6 prill

[no_toc]

6 prill | çdo ditë me radhë

«Në qoftë se dikush do që të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetvetja» (Gjoni 7:17).

«Versioni i Anglishtes së Sotme» e përkthen pjesën e parë të këtij vargu: «Kushdo që është i gatshëm për të bërë atë që Perëndia dëshiron do ta dijë…». Ky është një premtim i mrekullueshëm se nëse një person dëshiron sinqerisht që të dijë, Perëndia do t’ia bëjë të njohur.

Kur një mëkatar ka arritur në fund të vetvetes dhe kur ai lutet në ekstremitet të thellë: «O Perëndi, zbulo Veten tënde tek unë», Perëndia e bën gjithnjë këtë. Kjo është një lutje që asnjëherë nuk rri pa marrë përgjigje.

Një hipi, që jetonte një një shpellë në jugperëndim, ishte gati për t’i dhënë fund jetës. Ai kishte kërkuar kënaqësi te alkooli, droga, seksi dhe okulti. Por jeta e tij ishte akoma bosh, bosh, bosh. Ai nuk mund të shihte asnjë rrugëdalje nga ky mjerim. Një ditë, duke qëndruar kruspull në shpellë, ai thirri: «O Perëndi – nëse ka ndonjë Zot, zbulo Veten tënde tek unë ose do t’i jap fund jetës sime».

Brenda dhjetë minutash, një i krishterë i ri, që «thjesht rastisi» të kalonte andej, futi kokën në grykën e shpellës, e pa hipin vetmitar dhe tha: «Ç’kemi, e ke problem nëse të flas për Jezusin?»

Ju e dini se çfarë ndodhi! Hipi e dëgjoi lajmin e mirë të shpëtimit nëpërmjet besimit në Zotin Jezus Krisht. Ai shkoi te Shpëtimtari dhe gjeti falje, pranim dhe jetë të re. Ai ishte lutur nga thellësia; Perëndia e dëgjoi dhe iu përgjigj. Unë nuk kam dëgjuar për askënd që të lutej në këtë mënyrë pa patur një zbulesë të veçantë të Zotit për shpirtin e tij.

Sigurisht, ky premtim është i vërtetë edhe për të krishterët. Nëse dikush dëshiron sinqerisht që të dijë se cili është vullneti i Perëndisë për jetën e tij, Perëndia do t’ia bëjë këtë njohur. Nëse ai dëshiron të dijë rrugën e duhur që duhet të ndjekë në lidhje me përbashkësinë e kishës, Perëndia do t’ia bëjë të njohur. Pavarësisht se cila mund të jetë nevoja, Perëndia është i angazhuar që ta plotësojë atë, nëse ne e dëshirojmë mbi gjithçka tjetër vullnetin e Tij. Gjëja që qëndron midis nesh dhe një njohjeje të vërtetë të mendjes së Perëndisë është vetë mungesa jonë e dëshirës nga zemra.