17 shkurt | çdo ditë me radhë
«Në shtrëngim, ti më ke zgjeruar» (Psa. 4:1, Darby).
Madje edhe njerëzit e botës kanë kuptuar që vështirësitë kanë vlera edukative dhe që na zgjerojnë. Çarls Ketëring (Charles Kettering) tha dikur: «Problemet janë çmimi i progresit. Mos më sillni gjë tjetër, veç probleme. Lajmet e mira më dobësojnë».
Por veçanërisht nga bota e krishterë vijnë dëshmi për dobinë e përftuar nga sprovat.
Ne lexojmë, për shembull: «Të vuash kalon, por të kesh vuajtur vazhdon në përjetësi».
Poeti shton këtë miratim:
Dhe shumë rapsodë të ngazëllyer mes atyre bij të dritës
do të thonë për muzikën më të këndshme: «E mësova këtë natën»;
dhe shumë himne të zgjatura që mbushin shtëpinë e Atit
dënesën provën e parë në hijen e një dhome të errët.
Spërxhëni shkroi, në mënyrën e tij të paimitueshme:
«Kam frikë se i gjithë hiri që kam marrë nga kohët e mia të rehatshme dhe të lehta dhe nga orët e lumtura mund të katandiset pothuaj në një qindarkë. Por e mira që kam marrë nga dhimbjet dhe vuajtjet mia dhe nga pikëllimi im të marra së bashku janë të pallogaritshme. Çfarë nuk i detyrohem çekiçit dhe gozhdës? Pikëllimi është pjesa më e mirë e orendive në shtëpinë time».
Dhe prapë, përse duhet të çuditemi? A nuk na thotë shkruesi i papërmendur i Hebrenjve: «Është e qartë, pra, se asnjë “ndreqje” nuk duket e këndshme për momentin: është, në fakt, tepër e pakëndshme. Por kur gjithçka ka mbaruar ne mund të shohim që ajo ka prodhuar qetësisht frytin e mirësisë së vërtetë në karakterin e atyre që e kanë pranuar atë» (Heb. 12:11, Filips).