22 korrik

[no_toc]

22 korrik

«Zot […] po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t’ia kthej katërfish» (Luka 19:8).

Sapo Zakeu ia hapi zemrën e tij Zotit Jezus, një instinkt hyjnor i tha atij se duhet të paguante dëmshpërblim për të kaluarën. Mund të duket nga vargu se ishe një pikëpyetje nëse kishte mashtruar ndonjëherë dikë apo jo, por është e arsyeshme të besojmë se «nëse» do të thotë në të vërtetë «meqenëse» në rastin e taksambledhësit të pasur. Ai kishe marrë para pandershmërisht, e dinte këtë dhe ishte i vendosur që të bënte diçka për këtë.

Dëmshpërblimi është doktrinë biblike e mirë dhe praktikë biblike e mirë. Kur u konvertuam, ne duhet t’i kthejmë pronarit të ligjshëm gjërat që i kemi marrë pa të drejtë. Shpëtimi nuk e çliron një njeri nga vënia në vend e gabimeve të së kaluarës. Nëse përpara shpëtimit janë vjedhur para, një ndjenjë e vërtetë e hirit të Perëndisë kërkon që këto para të shlyhen. Madje edhe borxhet e ligjshme të kontraktuara gjatë ditëve përpara kthimit në besim të dikujt nuk anulohen me lindjen e re.

Vite më parë, kur qindra njerëz u shpëtuan në Belfast [në Irlandë] gjatë predikimit të W. P. Nikolsonit, uzinave lokale u duhej të ndërtonin hangarë të mëdhenj për të futur veglat e vjedhura që u kthyen nga të konvertuarit e rinj.

Magazina vigane do të duheshin në këtë vend për të strehuar plaçkën e marrë vetëm nga shërbimet e armatosura. Për të mos thënë asgjë për humbjen e vazhdueshme të veglave, pajisjeve dhe mallrave që rrjedhin ilegalisht nga uzinat, zyrat dhe magazinat.

Në mënyrë ideale, kur dëmshpërblimi bëhet nga një besimtar, ai duhet bërë në Emrin e Zotit Jezus. Për shembull: «I vodha këto vegla kur punova për ty disa vjet më parë, por kohët e fundit u shpëtova dhe jeta ime është transformuar nga Zoti Jezus Krisht. Ai e ka vendosur në zemrën time që të t’i kthej këto vegla dhe të të kërkoj të më falësh». Në këtë mënyrë, lavdia shkon për Shpëtimtarin, ku e ka vendin.

Ka rrethana ku, për arsye të dëshmisë së krishterë, duhet të paguhet edhe interesi për paratë e vjedhura. Flijimi për shkeljen në Dhiatën e Vjetër e kumton këtë. Ai kërkonte shpërblimin për dëmtimet plus një të pestën.

Pa dyshim, ka situata ku, për shkak të kalimit të kohës ose për shkak të kushteve të ndryshuara, nuk është më e mundur që të bëhet një dëmshpërblim. Zoti e di këtë. Nëse rrëfehet mëkati, Ai e pranon dëshirën e sinqertë për aktin aktual – por vetëm në ato raste kur dëmshpërblimi është i pamundur.

[previous][next]