E njëjta herezi e vjetër

Thirrja e Bereasve

[Në buletinin e muajit shkurt 2008 botuam, “Herezi të lashta-të ardhme”].

Le të arsyetojmë nga Shkrimet dhe thjesht të jemi të arsyeshëm (Isaia 1:18). Kërkimi i lashtë-i ardhshëm për të zbuluar perla nga “krishterimi klasik” dështon për shkak të një largësie prej një shekulli – shekulli në të cilin u shkrua Dhiata e Re. Diferenca kritike duhet të jetë e qartë. Shkruesit e Dhiatës së Re ishin të frymëzuar nga Fryma e Shenjtë ndërsa shkruan Fjalën e Perëndisë (2 Timoteut 3:16 dhe 2 Pjetrit 1:21, 22). Cilat shkrime prej vitit 100 m.K. e më tej mund të pretendojnë një frymëzim të tillë? Asnjë. Por na është thënë se disa ishin dishepuj të apostujve apo që kanë jetuar në kohën e apostujve. E vërtetë, por afërsia me apostujt vështirë se përbën një garanci kundër herezisë, madje as nuk i shkon afër frymëzimit. Veç kësaj, një pjesë e mirë e Dhiatës së Re e shkruar në shekullin e parë qortoi dhe korrigjoi gabimet që tashmë kishin hyrë në kishën!

Kujtoni paralajmërimin e Apostullit Pal drejt pleqve efesianë, të cilët ishin me siguri më afër Palit se secili nga të ashtuquajturit Etër të Kishës:

“Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij. Në fakt unë e di se, pas largimit tim, do të hyjnë midis jush ujqër grabitqarë, që nuk do ta kursejnë tufën, edhe vetë midis jush do të dalin njerëz që do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt. Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhë, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot” (Veprat e Apostujve 20:28-31).

Përsëri, përse kjo tërheqje ndaj Etërve të Kishës së lashtë? A mund të thotë ndonjëri prej tyre bashkë me Palin: “Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju” (Filipianeve 4:9)? Ne mund t’i besojmë plotësisht fjalëve të tij të frymëzuara nga Perëndia. Nga ana tjetër, mjafton pak shqyrtim për burra si Origeni, Ireneu, Tertuliani, Klementi i Aleksandrisë, Cypriani, Justin Martini, Athanasiusi, Xhon Krisostomi, Cirili i Jerusalemit, Agustini dhe të tjerë, për të kuptuar të metat e tyre, në mos herezitë e tyre. Për shembull, Origeni mësoi që Perëndia do t’i shpëtojë të gjithë njerëzit dhe që Maria ishte një virgjëreshë e vazhdueshme; Ireneu besonte se buka dhe vera bëhen trupi dhe gjaku i Jezusit kur shenjtërohen, siç bëri Xhon Krisostomi dhe Cirili i Jerusalemit; Athanasiusi mësoi shpëtim përmes pagëzimit; Tertuliani u bë një mbështetës i herezive montaniste dhe një përkrahës i një klase klerikësh në Dhiatën e Re, siç bëri dishepulli i tij Cypriani; Agustini ishte arkitekti parësor i dogmës katolike që përfshinte mbështetjen e tij të purgatorit, të ripërtëritjes përmes pagëzimit dhe pagëzimit të foshnjave, të mëkateve mortore dhe të falshme, të lutjeve drejtuar të vdekurve, të pendesës për të shlyer vetë mëkatin, të shkarkimit të fajit nga një prift, të gjendjes së pamëkatë të Marias, të Apokrifës si Shkrim i Shenjtë etj.

Nuk është se këta burra e thanë çdo gjë gabim; disa, për doktrina të caktuara, e ngritën lart Shkrimin kundër dogmave jobiblike në zhvillim të kishës katolike. Megjithëkëtë, në përgjithësi ata përbëjnë një fushë të minuar herezish. Kështu që përse t’i kërkosh ata?

http://www.thebereancall.org/node/6535

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *