Darvinistët bëjnë thirrje për ndalim të fjalëve «të rrezikshme»

Lobistët e Darvinit bëjnë thirrje për ndalim të fjalëve «të rrezikshme» në standardet shtetërore të shkencës

Nëse ju duhen më shumë prova që grupet e ndikimit të Darvinit kërkojnë që ta kthejnë arsimin e shkencës në asgjë më shumë se propagandë të padiskutueshme, hidhi një vështrim «studimit» të ri e të çuditshëm për vlerësimin e standardeve shtetërore të shkencës të botuar nga dy zyrtarë nga «Qendra Kombëtare për Edukimin mbi Shkencën», grupi i ndikimit kryesor vetëm për Darvinin. Botuar nga një revistë që i është kushtuar mësimit të njëanshëm të evolucionit, artikulli nga Louise Mead dhe Anton Mates i dënojnë disa shtete që i kanë mbushur standardet e shkencës me fjalë «të rrezikshme» dhe «zhargone të krijimit».

Po cilat janë këto fjalë «të rrezikshme» që duhet të ndalohen?

«Vlerëso», «Analizo», «Përcakto» dhe «Kritiko».

Jo, nuk po bëj shaka.

Zakonisht evolucionistët pohojnë se evidenca për darvinizmin modern është «dërrmuese». Por ata veprojnë sikur ta dinë që kjo evidencë është aq e lëkundshme, sa që era më e lehtë e diskutimit të hapur do ta përmbyste këtë teori dhe ata janë duke punuar jashtë orarit për t’i ndaluar studentët dhe mësuesit që t’i vlerësojnë këto prova vetë.

Gjithnjë e më shumë, justifikimi i darvinistëve për të ndaluar hetimin e hapur nga studentët dhe mësuesit është këmbëngulja mbrojtëse që studentët e shkollave të mesme janë tepër fillestarë që të lejohen për t’i diskutuar gjërat si të rriturit. Sipas fjalëve të Mead dhe Mates: «Të presësh nga studentët e biologjisë së shkollave të mesme që të përcaktojnë [vlerësojnë] teorinë evolucionare nuk është më e arsyeshme, se të presësh nga studentët e fizikës së shkollës së mesme që të vlerësojnë teorinë e degës së kuanteve. Nëse studentët do të kishin njohurinë dhe aftësinë e nevojshme për të bërë gjykime të tilla, nuk do të ishte shumë e arsyeshme që të kishte kurse për shkencën në universitet!» Gjepura. Nëse studentët e shkollës së mesme janë në gjendje të kuptojnë argumentet dhe evidencën e teorisë evolucionare, atëherë ata duhet të jenë në gjendje të kuptojnë – dhe të diskutojnë në mënyrë të arsyeshme – kritikën shkencore të teorisë evolucionare moderne.

http://www.evolutionnews.org/2009/08/darwin_lobbyists_urge_ban_on_d.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *