4 gusht

[no_toc]

4 gusht

«Zoti i drejtë e do drejtësinë» (Psalmi 11:7, AV).

Zoti Vetë është i drejtë dhe dëshiron fort që t’i shoh njerëzit e Tij duke vepruar drejt. Ai kënaqet kur besimtarët bëjnë vetiu zgjedhje që janë në përputhje me ligjin hyjnor ose moral.

Por nuk është gjithnjë e lehtë në një botë si kjo e jona. Ne tundohemi vazhdimisht që të komprometojmë në fushat e moralit dhe të etikës. Disa nga tundimet janë mjaft të qarta; të tjera janë tinëzare. Duhet njëkohësisht dallim dhe forcë karakteri për të ecur në vijën e drejtë.

Nuk është e mundshme që të renditim të gjitha fushat problematike, por ndoshta një listë e përzgjedhur do të na japë një bazë për marrjen e vendimeve në të ardhmen.

Ryshfeti dhe mita janë forma të padrejtësisë. Po kështu janë dhuratat që i jepen një agjenti tregtar për të dëmtuar gjykimin e tij – Është e gabuar që të rritësh me mashtrim vlerën e çeqeve, pra, t’i presësh ato pa fonde të mjaftueshme në llogari me shpresën se ju mund të depozitoni mjaft para përpara se të jenë mbledhur çeqet…. Është ilegale që të postosh një pako për tregti me një shkrim bashkëmbyllur dhe të mos paguash tarifën postare shtesë për letrën…. Një formë mashtrimi është që t’i thuash një vizitori që shefi nuk është aty kur, në fakt, ai është ulur në zyrën aty afër…. Çdo shpërdorim i kohës së kompanisë ose i shpenzimeve për harxhime personale që nuk kanë të bëjnë me punën…. Dhe, sigurisht, kemi praktikën e përhapur të falsifikimit në raportimin e taksave mbi të ardhurat, qoftë përmes deklarimit të zvogëluar të të ardhurave ose duke i shtuar kot kontributet dhe shpenzimet…. Regjistrimi i deklaratave mashtruese të sigurimit ka arritur proporcione epidemike…. Ngadalësimi i punës dhe puna e bërë nën standardet janë të gabuara…. Dhe ndoshta një nga abuzimet më të shpeshta është përdorimi i paautorizuar i kohës së punëdhënësit për të përfunduar punë personale.

Nuk është e drejtë që të përkrahësh të afërmit ose miqtë kur është e qartë se janë në gabim. Kjo është dhembshuri e drejtuar gabimisht dhe besnikëri e gabuar. Kauzës së drejtësisë i shërbehet kur qëndrojmë pro së vërtetës kundër mëkatit, pavarësisht se kush është personi fajtor.

Në mënyrë të ngjashme, është e gabuar të marrësh anën e një personi të përjashtuar nga përbashkësia me nocionin sentimental se dikush duhet t’i bëhet shok ofenduesit. Kjo vetëm sa arrin të krijojë ndarje në kishë dhe e ngurtëson ofenduesin në ligësinë e tij.

Së fundi, nuk është asnjëherë e drejtë për dikë që ta hedh mbi supe fajin për diçka që nuk e ka bërë. Ka disa shpirtra paqedashës të cilët janë të gatshëm që ta marrin fajin kur fajtori refuzon që të dalë vullnetarisht dhe të rrëfehet. Paqja nuk mund të fitohet me sakrifikimin e së vërtetës.

Kurajë, vëlla! Mos u pengo,
dhe pse shtegu është i errët si nata;
ka një yll që drejton të përulurin:
«Beso në Perëndinë dhe bëj të drejtën».
Norman MacLeod