E dua tani… Menjëherë… Nuk dua të pres

«Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri» (Predikuesi 11:1).

Me sa duket buka është përdorur këtu, në mënyrë të figurshme, për grurin nga i cili edhe bëhet buka. Në Egjipt, fara mbillej në fusha të mbushura me ujë. Mbas largimit të ujit, dilte prodhimi. Por kjo nuk ndodhte menjëherë. Korrja vinte «pas shumë kohe (ditësh)».

Sot jetojmë në një shoqëri «të çastit» dhe duam rezultate të menjëhershme. Ne kemi pure patatesh të çastit, çaj, kafe dhe kakao të çastit, supë të çastit dhe bollgur (pilaf) të çastit. Gjithashtu, kemi kredi të çastit në bankë dhe ritransmetim të çastit në TV.

Por nuk është kështu në jetën dhe shërbesën e krishterë. Mirësitë tona nuk shpërblehen menjëherë. Lutjet tona nuk marrin gjithmonë përgjigje menjëherë. Dhe shërbesat tonë zakonisht nuk sjellin rezultate të menjëhershme.

Bibla përdor vazhdimisht ciklin agrokultural për të ilustruar shërbesën frymërore. «Një mbjellës doli për të mbjellë…». «Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten». «Më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra». Pra, është një proces gradual, për një periudhë të zgjatur kohore. Kungulli rritet më shpejt se një pemë lisi, por edhe ai kërkon kohë.

Pra, të presësh rezultate të çastit prej veprave tona të pallogaritshme të mirësisë është jorealiste. Të presësh përgjigje të menjëhershme për lutjet është e papjekur. Të shtysh për të vendosur dikë që e dëgjon për herë të parë Ungjillin është veprim jo i matur. Sigurisht, përvoja normale është që të japësh, të lutesh dhe të shërbesh pa lodhje gjatë një përvoje të zgjatur kohore. Këtë ju e bëni me sigurinë që puna juaj nuk është e kotë në Zotin. Pas njëfarë kohe, ju shihni rezultate, jo aq sa të mbusheni me krenari, por aq sa të inkurajoheni për të vazhduar. Rezultatet e plota nuk do të mësohen derisa të shkojmë në qiell – që është – në fund të fundit, vendi më i mirë dhe më i sigurt për të parë frytin e punës sonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *