Dënimi në islam

Studenti afgan për gazetari dënohet me 20 vjet për fyerje ndaj islamit

Një student afgan për gazetari u dënua me vdekje pasi thuhet se «ka fyer islamin», nëse do të mbështetej akuza ndaj tij, por dënimi iu reduktua në 20 vjet burg nga një gjykatë apeli kryesore në Afganistan [21 tetor 2008].

Akuza pretendoi se Sajed Pervez Kambaksh (Sayed Perwez Kambakhsh), 24 vjeç, shkarkoi nga interneti dhe shpërndau një artikull nga një autor iranian që ngrinte në pikëpyetje disa nga dogmat e islamit në lidhje [me] të drejtat e grave. Ai i ka mohuar akuzat çdo herë.

Ai mendohet se i ka shtuar tre paragrafë vetë artikullit ofendues, në njërin prej të cilëve është shkruar: «Kjo është fytyra e vërtetë e islamit […] profeti Muhamed shkroi vargje të Kuranit të shenjtë thjesht për dobinë e vet».

Në gjyqin përpara gjykatës së apelit sot, pesë profesorë nga «Universiteti Balkh», ku i pandehuri ishte student, pohuan se Kambakshi i pengonte orët e mësimit duke ngritur «pyetje fyese dhe anti-islam».

Kambakshi u dënua fillimisht me vdekje nga një gjykatë lokale në qytetin verior të Mazar-e-Sharifit pas arrestimit të tij në tetor 2007.

http://www.timesonline.co.uk/tol/news/world/asia/article4986956.ece

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *