Psalmi 128

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Bekimet mbi familjen e atij që ka frikë nga Zoti

128:1 Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.

128:2 Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

128:3 Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

128:4 Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

128:5 Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

128:6 Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.