20 qershor | çdo ditë me radhë
«Kush mund të gjejë një grua të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve» (Fjalet e Urta 31:10).
Cilat janë disa nga gjërat që një burrë i krishterë i dëshiron te gruaja e tij? Ajo që vijon është një listë me sugjerime. Shpresojmë që askush nuk do të jetë kaq i papjekur, që të gjitha këto t’i pres te një grua e vetme.
Së pari, ajo duhet të jetë një grua e perëndishme – që jo vetëm është e rilindur, por gjithashtu me mendje frymërore. Kjo grua e vendos Krishtin të parin në jetën e saj. Ajo është një grua e lutjes dhe aktive në shërbimin e Zotit. Një grua e karakterit dhe ndershmërisë së krishterë të cilën ai mund ta respektojë frymërisht; dhe që e respekton atë nga ana e saj.
Ajo është një grua që e pranon vendin e saj të nënshtrimit të caktuar nga Perëndia dhe që e ndihmon aktivisht burrin e saj për të marrë vendin e tij të duhur si kreu […] Ajo është besnike ndaj premtimeve martesore të saj – Ajo është një grua e mirë dhe një nënë e tillë për fëmijët e saj – Ajo është personalisht e rregullt dhe tërheqëse [e hirshme], që nuk shkon në ekstreme për sa i përket veshjes, dikush që është femërore dhe zonjë, por jo qibare.
Kjo grua ideale është një amvisë e mirë, që e mban vendin të rregullt dhe të pastër dhe që i drejton mirë punët e shtëpisë. Ajo shërben vakte të mira sipas një plani të rregullt dhe e ka për zemër që t’u shfaq mikpritje të tjerëve…. Kuptohet që ajo duhet të ndaj të njëjtat qëllime dhe interesa si burri i saj.
Kur dalin mospajtime, ajo është e gatshme që t’i nxjerrë në sipërfaqe problemet e saj, në vend që të mbyllet, të var buzët ose të lëshojë hundët. Ajo është e gatshme që të bisedojë për mospajtimet dhe në gjendje që të kërkojë falje dhe të rrëfehet nëse është e nevojshme.
Ajo nuk është një ngjelkë [grua llafazane], as një ngatërrestare, që përzihet në punët e të tjerëve. Ajo ka një frymë [shpirt] të butë dhe të qetë dhe nuk është kundërshtuese ose gërnjare.
Kjo grua bashkëpunon që të jetojë brenda të ardhurave familjare. Ajo nuk është e pushtuar nga dëshira për gjëra luksoze [ekstravagante] dhe nuk përpiqet që të ketë [nivelin] e familjes Xhouns.
Ajo është e gatshme që të pranojë fatkeqësi, nëse është e nevojshme.
Ajo ia jep me gëzim burrit të saj të drejtat e tij bashkëshortore, jo pasivisht, as me mospërfillje.
Ajo ka një temperament të mirë, që reagon mirë, nuk është një ambicioze lajkatare në shkallën shoqërore dhe është krejt e besueshme.
Burrat duhet të jenë mirënjohës kur ata gjejnë një shumicë të këtyre karakteristikave në gratë e tyre dhe gratë mund t’i përdorin këto si një listë kontrolli për t’i ndihmuar që të ngjiten më lart.