19 nëntor

[no_toc]

19 nëntor

«Unë i njoh […] shtrëngimin e varfërinë [tënde]» (Zbulesa 2:9).

Shtatë herë në letrat e Tij drejtuar kishave të Azisë, Zoti Jezus thotë «Unë i njoh» dhe zakonisht këto fjalë janë përdorur në një kuptim të favorshëm. «Unë i njoh veprat e tua […] mundin tënd […] durimin tënd […] shtrëngimin tënd […] varfërinë tënde […] dhe dashurinë […] dhe besimin». Me fjalë të tjera «Unë e di» se ka një ngushëllim dhe simpati dhe inkurajim të madh për popullin e Perëndisë.

Lehman Strauss tregon se kur Jezusi tha «Unë i njoh», «Ai nuk përdori fjalën ginoske, që do të thotë shpesh të njohësh në kuptimin e realizmit përmes përparimit të njohurisë. Ai përdori fjalën oida, që sugjeron plotësi të njohurisë, të njohësh përsosurisht, jo thjesht nga vëzhgimi, por nga përvoja. Edhe pse shenjtorët e përvuajtur janë të panjohur për botën dhe urrehen nga bota, ata janë të njohur nga Zoti dhe të dashur nga Ai. Krishti i njeh përndjekjen dhe varfërinë e të vetëve; Ai e di se si konsiderohen ata nga bota. Shumë shenjtorë të lodhur, të sprovuar dhe të shqetësuar janë forcuar dhe inkurajuar nga këto dy fjalë njërrokëshe, Unë i njoh. Këto dy fjalë të folura nga Shpëtimtari ynë i prekin problemet tona me buzëqeshjen e Perëndisë dhe bëjnë që vuajtjet e kësaj botë të mos “vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet më ne”» (Romakeve 8:18).

Këto janë fjalë simpatie. Kryeprifti ynë i madh e di se çfarë po kalojmë, pasi Ai vetë i ka përjetuar këto. Ai është Njeriu i dhembjeve dhe njohës i vuajtjes. Ai ka vuajtur, duke qenë i tunduar [sprovuar].

Këto janë fjalë të përbashkëta. Si Kreu i trupit, Ai ndan sprovat dhe përndjekjet e gjymtyrëve. «Në çdo brejtje që copëton zemrën, Njeriu i dhembjeve ka një pjesë». Ai jo vetëm e di nga ana intelektuale se çfarë po kalojmë; Ai e di këtë si pjesë të një përvoje të tanishme. Ai e ndien këtë.

Këto janë fjalë që premtojnë ndihmë. Duke qenë Parakleti [Ndihmësi, Ngushëlluesi] ynë, Ai vjen pranë çdo barre tonën për të fshirë lotët tanë. Ai është atje për të lidhur plagët tona dhe për të zmbrapsur hasmin tonë.

Së fundi, këto janë fjalë që sigurojnë shpërblime. Ai është në dijeni të gjithçkaje që bëjmë dhe vuajmë për shkak të identifikimit tonë me Të. Ai mban një regjistër të hollësishëm për çdo akt të dashurisë, bindjes dhe durimit. Së shpejti një ditë Ai do të shpërblejë me bollëk.

Nëse po kalon përmes një lugine dhembjesh ose vuajtjesh në këtë moment, dëgjoje Shpëtimtarin duke të thënë: «Unë i njoh». Ju nuk jeni vetëm. Ai është me ju në luginë, do të të shpëtojë me siguri dhe do të të çojë të sigurt në vendin e dëshiruar.

[previous][next]