Brajën MekLareni kërkon ballafaqim të fortë për të krishterët që besojnë në kohët e fundit

Brajën MekLareni kërkon ballafaqim të fortë për të krishterët që besojnë në kohët e fundit [Fragment]

Në një artikull në prill 2009 në revistën «Vizitori» nga drejtuesi i kishës emergjente, Brajën MekLareni, shumë qartë MekLareni i ka vënë në shënjestër të krishterët. Por jo thjesht të krishterët në përgjithësi. MekLareni flet për ata që krishterë që besojnë se Jezus Krishti po kthehet përsëri, duke sugjeruar se këta lloj të krishterësh janë arsyeja që nuk ka paqe në Lindjen e Mesme. Ai thotë se ajo që po bëjnë këta të krishterë që besojnë në kohët e fundit është «e tmerrshme», «vdekjeprurëse» dhe «e shtrembëruar».

MekLareni thotë që ai u rrit me një pikëpamje dispensacionale (besimi që Jezus Krishti do të kthehet dhe do të vendos mbretërinë e tij në tokë), por ka kuptuar se kjo pikëpamje është «e dëmshme moralisht dhe në etikë». Ai e ngjason sistemin e këtij besimi me racizmin e viteve ’50 dhe ’60 dhe thotë: «Këto formulime doktrinore përdorin shpesh një skenar fals të fundit të botës për të krijuar një lloj «instinkt të vdekjes» (ang. death-wish) për Luftën e Tretë Botërore, që – nëse nuk ballafaqohet më fuqishëm nga ne të tjerët – shumë lehtë mund të krijojë një profeci vetëpërmbushëse.

MekLareni nuk është i mërzitur vetëm me të krishterët që besojnë Biblën (ang. Bible-believing Christians) – ai është i zemëruar rreth Izraelit dhe vetë idesë që ai [Izraeli] është një komb i veçantë në sytë e Perëndisë. Kjo është arsyeja që ai përmend të krishterët sionistë dhe dispensacionalistë (ang. Christian Zionists and Dispensationalists) në veçanti, pasi ata priren që të jenë dy grupet që e ruajnë fort besimin që Izraeli është vërtet një komb i veçantë për Zotin.

http://www.crossroad.to/Quotes/spirituality/lighthousetrails/09/5-mclaren-vs-believers.htm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *