9 janar

[no_toc]

9 janar | çdo ditë me radhë

«…Trego perëndishmëri në familje…» (1 Tim. 5:4).

Ju e keni dëgjuar shprehjen: «Djall në shtëpi, shenjtor përjashta». Kjo përshkruan prirjen e tmerrshme për të qenë i hirshëm dhe i hapur në botën e jashtme dhe, njëkohësisht, të jemi të ashpër dhe të pasjellshëm në shtëpi.

Ky është një dështim që nuk kufizohet me ndonjë klasë të veçantë njerëzish. Të rinjtë duhet të ruhen kundër kësaj. Është kaq e lehtë të bëhesh një personalitet në TV me bashkëmoshatarët, mirëpo të jesh një tmerr për prindërit e tu. Bashkëshortët mund të ruajnë një fasadë hijeshie me kolegët në punë dhe më pas, kur shkojnë në shtëpi, e fikin hijeshinë dhe bëhen ai uni i zakonshëm, gjaknxehtë. Predikuesit mund të kenë një stil xixëllues në katedër dhe një natyrë të prishur në dhomën e familjes.

Është një nga damarët më të çoroditur të natyrës sonë të rënë [në mëkat] që ne tregohemi ndonjëherë më të këqij me ata që janë më afër nesh, që bëjnë më shumë për ne dhe që, në çastet tona më të arsyeshme, i duam më shumë. Prandaj Ella Uillër Uillkoksi (Ella Wheeler Wilcox) shkroi:

Kam gjetur një të vërtetë të madh në jetë,
teksa udhëtoj drejt perëndimit;
të vetmit njerëz që na lëndojnë vërtet
janë ata që i duam më shumë.
Ne i lëvdojmë ata që mezi i njohim.
I pëlqejmë mikut të shpejtë,
dhe u japim shumë goditje të pamenduara
atyre që i duam më shumë.

Një poet tjetër jehoi po këto ndjenja si më poshtë: «Ne kemi përshëndetje për të huajin dhe buzëqeshje për mikun, por shpesh për tanët kemi tonin e hidhur, edhe pse tanët i duam më shumë».

«Është shumë e lehtë të kemi një fe të kishës ose një fe të takimit të lutjes ose një fe të shërbesës së krishterë, por është një gjë krejt ndryshe të kemi një fe të përditshme. Të «tregosh perëndishmëri në familje» është një nga pjesët më jetike të krishterimit, por është edhe një nga më të rrallat; dhe nuk është aspak diçka e pazakontë të gjesh të krishterë që “e tregojnë drejtësinë e tyre” para të huajve “për t’u dukur nga njerëzit”, por që dështojmë mjerueshëm për të treguar perëndishmëri në shtëpi. Kam njohur babanë e një familjeje që ishte aq i fuqishëm në lutje në takimin e përjavshëm të lutjes dhe aq mbresëlënës në nxitje, sa e tërë kisha ndërtohej nga perëndishmëria e tij; por që, kur shkonte në shtëpi mbas takimeve, ishte aq zemërak dhe i pakëndshëm, sa gruaja dhe fëmijët kishin frikë të thonin një fjalë në praninë e tij» (H. W. Smith).

Samuel Xhonsoni tha: «Çdo kafshë shpaguan për dhimbjet e saj me këdo që i qëllon ta ketë afër». Njeriu duhet ta shmang këtë prirje natyrore.

Ajo që jemi në shtëpi është një tregues më i vërtetë i karakterit tonë të krishterë, sesa ajo që jemi në publik.

[previous][next]