10 korrik

[no_toc]

10 korrik

«Po t’i dini këto gjëra, të lumtur jeni ju nëse do t’i bëni» (Gjoni 13:17).

Ata që mësojnë dhe predikojnë besimin e krishterë duhet të praktikojnë atë që predikojnë. Ata duhet t’i paraqesin botës një shembull të gjallë të së vërtetës. Vullneti i Perëndisë është që Fjala duhet të bëhet mish në jetët e njerëzve të Tij.

Lëmë më tepër përshtypje para botës me veprat sesa me fjalët. A nuk ishte Edgar Guesti që shkroi: «Parapëlqej më tepër të shikoj një predikim, sesa të dëgjoj një të tillë një ditë»? Kemi edhe vërejtjen e njohur: « Ajo që ti je flet aq fort, që nuk mund të të dëgjoj çfarë thua!»

Thuhet për një predikues se kur ishte në katedër, njerëzit dëshironin që të mos largohej kurrë prej saj; por kur ai nuk ishte atje, njerëzit dëshironin që ai të mos shkelte kurrë atje.

H. A. Ajrënsajdi tha: «Asgjë nuk i mbyll buzët si jeta». Në të njëjtën frymë, Henri Drumondi (Henry Drummond) shkroi: «Njeriu nuk është mesazhi». Karlajli shtoi dëshminë e tij: «Jeta e shenjtë është argumenti më i mirë që flet për Perëndinë në një epokë të fakteve…. Fjalët kanë peshë kur mbrapa tyre është dikush». E. Stenli Xhounsi tha: «Fjala duhet të bëhet mish në ne, përpara se ajo të mund të bëhet fuqi përmes nesh». «Nëse predikoj gjënë e duhur, por nuk e jetoj atë, unë jam duke thënë një gënjeshtër për Perëndinë», tha Osvald Çembërzi.

Sigurisht, ne e dimë që Zoti Jezus Krisht është i Vetmi që mishëron përsosurisht atë që Ai mëson. Nuk ka absolutisht asnjë kontradiktë midis mesazhit dhe jetës së Tij. Kur judenjtë e pyetën: «Kush je ti?» Ai iu përgjigj: «Pikërisht atë që ju thashë» (Gjoni 8:25). Sjellja e Tij u përgjigjej pretendimeve të Tij. Edhe me sjelljen tonë duhet të jetë kështu gjithnjë e në rritje.

Dy vëllezër ishin doktorë, një predikues dhe tjetri mjek. Një ditë një grua e shqetësuar erdhi që të takojë predikuesin, por nuk ishte e sigurt se cili nga doktorët jetonte aty. Kur predikuesi ia hapi derën, ajo e pyeti: «A jeni ju doktori që predikoni apo ai që praktikoni?» Kjo pyetje i la atij përshtypje të freskëta, e shoqëruar me domosdoshmërinë për të qenë një shembull i gjallë i asaj që mësonte.