5 mars

[no_toc]

5 mars | çdo ditë me radhë

«Fryti i Frymës është […] durimi…» (Gal. 5:22).

Durimi është virtyti që u bën ballë me durim dhe madje me fitore shqetësimeve të jetës. Ndonëse mund t’i referohet reagimit të duruar ndaj rrethanave të pafavorshme, ajo i referohet zakonisht qëndresës së mëshirshme ndaj provokimeve të njerëzve.

Perëndia është i durueshëm me njeriun. Mendo për një çast për ligësinë e madhe të racës njerëzore gjatë kësaj kohe – legalizimi i prostitucionit, popullarizimi i homoseksualizmit, ligjet që lejojnë abortin, dobësimi i martesës dhe shtëpisë, refuzimi i përgjithshëm i standardeve morale dhe, sigurisht, mëkati më i lartë i njeriut – refuzimi i plotë i Birit të Perëndisë si i vetmi Zot dhe Shpëtimtar. Vështirë se do të fajësohej Perëndia nëse Ai do të vendoste që ta zhdukte njerëzimin me një goditje të vetme. Por Ai nuk e bën këtë. Mirësia e Tij ka si qëllim për t’i drejtuar njerëzit në pendim. Ai nuk dëshiron që ndokush të humbasë.

Dhe vullneti i Tij është që ky durim të riprodhohet në jetët e popullit të Tij kur ata i dorëzohen Frymës së Shenjtë. Kjo do të thotë që ne nuk duhet të jemi të rrëmbyer. Ne nuk duhet humbasim toruan lehtë. Ne nuk duhet të përpiqemi të hakmerremi ndaj tjetrit kur ata kanë gabuar kundër nesh. Në vend të kësaj ne duhet të shfaqim atë që dikush e ka quajtur « një lloj durimi fitues».

Kur Korri dhe Betsi ten Bum po duronin vuajtje të papërshkrueshme në kampet e përqendrimit, Betsi do të thoshte shpesh se ato duhet t’i ndihmonin ata njerëz kur të liroheshin. Ato thjesht duhet të gjenin një mënyrë për t’i ndihmuar. Sigurisht, Korri mendoi se motra e saj po planifikonte ndonjë program për rehabilitimin e viktimave të nazistëve. Por vetëm më vonë Korri e kuptoi se Betsi e kishte fjalën për persekutuesit e saj. Ajo donte të gjente ndonjë mënyrë për t’i mësuar ata që të donin. Korri komentoi: «Dhe unë u habita, jo për herën e parë, se çfarë lloj njeriu ishe ajo, kjo motra ime […] çfarë rruge ndoqi ajo, ndërsa unë ecja e lodhur përkrah saj në këtë tokë tepër të fortë» («Vendi i fshehjes», fq. 175).

Rruga që ndoqi Betsi ishte rruga e durimit. Edhe Korri eci në atë rrugë, pavarësisht nga mospranimi i saj i përulur.

[previous][next]