Botë e humbur e bretkosave me çatallë dhe e minjve gjigantë zbulohet në Papua Guinea e Re [Fragment]
Skena të kujton një film: eksplorues të guximshëm çajnë përmes shkretëtirës dhe gjenden përballë një thesari speciesh mahnitëse që rrallë – në mos kurrë – janë parë më përpara.
Në këtë rast eksploruesit ishin një skuadër shkencëtarësh nga Britania, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara që u futën në një krater 1 kilometër të gjerë dhe 3 kilometra të gjerë në Papua Guinea e Re. Gjatë pesë javëve, skuadra dokumentoi të paktën 21 specie ose nënspecie të reja, duke përfshirë bretkosa me çatallë, peshq dhe minj gjigantë që mund të jenë [speciet] më të mëdha të gjalla.
Secili prej këtyre zbulimeve na kujton thjesht se sa larmi është e mundshme brenda çdo lloji të krijuar, qëkurse të gjitha kafshët e tokës u larguan nga Arka. Një pjesë e madhe e informacionti në gjenomin e atyre kafshëve origjinale është shtrydhur, shtypur ose ka humbur gjatë evolucionit organik [ang. speciation] dhe mutacionit. Por aftësia krijuese e treguar në çdo lloj është vërtet e mahnitshme.
Megjithëkëtë, ajo çfarë nuk u zbulua nga skuadra janë shembuj të asaj që dikush do të priste të gjente sipas evolucionit: Një zonë si ky krater është një laborator i gjallë i asaj që parashikoi Darvini: ndryshime nga njëri lloj në një lloj tjetër.
Gjithçka që u zbulua nga skuadra përputhet me kafshët që i njohim: zogj, peshq, minj etj. Edhe pse disa prej këtyre kafshëve kanë karakteristika unike, prapëseprapë nuk kemi asnjë evidencë të peshqve që u rriten këmbët apo të salamandërve që u dalin qime gjitari. Bretkosat me çatallë janë përsëri bretkosa. Në mënyrë të ngjashme, krijesa në Ishujt e famshme Galápagos, edhe pse citohen shpesh si evidencë për evolucionin, përballen me të njëjtat defekte (për sa i përket evolucionit). Trishtilat dhe breshkat, pavarësisht nga madhësia e sqepave apo forma e guaskave të tyre, do të jenë gjithnjë trishtila dhe breshka.
Seleksionimi natyror dhe mutacionet – madje edhe në këtë shkretëtirë të pacenuar të Papua Guinesë së Re – nuk mund të bëjnë asgjë më tepër se të bashkëpunojnë me materialin gjenetik ekzistues për të shkaktuar ndryshime brenda secilit lloj. Me fjalë të tjera, mos e mbaj frymën për lajmërimin e ndonjë zvarrazogu.
http://www.answersingenesis.org/articles/2009/09/12/news-to-note-09122009