BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Cilësitë e një kishe të shëndoshë
2:1 Por ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë:
2:2 pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim.
2:3 Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës,
2:4 që t`i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,
2:5 të jenë fjalëpakë, të dlira, t`i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.
2:6 Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,
2:7 duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri,
2:8 një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju.
2:9 Shërbëtorët t`u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t`i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë,
2:10 të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.
Hiri shpëtues u shfaqet të gjithëve
2:11 Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,
2:12 dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,
2:13 duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,
2:14 i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.
2:15 Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë.