22 dhjetor

[no_toc]

22 dhjetor

«Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet, por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët» (Heb. 10:26, 27).

Ky është njëri nga disa vargje në Dhiatën e Re që është tejet shqetësues për shumë të krishterë të sinqertë e të ndërgjegjshëm. Ata arsyetojnë kështu: Unë përballem me një tundim për të mëkatuar. E di që është e gabuar. E di që nuk duhet ta bëj dhe, prapëseprapë, vazhdoj dhe e bëj gjithsesi. Unë nuk bindem me paramendim. Me duket se unë po mëkatoj me dashje. Prandaj, duket nga ky vargu sikur e kam humbur shpëtimin tim.

Problemi del pasi ata e marrin këtë varg jashtë kontekstit dhe bëjnë që të thotë diçka që nuk ka patur kurrë si qëllim të përçojë. Konteksti ka të bëjë me mëkatin e apostazisë [femohimit] – mëkati kur dikush pohon se është së një besimtar për pak kohë, por që më pas e hedh poshtë besimin e krishterë dhe zakonisht e identifikon veten me ndonjë sistem që e kundërshton Krishtin. Femohuesi përshkruhet në vargun 29: ai e ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e besëlidhjes me të cilin u shenjtërua dhe ka fyer Frymën e hirit. Me kthimin e tij të hidhur kundër Krishtit ai tregon se nuk ka lindur përsëri kurrë.

Supozoni se dikush e dëgjon Ungjillin dhe zhvillon një ndjenjë të ngrohtë karshi besimit të krishterë. Ai e lë fenë e trashëguar dhe adopton etiketën e krishterë pa u konvertuar me të vërtetë. Por më pas fillon përndjekja dhe mendon sërish rreth njohjes nga të tjerët si i krishterë. Përfundimisht, ai vendos të kthehet në fenë e tij të vjetër. Por nuk është aq e lehtë. Supozoni «se para se drejtuesit [e kishës] janë gati që ta kthejnë mbrapa renegatin, ata kanë një ceremoni të vogël që ai duhet të kalojë. Ata marrim gjakun e një derri dhe e spërkatin mbi dysheme. Më pas ata thonë: «Ky gjak përfaqëson gjakun e Krishtit. Nëse dëshiron të kthehesh në fenë e prindërve të tu, ju duhet të shkelni mbi të». Dhe këtë ai bën. Në të vërtetë, ai është duke shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe duke e konsideruar profan gjakun e Tij. Ky njeri është një femohues. Ai ka kryer mëkatin me dashje.

Një besimtar i vërtetë nuk mund ta kryejë këtë mëkat me dashje. Ai mund të kryejë akte të tjera të mëkatit që e di se janë të gabuara. Ai mund ta shkel me paramendim ndërgjegjen e tij. Kjo është serioze në sytë e Perëndisë dhe nuk duhet të themi asgjë që e justifikon këtë. Por, prapëseprapë, ai mund të gjejë falje duke e rrëfyer dhe braktisur mëkatin e tij. Nuk është kështu me femohuesin. Verdikti për të është se nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet (vargu 26b) dhe është e pamundur t’i sjellësh përsëri në pendim (Heb. 6:6).

[previous][next]