23 prill

[no_toc]

23 prill | çdo ditë me radhë

«Le të dalim, pra, drejt tij jashtë fushës, duke bartur poshtërimin e tij» (Heb. 13:13).

Ne mësojmë së pari nga ky varg që Krishti është qendra e mbledhjes për njerëzit e Tij. Ne nuk mblidhemi rreth një denominacioni [grupimi], një kishe, një ndërtese apo një predikuesi të madh, por vetëm rreth Krishtit. «Rreth tij do të jetë mbledhja e njerëzve» (Zanafilla 49:10, AV). «Mblidhni shenjtorët e mi [rreth meje], që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit» (Psa. 50:5).

Një mësim i dytë është se ne duhet të shkojmë tek Ai jashtë fushës. Fusha këtu është shpjeguar si «i gjithë sistemi fetar tokësor që i përshtatet njeriut natyror». Ajo [fusha] është sfera fetare ku Krishti çnderohet dhe degradohet. Ajo është shëmtira pagane që maskohet sot si krishterim, «[i] perëndishëm në dukje, por mohues [i] fuqisë së saj». Krishti është jashtë dhe ne duhet të shkojmë jashtë drejt Tij.

Ne mësojmë gjithashtu se takimi vetëm ndaj Krishtit jashtë fushës përfshin poshtërim. Rrallë ndodh me të krishterë që të kenë poshtërim për bindjen ndaj Zotit për sa i përket përbashkësisë së kishës. Shumë shpesh lidhjet me një kishë mbartin një shkallë prestigji dhe pozite. Por sa më shumë i afrohemi idealit të Dhiatës së Re, aq më të mëdha janë gjasat që do të na duhet të marrim pjesë në poshtërimin e Tij. A jemi të gatshëm që të paguajmë këtë çmim?

Ai më thirri, Njeriu me rroba të ngjyera,
ia njoha zërin – Zoti im, i kryqëzuari;
Ai u shfaq dhe, oh, s’mund të rrija,
duhet ta ndiqja – duhet t’i bindesha.
Më nxori jashtë – kësaj bote kur kuptoi
se unë në këtë zemër rebele kisha kurorëzuar
Njeriun që kishte refuzuar, shkelmuar dhe shuar,
që Perëndia me fuqi të mrekullueshme e ngriti për të mbretëruar.
Tani ne jemi jashtë fushës, Zoti im dhe unë,
por, oh, prania e Tij është më e ëmbël se çdo lidhje tokësore
që dikur i quaja më të mëdha se thirrja e Tij;
jam jashtë, jo vetëm nga bota, por për Emrin e Tij.

E zgjedhur