1 gusht
«Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi» (Fjalet e Urta 25:11).Kombinimi i mollëve të arta mbi një enë argjendi është me vend dhe e këndshme. Të dyja shkojnë mirë bashkë. Është e njëjta gjë me një fjalë të artë që thuhet pikërisht në kohën e duhur. «Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!» (Fjalet e Urta 15:23).
Një zonjë misionare veterane është duke vdekur në pavijonin e kancerit, ende e vetëdijshme, por tepër e dobët që të flasë. Një plak i perëndishëm i shkon pranë krevatit pikërisht kur orëve të vizitave të mbrëmjes po i vinte fundi. Duke u mbështetur në krevatin e saj, ai citoi Kënga e Këngëve 8:5: «Kush është ajo që del nga shkretëtira duke u mbështetur tek i dashuri i saj?» Ajo i hap sytë dhe buzëqesh. Ky ishte momenti i saj i fundit me këtë botë plot vuajte dhe dënesë. Para se të lind agimi, ajo e ka lënë këtë shkretëtirë, duke u mbështetur tek i Dashuri i saj. Ishte tamam fjala e duhur!
Një familje është mpirë nga hidhërimi për humbjen e një të dashuri. Miqtë grumbullohen me mesazhe ngushëllimi, por askush nuk duket se e zbut dhimbjen e zemrës. Më pas vjen një letër nga Dr. H. A. Ajrënsajdi, duke cituar Psalmin 30:5 – «Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi».
Ndërsa një grup të krishterësh të rinj janë në një udhëtim të gjatë, njëri fillon të ndajë disa dyshime për disa vargje biblike që kishte marrë në një nga kurset e kolegjit. Mbasi dëgjuan për pak kohë, një nga pasagjerët më të qetë, më të harruar e befason grupin duke cituar përmendësh Fjalët e Urta 19:27, AV – «Biri im, mos i dëgjo më mësimet që të bëjnë të largohesh nga fjalët e diturisë». Kjo ishte një mollë e artë në një enë të argjendtë!.
Më pas kemi historinë e njohur se si Ingersolli, duke qëndruar para një auditori të madh, e sfidoi Perëndinë për ta goditur për vdekje për pesë minuta – nëse Perëndia ekziston. Pesë minutat kaluan, të mbushura me pasiguri. Fakti që Ingersolli ishte ende gjallë supozohej se demonstronte që asnjë Perëndi nuk ekzistonte. Pikërisht pas kësaj një i krishterë i dobët u ngrit nga auditori dhe e pyeti: «Z. Ingersoll, a mendoni ju se mund ta sosni mëshirën e Perëndisë për pesë minuta?» Kjo ishte një fjalë në shenjë.
Fjala e duhur, e folur në kohën e duhur, është vërtet një dhunti nga Perëndia. Ne mund edhe ta lakmojmë këtë dhunti, që Fryma e Perëndisë të na përdorë për të thënë fjalën e duhur të ngushëllimit, inkurajimit, paralajmërimit dhe qortimit.