyre: “Ju thoni se unë jam“.

22:71 Atëherë ata thanë: “Ç`nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij“.

[previous][next]