28 nëntor

[no_toc]

28 nëntor

«Po me hirin e Perëndisë jam ai që jam» (1 e Korintasve 15:10).

Një nga agonitë e shkaktuara vetë në jetë është të përpiqesh të jesh dikush që nuk ishe caktuar kurrë të bëhesh. Gjithkush është një krijim unik i Perëndisë. Siç ka thënë dikush: «Kur Ai na bëri, Ai e flaku modelin». Ai nuk e pati kurrë si qëllim që ne ta ndryshonim atë.

Maksuell Malci (Maxwell Maltz) shkroi: «“Ju” si një personalitet nuk jeni në konkurrencë me asnjë personalitet tjetër, sepse nuk ka asnjë njeri tjetër mbi faqen e dheut si ju apo që të jetë në nivelin tënd të veçantë. Ju jeni një individ. Ju jeni unik. Ju nuk jeni “si” asnjë njeri dhe nuk mund të bëheni kurrë “si” askush tjetër. Nuk “supozohet” që ju të jeni si dikush tjetër dhe askush tjetër nuk “supozohet” që të jetë si ju».

«Perëndia nuk krijoi një njeri standard dhe në një mënyrë e etiketoi atë njeri duke thënë “kjo është ky” (ang. “this is it”). Ai e bëri çdo qenie njerëzore individ dhe unik ashtu siç bëri çdo flokë bore të veçantë dhe unik».

Gjithsecili prej nesh është produkt i urtësisë dhe dashurisë së Perëndisë. Duke na bërë kështu siç jemi, Ai e dinte saktësisht se çfarë po bënte. Pamja tonë, zgjuarsia tonë dhe talentet tona përfaqësojnë më të mirën e Tij për ne. Kushdo me njohuri të pafund dhe dashuri të pafund do të kishte bërë të njëjtën gjë.

E, pra, të dëshirojmë të jemi dikush tjetër është një fyerje për Perëndinë. Kjo sugjeron se Ai ka bërë një gabim ose na ka fshehur diçka që do të kishte qenë për të mirën tonë.

Lakmia për të qenë si dikush tjetër është e kotë. Ka një përfundim për atë si Perëndia na ka bërë dhe se çfarë na ka dhënë. Sigurisht, ne mund t’i imitojmë virtytet e njerëzve të tjerë, por ajo për të cilën po mendojmë këtu është çfarë jemi si krijim i Perëndisë.

Nëse ecim në jetë të pakënaqur me qëllimin e Perëndisë për jetën tonë, do të paralizohemi me ndjenja inferioriteti. Por kjo nuk është një çështje inferioriteti. Ne nuk jemi më të ulët – thjesht individë dhe unik.

Përpjekjet për t’u bërë dikush tjetër do të përfundojmë me dështim. Është po aq e papërfytyrueshme sa një gisht i vogël që të përpiqet të bëjë punën e zemrës. Nuk ishte ky qëllimi i Perëndisë dhe thjesht nuk do të funksionojë.

Qëndrimi i duhur është të themi me Palin: «Po me hirin e Perëndisë jam ai që jam» (1 e Korintasve 15:10). Ne duhet të gëzohemi për atë që jemi si një model i dallueshëm i Perëndisë dhe të vendosim të përdorim atë që jemi dhe kemi në maksimum për lavdinë e Tij. Ka shumë gjëra të cilat nuk do të jemi në gjendje t’i bëjmë, por ka gjëra të tjera që ne mund t’i bëjmë dhe të tjerët jo.

[previous][next]